Dje, zonja Hysi, kryesuesja e listës së deputetëve
të Tiranës, fatkeqësisht foli me një gjuhë të papërshtatshme, për një
pedagoge. Përveç kësaj zonja Hysi gënjen kur thotë që z. Berisha e
z.Meta, megjithëse jo të pranishëm, paskan votuar.
Me dëshirën e mirë, për të mos e lënë zonjën të
dalë, siç nuk duam ta besojmë, e ftojmë zonjën Hysi, që para se të
dalë siç doli dje, Kuvendi i vë në dispozicion në çdo kohë e për çdo
rast tabelat e votimit në Kuvend. Megjithëse votimi është transmetuar
direkt nga shumë media, po i vëmë në dispozicion zonjës tabelat e
votimit, ashtu siç ia kemi dhënë kryetarit të saj 10 minuta pas
mbylljes së seancës.
I kërkojmë zonjës t’i kërkoj falje administratës
së Kuvendit dhe opinionit publik për shpifjen për vjedhjen e votave në
votimin për ngritjen e Komisionit Hetimor për Transparencën e Plotë,
sipas kushtetutës të zgjedhjeve më të mira, më të lira e më të
ndershme të 28 Qershorit.
ShtypiDites