Në përfundim të vizitës në Slloveni, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të mediave shqiptare që ndoqën këtë vizitë.
Pyetje: Dje, parlamenti ka miratuar komisionin hetimor për zgjedhjet, ndërsa sot Z. Rama ka njoftuar protesta. Cila do të jetë zgjidhja, Z. Kryeministër
Berisha : Shqipëria është një vend i lirë. Opozita ka të gjitha hapësirat për të marrë pjesë në parlament, për të marrë pjesë në komision, për të protestuar. Të gjitha këto i ka dhe do t’i ketë të garantuara në një sistem demokratik.
Pyetje: Z. Berisha, mesazhi kryesor i kësaj Konference ishte bashkëpunimi mbi problemet bilaterale, apo mosmarrëveshjet. Çfarë mesazhesh keni për parlamentin shqiptar?
Berisha: Mendoj se parlamenti shqiptar po tregon një frymë dhe një vullnet bashkëpunimi të paqortueshëm. Mendoj se deklarata e djeshme e komisionerit Fule, i cili siç më deklaroi mua, i ka deklaruar edhe Edi Ramës, ka qenë deklaratë totalisht dhe tërësisht në emër të Komisionit Europian, pra, është deklaratë e institucionit nga i cili ai erdhi dhe përbën me të vërtetë një mundësi shumë të madhe. Kushtetuta e Shqipërisë duhet të respektohet, transparenca duhet të realizohet. Që të dyja këto për Shqipërinë janë 100 përqind të mundshme. Çfarë thotë komisioni? Thotë transparencë të plotë. Por mendoj se asgjë nuk mund të jetë dhe askush nuk mund të kërkojë që të dalë mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi gjykatat e vendit. Nëse ekziston vullneti dhe dëshira nga ana e opozitës, ai komision është i aftë të realizojë transparencën e plotë, absolute dhe totale të procesit zgjedhor. Shteti shqiptar, demokracia shqiptare i ka të gjitha instrumentet të gatshme për realizimin e saj.
Pyetje: Duke pasur parasysh faktin se kjo Konference, një nga mundësitë që ofron për rajonin është mundësia e lobimit nga Sllovenia për liberalizimin e vizave...
Berisha: Sigurisht që u diskutua gjerësisht me Kryeministrin Pahor pikërisht kjo temë. Mora siguri të plotë se ai dhe qeveria e tij do ta mbështesin plotësisht këtë proces.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |