Pyetur nga gazetarët pas kthimit nga SHBA, rreth
ndryshimeve në Ligjin e SHISH, z. Meta tha se çdo rishikim apo
përmirësim i tij do të bëhet në konsultim të ngushtë me Bashkimin
Evropian dhe me NATO-n, dhe se Ligji do të jetë i standardeve më të
larta.
Pyetje: Z. Meta, meqë ju sapo jeni
kthyer nga SHBA, Ambasada e SHBA ka qenë një nga kritikuesit më të
fortë të ligjit të ri të SHISH. Cili është komenti juaj për draftin e
fundit që është miratuar së fundmi?
Z. Meta: Mendoj se për vetë
faktin që ligji aktual është një ligj i vjetër, ndërkohë që ka
ndryshime shumë të rëndësishme, që nga bërja e vendit me Kushtetutë,
dhe në përgjithësi në sfidat me të cilat ndeshet sot Shqipëria, por me
të cilat ndeshet edhe NATO, ato të terrorizmit apo edhe më gjerë,
natyrisht që ka nevojë për një rishikim, apo edhe për një përmirësim të
tij.
Sigurisht që kjo do të bëhet në konsultim të
ngushtë me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Në radhë të parë me
Bashkimin Evropian ku duam të anëtarësohemi, dhe me NATO-n ku jemi
anëtarë.
Pyetje: A do keni një konsultë me
NATO-n para se të kalohet ligji në Parlament, gjë që është kërkuar edhe
nëpërmjet një letre nga vetë Aleanca?
Z. Meta: Në këtë drejtim,
raportet tona me NATO-n janë shumë konstruktive, dhe çdo përmirësim i
tij do të jetë sipas standardeve të NATO-s
Ministria e jashtme