Jetmiri, Kika, Edi dhe Erioni qëndrojnë në
kopësht dhe Jetmiri pyet Edin nëse ka qënë në gjumë mbrëmë ndërkohë që
banorët këndonin me zë të lartë dhe ai përgjigjet që ka ndenjur deri në
një moment e më pas ka rënë për të fjetur.
Jetmiri u tregon atyre se mbrëmë është acaruar shumë kur Klodi thoshte
nëpër dhomë “a ka burra këtu, apo s’ka?”. Djemtë nuk reagojnë për këtë
fakt dhe Kika shprehet se ka gjithë ditën pa pirë cigare dhe Jetmiri e
uron dhe i thotë të rezistojë pasi për të mirën e vetes e ka. Edi
kthehet tek biseda ku Jetmiri donte të fliste për Klodin. Jetmiri
tregon se Klodi e ka provokuar nga ana seksuale dhe nëse Klodi do të
vazhdonte Jetmiri thotë se do të bënte skandal. Jetmiri shprehet se
Klodi ka pohuar që nuk do të provokonte e nuk do të luante me këto
pjesë të seksualitetit të tij, por në të vërtetë ka filluar t’a bëjë.
Edi pyet Jetmirin se si ka filluar loja e tyre dhe Kika ndërhyn përsëri
në bisedë dhe flet për një këngë. Jetmiri vazhdon bisedën me Edin pa u
vënë në siklet për ndërhyrjen e Kikës, dhe i përgjigjet që e gjitha ka
filluar pasi Jetmiri ka shkuar tek krevati i Klodit për t’i bërë të
pushonin e t’i linin të flinin, por pasi Olta i ka bërë një shenjë
Klodit për t’a ngacmuar Jetmirin, Klodi ka filluar provokimet. Jetmiri
shprehet se është nervozuar shumë dhe ka dashur të reagojë shumë keq,
por e ka mbledhur veten pasi i ka ardhur keq për Klodin. Jetmiri shton
se ndoshta Klodi këtë ka dashur, që të nxiste reagimet e padëshiruara
të Jetmirit dhe Kika i thotë që ai nuk duhet t’ia japë askujt këtë
kënaqësi. Edi shprehet se ndoshta e gjitha ka qënë një shaka e tepruar
dhe Jetmiri i përgjigjet se mbrëmë janë kaluar të gjitha limitet e
shakasë. Ai shton se gjestet e Klodit janë bërë me paramendim pasi ai
ka vepruar menjëherë pasi i ka bërë Olta me shenjë. Jetmiri shprehet se
Klodi ka thënë se ai do të shfaqet thjesht si Klodi pa e përdorur
homoseksualitetin, por tani është duke e bërë. Erioni i drejtohet
Jetmirit që ai nuk duhet të bjerë pre e provokimeve të tij, pasi Klodi
është duke bërë lojën e tij. Jetmiri shprehet se dhe provokimi ka një
limit.
Top-Channel