Pas vizitës në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, në përgjigje të interesit të medias, Kryeministri Berisha u shpreh:
Pyetje: Po kriza si do të tejkalohet?
Kryeministri Berisha: Ky 22 mars i gjen shqiptarët më të bashkuar se kurrë. Por në qoftë se transparencës i themi transparencë, propozimi im për angazhimin e 100 prokurorëve me mandat të plotë për transparencë në çdo qelizë, skutë, proces, fletë votimi të procesit zgjedhor, angazhimi i një buxheti të mjaftueshëm për të përmbushur plotësisht këtë detyrë mendoj se është zgjidhja totale e problemit në rast se kërkohet transparenca. Refuzimi i tyre dëshmon se ka vetëm zero fakte. Ka zero fakte, sepse prokurori funksionon mbi bazën e fakteve konkrete.
Pyetje: Po komisioni si do të funksionojë?
Kryeministri Berisha: Zonjë, Komisioni i jep fakte prokurorëve. Unë premtova 100 prokurorë në mënyrë që të mos këtë vonesa në proces. Imagjino nëse zoti Rama ka 100 fakte dhe 100 prokurorë fillojnë njëherazi hetimin e tyre. Pra, me një shpejtësi shumë më të madhe nga çdo mund ta bënin 15 anëtarë komisioni dhe me një kompetencë e profesionalizëm shumë më të madh, por edhe në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit që përcakton ndarjen e pushteteve, si një nga 2-3 shtyllat themelorë të sistemit demokratik; në respekt të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat nuk i lejojnë politikanët që të marrin në dorë kompetenca të pushtetit gjyqësor.
Pra, unë mendoj se kjo nuk refuzohet. Uroj dhe shpresoj që ata që janë të interesuar për transparencë ta pranojnë këtë ofertë. Oferta është më e ndershmja dhe më e sigurta për transparencë të plotë.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |