Heqja e vizave ka marrė fund, por “revolucionarėt” kanė problem destabilizimin e vendit

Heqja e vizave ka marrė fund, por “revolucionarėt” kanė problem destabilizimin e vendit

Nga Besi BEKTESHI

(Revolucioni është një shkatërrues i madh i njerëzve dhe karaktereve, ai konsumon njerëzit me vlera të mëdha dhe asgjëson njerëzit më pak të fortë)

Kur duke dale nga “Hotel Tirana” ata që ju është bërë ves mënyra sharlatane dhe provokuese e të bërit politikë arritën që të deklarojnë se “përfunduan mënyrat demokratike” dhe

e kishin fjalën për dialogun, po mendoja nëse vallë Prokuroria e Përgjithshme ka ndonjë sektor të saj që merret me kontrollin e të thënave në bazë të neneve të kushtetutës dhe për më tepër kundër rendit kushtetues...! Sigurisht që duhet të ketë, por...!!? E vërteta është se opozita e madhe, majtas dhe djathtas ekzagjeron të vegjlit tip-parti vetëm me një njeri, ose më së shumti me një furgon njerëz. Por kërcënimi në fakt thuhet ashpër nga lepurushët e vegjël, që urdhërohen nga ariu i madh që ka mbetur pa mollë. Praktikisht kushdo që kërcënon me prishje të rëndit kushtetues dhe daljes edhe me fjalë jashtë këtij rendi, duhet të marrë edhe koseguencat ligjore, por si në Shqipëri, është gjithmonë ligji që vepron i fundit edhe ndaj sharlatanëve politikë, disa prej të  cilë ve u ka ikur truri nga vuajtja në izolim dhe disa të tjerëve ju ka lëvizur mëndja nga humbja e privilegjeve politike... ju vjen në ndihmë revolucioni. Socialistët tashmë kanë vendosur mos bindjen e tyre ndaj institucioneve dhe kërkesave absurde për të ndezur politikisht vendin, për të arritur “revolucionarizimin” e popullit. Nuk janë të pakta thirrjet ...populli do të marrë situatën apo pushtetin, ...do të vendosë demokracinë duke larguar një kastë apo një juntë...po, edhe kjo është thënë. Çfarë do të thotë kjo? As më shumë e as më pak... revolucionarizimin e turmave, ndezjen e tyre, arritjen në momentin e shpërthimit të revolucionit. Dikush, i madh në botë “revolucionin, e sidomos atë majtist, por edhe atë fashist e ka quajtur një bajgërizim të situatës” dhe kalimin e turmave në një sistem arratisje nga realiteti dhe qytetaria deri sa fillojnë vrasjet dhe dhuna e përgjithshme. Në fakt thënia është bërë më tepër se 60 vite më përpara...imagjinohet sot se çfarë do të thotë që “revokimi i fshehur apo i hapur i një bajgarizimi të situatë s” në vitin 2010…! Megjithatë, sot në vitin 2010 është e nevojshme t’ju thuhet edhe e vërteta mbi “revolucionin” të gjithë të çmendurve që edhe në qoftë se nuk janë, bëjnë sikur... për të testuar situatën. Më saktë, cilësimin për një mosbindje kolektive, për një ngritje të popullit ndaj rendit dhe institucioneve e ka detajuar dhe shpjeguar Mao Tse Tung, ose Mao Zeduong... më saktë  në shqip Mao Ce Dun. Ai thotë: Revolucioni nuk është një darkë gala, nuk është një festë letërsie, nuk është një dizenjo, nuk mund të bëhet me shumë elegancë , me shumë qetësi dhe delikatesë, me shumë falje dhe kortezi... revolucioni është një akt dhune. Më saktë se sa kaq dhe në përputhje me ata që sot e revokojnë, por akoma jo me termin e tij të qartë, nuk ka. Por ama më duhet të përmend edhe një shkrimtar të madhe rus, sa për t’ju afruar në mend atyre që kujtojnë se nga Rusia vijnë vetëm idiotizma me revolucione, se Leon Tolstoj ka thënë: Revolucioni është një shkatërrues i madh i njerë zve dhe karaktereve, ai konsumon njerë zit me vlera të mëdha dhe asgjëson njerëzit më pak të fortë. Sot një pjesë e atyre që kërkojnë të “revolucionarizohet” situata, bojkotojnë në çdo gjë... biles edhe në kërkesat e tyre për komisione, sepse nuk duan vërtetësisht përfundim ligjor të së ashtuquajturës transparencë  ndaj zgjedhjeve. Nuk duan se nuk është kjo fundi i objektivit. Fundi i objektivit është... marrja e pushtetit pa rregullat demokratike. Por kanë kuptuar se “vizat” nuk mund të pengohen prej tyre. E dinë  këtë gjë dhe marrin me mend që kjo gjë është një bonus shumë i madh për Berishën dhe maxhorancën aktuale. Në ditën kur heqja e vizave do të bëhet realisht... opozitarëve të  revolucionarizuar, do t’ju duket vetja një kope aspak në gjendje të mbajë unitetin në radhët e saj. Prandaj ju duhet ndezja e situatës... revolucionarizimi i saj në mënyrë radikale. Bie fjala, tashmë Berisha e ka bërë të qartë se është për veprimin e Prokurorisë për hapjen e kutive... dhe shikimin thellë në to. Reporterët treguan se janë përmbushur kriteret e largimit të vizave dhe ky moment ka sintezën e normales, por ama po të pranohej edhe praktika e palës së tretë si Prokuroria për hapjen e kutive apo hetimi i thellë i tyre, atëherë nuk dihet se çfarë ju mbetet revolucionarëve të Shqipërisë, të cilët maocedun-idenë e kanë edhe sot e kësaj dite, si pishtar të mendimit revolucionar. Por ka një dyshim këtu dhe një ndryshim jo të vogël. Në fushën e shahut polik të sotëm, ata që janë me bindje “revolucionare” nuk janë në origjinë... revolucionarë të uritur dhe persekutuar... përkundrazi janë të pasur me interesa financiare, media dhe jetesë personale. Nuk kanë lidhje aspak me shtresat e vogla dhe të varfra, dhe për më tepër nuk janë normalisht përfaqësuesit e tyre natyrorë... përkundrazi.
Këtyre arkitektëve të “revolucionit” në demokraci, ju duhet vetëm revolucionarizimi i turmave për kauza të rrejshme, që pastaj të përdoren për të marrë pushtetin jo me vota normale. Kjo është mëse e kuptueshme dhe nuk është hera e parë që e tentojnë. Nuk mbeti korife... i KE-së dhe BE-së që nuk deklaron se duhet respektuar kushtetuta dhe duhet të ketë kompromis. Nuk ngeli asnjë i dërguar i botës demokratike, që kërkon stabilitetin tonë politik, ndërkohë që kanë projektet e mëdha të integrimit. Ku është pra problemi i situatës revolucion dhe protestë në këtë rast? Problemi është te devijacioni gjenetik antidemokratik, anti humanist dhe anti integrues që i do shqiptarët gjithmonë, me mostrat e komunizmit mbi krye. Tashmë edhe kompromisin dhe konsensusin për hapjen e kutive... të gjithave po deshën, e kanë nga Berisha dhe patjetër që mund të realizohet nga drejtësia shqiptare. A do të afrohen për ta shikuar, konceptuar dhe implementuar...!?? Kjo do të merret vesh në vazhdim, por ka edhe diçka tjetër. Batutaxhinjve të revolucionit portokalli të miliarderëve majtas në Shqipëri, nuk ju duhet ligji dhe drejtësia... nuk ju nevojitet, sepse nuk duan drejtësi. Ata kanë nevojë për pushtet dhe ky i fundit, ka vetëm një rrugë të merret në ditët e sotme në Shqipëri. Vetëm me anën e zgjedhjeve të lira, kur ai që fiton është në pushtet dhe ai që humb në opozitë. Kurse “revolucionarët e mëdhenj shqiptarë”, nuk kanë dëshirë të qëndrojnë në opozitë. Asnjë ditë të vetme dhe as që bëhet fjalë se pranojnë normalisht dhe qetësisht, institucionet që dalin nga kjo demokraci.

 


GAZETA SOT
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek