Klodi i nevrikosur
Ada dhe Olta qëndrojnë në kopësht pasi janë marrë
me rergullimin e objekteve për provën e javës. Olta shprehet se Seldi
është shumë punëtor dhe e dëgjon shumë fjalën e të tjerëve, pasi po t’i
thuash për të bërë një punë, e bën menjëherë. Ada përgjigjet që Seldi
është i edukuar dhe si rrjedhojë di se si të sillet.
Ndëkohë një pjesë e banorëve, vazhdon të merret me provën e javës.
Ndërsa Klodi ka që në mëngjes që kërkon syzet e tij të diellit, pasi
njëri nga banorët ia ka marrë dhe nuk po ia kthen. Ai i thotë Jetmirit
nëse ka dijeni për këtë dhe ai i përgjigjet që i ka patur ai më parë
dhe i ka lënë tek komodina e tij, por tani nuk janë më aty dhe ai do të
pyesë banorët e tjerë se kush i ka marrë. Jetmiri i thotë Klodit që ai
kishte pohuar që nuk i interesojnë syzet ndërsa tani është i mërzitur.
Klodi i thotë që ai do t’a ngrejë zërin sa të dojë pasi ka një javë që
i kërkon dhe nuk ia kthejnë
Erioni nuk përshëndet Oltën
Ada dhe Olta kanë dalë në kopësht dhe kanë gjetur
Erionin aty. Ai ka shkëmbyer disa fjalë me Adën dhe ka marrë për të
ikur. Sapo ka kthyer kurrizin, Olta e ka thirrur dhe i thotë
“mirmëngjes Erioni’. Ai ngel disa çaste duke e parë dhe i përgjigjet që
këtë duhet t’ia kishte thënë që më parë kur kanë qënë në sallon të dy
dhe ajo nuk i ka ngritur fare sytë. Olta shprehet se ai ka qënë shumë
larg saj dhe ajo nuk mund t’i fliste, por tani ishte më e përshtatshme
që të flisnin. Erioni thotë me shaka që ajo nuk ia ka dërguar faljen
zyrtare dhe Olta përgjigjet që nuk ka pse t’a bëjë. Kur Erioni largohet
Olta i thotë Adës se Erioni kujtohet me vonesë për t’i folur.
Më pas Olta shprehet se dhe Edi po sillet çuditashëm dhe i rri si larg.
Ada përgjigjet që ato nuk mund të depërtojnë në mendjen e njerëzve për
të zbuluar se çfarë i shqetëson, por po të duan le t‘ua thonë vetë.
Olta shprehet se ajo do t’a pyesë Edin se pse e mban këtë qëndrim ndaj
saj
Të shqetësuar për moskorrektesë
Ada dhe Edi janë të parët që janë zgjuar dhe
dalin në kopësht. Ada shprehet se dikush ia ka marrë cigaret pasi i
kanë ngelur pothuaj gjysma e atyre që kishte. Edi e pyet se kujt i ka
dhënë leje që të marrë cigare tek gjërat e saj dhe ajo përgjigjet që
nuk ia ka dhënë askijt këtë të drejtë, të paktën jo pa pyetur atë më
parë. Edi e pyet nëse Seldi ka ngelur pa cigare dhe Ada shprehet se
atij i jep Olta gjatë gjithë kohës.
Edi shprehet se ai ka dy-tre ditë që nuk ka cigare dhe tani duhet t’i
kërkojë Mirit. Edi thotë se atij ia kërkojnë cigaret për momentin duke
i thënë se do t’ia kthejnë më vonë dhe nuk e bëjnë asnjëherë kthimin
mbrapsht të cigareve. Ai shprehet se veten e tyre tregojnë në këtë
formë madje ai i vjen zor që t’ia kërkojë më vonë pasi mund të duket
keq në sy të të tjerëve. Ada i thotë se kur të mbesë pa cigare, mund t’
i kërkojë asaj sepse nuk e ka problem. Edi shton se javën e kaluar Kika
i ka marrë cigare me pretekstin se do t’ia kthente, kur në të vërtetë
nuk kishte fare cigare dhe Edit i ka ardhur shumë keq por nuk ia ka
thënë akoma. Më pas Ada shkon në kuzhinë për të bërë gati drekën dhe
merr dhe Oltën me vete për t’a ndihmuar.
Klodi zgjohet dhe nuk gjen syzet e tij të diellit. Ai shkon në dhomë ku
të gjithë janë në gjume dhe i bie derës fort duke bërë që të gjithëve
t’iu dalë gjumi dhe i pyet se kush i ka syzet e tij. Erioni, Domi dhe
Valoni i kthejnë përgjigje duke i thënë që nuk dinë gjë, por Klodi
vazhdon të thërrasë nëpër dhomë se askush nuk ka të drejtë të prekë
gjërat e tij personale.
Jetmiri i nervozuar nga pagjumësia
Edi dhe Jetmiri në pamundësi për të fjetur gjumë
në dhomë nga zhurmat që bëjnë banorët e tjerë, kanë dalë në kopësht.
Ata ankohen se po i lënë pa gjumë dhe pohojnë njëzëri që dhe ata kanë
qënë në atë moshë sa Seldi, Olta e të tjerët po nuk kanë bërë ashtu.
Jetmiri shprehet se ka një moment të caktuar për të gjitha gjërat dhe
tani është momenti për gjumë, dhe do të kenë kohë plot nesër për të
qeshur e për të folur. Ai shton se u ka thënë “zhurmuesve” që të
shkojnë në sallon për të biseduar, por ata nuk kanë pranuar. Jetmiri
shprehet se ai nuk ua ka për borxh që të rri e të pijë cigare në pesë
të mëngjesit, si i çmendur. Ai thotë se banorët i kanë kaluar të gjitha
normat e mirësjelljes, nuk e dinë se ç’është edukata dhe se
bashkëjetesa ka disa rregulla. Për këto arsye ai ka disa netë rradhazi
që nuk mund të flerë. Edi i thotë që Jetmiri ka rënë dhe në peshë dhe
ai përgjigjet që jaën bashkuar të gjitha bashkë, stresi e pagjumësia.
Jetmiri thotë:-“ma kanë hequr trurin”.
Më pas ata futen brenda me shpresën se banorët do të pushojnë. Duke
kaluar në sallon, Miri shikon Erionin duke pikturuar dhe i thotë Edit
se Erioni ka ikur fare nga mendja.
Si përfundim banorët janë rënë në qetësi dhe të gjithë kanë fjetur
përveç Seldit dhe Domit që kanë qëndruar në sallon duke lexuar gazetat
Shqip.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |