Big Brother:Jetmiri tregon se Klodi e ka provokuar nga ana seksuale

Big Brother:Jetmiri tregon se Klodi e ka provokuar nga ana seksuale

Jetmiri:do të bëja skandal”

Jetmiri, Kika, Edi dhe Erioni qëndrojnë në kopësht dhe Jetmiri pyet Edin nëse ka qënë në gjumë mbrëmë ndërkohë që banorët këndonin me zë të lartë dhe ai përgjigjet që ka ndenjur deri në një moment e më pas ka rënë për të fjetur.
Jetmiri u tregon atyre se mbrëmë është acaruar shumë kur Klodi thoshte nëpër dhomë “a ka burra këtu, apo s’ka?”. Djemtë nuk reagojnë për këtë fakt dhe Kika shprehet se ka gjithë ditën pa pirë cigare dhe Jetmiri e uron dhe i thotë të rezistojë pasi për të mirën e vetes e ka. Edi kthehet tek biseda ku Jetmiri donte të fliste për Klodin. Jetmiri tregon se Klodi e ka provokuar nga ana seksuale dhe nëse Klodi do të vazhdonte Jetmiri thotë se do të bënte skandal. Jetmiri shprehet se Klodi ka pohuar që nuk do të provokonte e nuk do të luante me këto pjesë të seksualitetit të tij, por në të vërtetë ka filluar t’a bëjë. Edi pyet Jetmirin se si ka filluar loja e tyre dhe Kika ndërhyn përsëri në bisedë dhe flet për një këngë. Jetmiri vazhdon bisedën me Edin pa u vënë në siklet për ndërhyrjen e Kikës, dhe i përgjigjet që e gjitha ka filluar pasi Jetmiri ka shkuar tek krevati i Klodit për t’i bërë të pushonin e t’i linin të flinin, por pasi Olta i ka bërë një shenjë Klodit për t’a ngacmuar Jetmirin, Klodi ka filluar provokimet. Jetmiri shprehet se është nervozuar shumë dhe ka dashur të reagojë shumë keq, por e ka mbledhur veten pasi i ka ardhur keq për Klodin. Jetmiri shton se ndoshta Klodi këtë ka dashur, që të nxiste reagimet e padëshiruara të Jetmirit dhe Kika i thotë që ai nuk duhet t’ia japë askujt këtë kënaqësi. Edi shprehet se ndoshta e gjitha ka qënë një shaka e tepruar dhe Jetmiri i përgjigjet se mbrëmë janë kaluar të gjitha limitet e shakasë. Ai shton se gjestet e Klodit janë bërë me paramendim pasi ai ka vepruar menjëherë pasi i ka bërë Olta me shenjë. Jetmiri shprehet se Klodi ka thënë se ai do të shfaqet thjesht si Klodi pa e përdorur homoseksualitetin, por tani është duke e bërë. Erioni i drejtohet Jetmirit që ai nuk duhet të bjerë pre e provokimeve të tij, pasi Klodi është duke bërë lojën e tij. Jetmiri shprehet se dhe provokimi ka një limit.

Solidaritet mes kombesh

Jetmiri dhe Manal qëndrojnë në kopësht dhe Jetmiri i kërkon asaj që t’i këndojë ndonjë këngë në gjuhën e saj dhe ajo ia plotëson kërkesën. Herë pas here Jetmiri pyet dhe për shqiptimin e fjalëve dhe përkthimin e tyre. Aty vjen dhe Bertina dhe Manal u kërkon t’i sqarojnë disa fjalë shqipe që ajo nuk ia di kuptimin e mirëfilltë. Po ashtu aty iu bashkohen dhe Edi, Erioni dhe Tatiana. Manal i thotë kësaj të fundit që ka harruar t’ia bëjë kafën që i ka premtuar Erionit dhe Tatiana përgjigjet që nuk e kupton se për çfarë e ka fjalën. Ajo mundohet t’ia shpjegojëm, por Edi i vjen në ndihmë dhe i thotë që ideja ishte që Tatiana dhe Erioni do të pinin një kafe vetëm, për t’u njohur. Më pas Seldi i këndon himnin e Shqipërisë dy vajzave të reja dhe ato shprehen se u duhet dhe pak kohë që t’a mësojnë.

Debat mes Klodit e Bertinës

Seldi, Mandi, Klodi dhe Bertina janë ulur jashtë dhe bisedojnë. Në bisedë e sipër Klodi i thotë Bertinës se ajo është shëndoshur dhe Mandi i thotë se është bërë si për pasarela duke iu referuar edhe rrobave që ajo ka veshur. Klodi thotë se Bertina nuk ka përmasat e duhura për pasarela. Klodi sqarohet duke dhënë arsyet se përse mendon kështu dhe Bertina i thotë se ajo edhe sikur t’i kishte përmasat e duhura nuk do t’i preferonte pasarelat dhe thekson se asaj i pëlqen profesioni i saj inxhiniere. Bertina thotë se nga vajzat e BB3 Rezarta kishte përmasat e duhura për pasarela, por edhe Enxhi. Klodi thotë se asnjëra nga vajzat e BB3 sipas tij nuk kishin përmasat e duhura për pasarela. Bertina i thotë Klodit se ai ka gjithmonë shpirtin e kundërshtimit dhe më pas shton “a mendon se me ato që thua mund të prekësh të tjerët?”. Bertina i thotë se ai është gjithmonë shpirti i kundërshtimit, i ofendimit duke e bërë me diplomaci këtë gjë. Klodi i thotë se ky është mendimi i saj, ndërsa ai flet ashtu siç mendon. Bertina i kërkon që të ulë zërin dhe t’i lërë ironitë me të. Në debat ndërhyjnë edhe të tjerët ku Mandi i thotë Klodit se nësë do të ishte në vendin e Bertinës do të reagonte në të njëjtën mënyrë. Klodi thotë se Bertina kërkon që ai të flasë si ajo, por Bertina i thotë se ata ishin në një bisedë dhe ai nuk duhet që ta merrte për debat. Klodi thotë se në shtëpi Bertina dhe ndonjë banorë tjetër përpiqen që t’u imponojnë të tjerëve mendimin e tyre. Këtu ndërhyn përsëri Mandi i cili i thotë Klodit se nuk ka përse t’i marrë gjërat në këtë mënyrë.
Më pas ata flasin për zarfin blu, që u është prezantuar gjatë spektaklit të së shtunës dhe hedhin hipoteza të ndryshme për përmbajtjen e tij. Seldi shprehet se mund të vijë ndonjë i infiltruar tjetër, siç ishte Enxhi dhe Bertina përgjigjet që në këtë rol mund të jetë dhe ndonjëri nga konkurentët e rinj. Mandi thotë se ai është konkurent, njësoj me ata dhe ideja e të infiltruarit nuk ka lidhje me të.

Olta dhe Edi debatojnë

Pasi mbarojnë së ngrëni drekën, Olta i kërkon Edit që të sqarojnë disa gjëra të lëna pezull ndërmjet tyre. Kështu të dy dalin jashtë dhe nisin të bisedojnë për disa nga shprehjet e Edit të përdorura gjatë diskutimeve të ndryshme. Olta i thotë Edit se ai kishte thënë që Olta e përdor emrin e tij kur ka nevojë. Edi i thotë se mund të ketë thënë “kur është e nevojshme” dhe jo “kur ka nevoje” sepse ai nuk ka këtë mënyrë të foluri. Më pas Olta hap bisedën për ngeljen e hatrit nga ana e Edit kudrejt pjestarëve të tjerë të grupit. Olta i thotë se atij i ngelet hatri shumë shpejt, por nuk bisedon konkretisht. Edi fillon që të sqarohet, por Olta i kërkon që të flasë me emra konkretë duke i thënë se mënyra e të vepruarit të Edit është e gabuar. Edi i thotë se atij nuk i pëlqen që të përdorë emra për gjëra të vogla, ashtu siç bën Olta për të zmadhuar gjërat, që sipas tij nuk është e nevojshme. Edi thotë se ngeli i zhgënjyer për zgjedhjen e Adës ditën e shtunë sepse mendonte që ai kishte më tepër afrimitet me Adën se disa nga banorët e tjerë. Olta i thotë se ndoshta Ada bëri pikërisht këtë zgjedhje edhe duke u nisur nga fakti se Edi nuk flet, i ngelet hatri shpejt etj. Edi i thotë se ai është ok me miqësinë brenda shtëpisë, deri në momentin kur banorët nuk i marrin gjërat në mënyrë tendecioze. Olta e pyet “ça pozicioni ke aktualisht në lojë?” dhe Edi i thotë se ai është i pozicionuar tek Edi. Të dy debatojnë dhe Olta i thotë se ai po bën lojën e balancimit të marëdhënieve me banorët e të dy grupeve. Ajo thotë se ai nuk mban qëndrim asnjëherë nëpër debate, por është i tërhequr. Edi i thotë se ai ka reaguar sipas mënyrave të tij, jo ashtu siç kanë dashur banorët e tjerë. Olta i thotë se ai po tregohet kontradiktor në shprehjet e tij. Edi ndjehet i ofenduar nga shprehjet e Oltës dhe i thotë se ajo po e përdor tendencën për të kapur atë në fjalë. “Ty të duket vetja shumë e zgjuar, por mos kujto se të tjerët janë budallenj. Të lutem shumë, për moshën, mundohu të kesh pak më shumë respekt” i thotë Edi Oltës. Edi thotë se po vë re një propagandë, një presion nga ana e disa banorëve kundret tij, të cilët i kanë kërkuar që të mbajë qëndrime, të ndryshojë sjelle. Ai i thotë Oltës se ajo është e fundit që po ia thotë këto gjëra dhe se ai nuk do të ndryshojë sjelljen e tij sepse ia kërkojnë të tjerët, por do të reagojë ashtu siç e ndjen, kur do të dojë dhe si do të dojë vetë. Olta insiston se ai ka 8 javë dhe me të gjithë mban atë balancën e mardhënieve të mira. Edi i thotë se ai mundohet të ketë marrdhënie të mira me të gjithë vetëm atëherë kur e sheh të paarsyeshme që të krijojë mardhënie të këqija me ta.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek