Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme listat e reja të legalizimeve për banesat në zonat informale, të prezantuara nga ALUIZNI për 3660 familje. Ato paraqesin edhe deklarata të ndryshme politikanësh lidhur me hapjen e kutive apo zgjidhjes së krizës si Sabri Godo, Nasip Naço etj. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i gjyqit të 25-vjeçarit që kreu pengmarrje në mes të Tiranës, ku u tha se ka të meta mendore.
E
përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor
të ditës
“Legalizimet, emrat e 3659 fituesve”, i cili citon listat e reja të
legalizimeve për banesat në zonat informale, të prezantuara nga ALUIZNI
për
3660 familje në vend.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “PD tërhiqet nga komisioni hetimor”.
“Preç Zogaj: Befasia e Berishës, ministra pa karrierë”, është një artikull-intervistë, i cili flet për faktin si u krijua qeveria e djathtë e vitit 2005, në opinionin e ish-demokratit.
Ndërsa çështja e pengmarrjes së para pak ditëve në Tiranë mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Pengmarrja, avokati: Romeo Lekën vendoseni në psikiatri”.
Gazeta “Panorama” publikon si
artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Lista zyrtare/
Legalizimet, emrat e 3659 fituesve”, i cili listat e reja të
legalizimeve për
banesat në zonat informale.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Piktori i Enver Hoxhës: Tablotë Gju më gju me popullin dhe Mbledhja e Moskës, janë zhdukur”.
Ndërkaq, lidhur me hapjen e kutive dhe bojkotin e socialistëve, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “PS braktis konferencën e kryetarëve, PE: PS në Kuvend ”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e vetëvrasjes së fundit të ndodhur në vend është edhe ai me titullin “Vetëvrasja nga kati i 12-të, babai: Në shtator kishim dasëm”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull
kryesor të saj “Kushtetuesja: Berisha me Dosje hakmarrëse”, i cili
tregon sqarimin
e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të Lustracionit.
“Tërheqja e Berishës: Iki nga qeveria, bllokmenët i ruan Nano me Ramizin, të qëndrojë Pashko“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili iu referohet ngjarjeve politike të fillim-viteve ’90.
Ndërsa në një artikull tjetër në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Topalli letër diplomatëve kundër PS-së, Xhafaj: ”.
“Biznesmeni: Delijorgji më kërcënon me jetë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me
titullin kryesor “Godo: Oferta e Berishës nuk zbatohet”, i cili tregon
reagimin e presidentit të nderit republikan për hetimin e zgjedhjeve që
propozon kryeministri Berisha.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ambasadori gjerman në Korçë: Nuk mjaftojnë vetëm reformat, duhet edhe stabilitet politik”.
Ndërsa çështja e krizës ekonomike në Greqi në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Kriza, 30 % e emigrantëve do të kthehen”.
“Gjyqi i Alfred Moisiut, thirren dy gazetarë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me
titullin kryesor “PE: Vizat, propozimi është çështje orësh”, i cili i
referohet
deklaratës së bërë nga kreu i delegacionit të parlamentarëve evropianë
që
vizitoi Shqipërinë, Eduard Kukan, për vizat.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së krizës ekonomike është edhe ai me titullin “Bode thirrje bankave: Koha të jepni kredi”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Gjykata Kushtetuese, më keq se Kryesia e PS-së".
Ndërsa në rubrikën “intervista” do të lexoni “Ylli Manjani, zgjedhjet e 28 qershorit, një kapitull i mbyllur”.
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin
“Legalizimet, 3660 emrat e rinj që përfitojnë tapitë e parcelave
informale”, i
cili paraqet listat e reja të legalizimeve për banesat në zonat
informale, të
prezantuara nga ALUIZNI për 3660 familje.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Naço: Hapja e kutive, në bashkëpunim me 100 prokurorë”.
“Mashtrimi me vizat greke, nis hetimi për Omonian” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
“Rrëzimi i Dosjeve, Kushtetuesja zbardh vendimin”, i referohet vendimit të Kushtetueses për Lustracionin.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 24 mars 2010 në Prishtine:
Gazeta “Bota sot”
MOHIMI I MUNDËSISË PËR DREJTËSI
Për mosfunksionimin e gjyqësorit në Veri të Kosovës, fajtor EULEX-i
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Paratë publike të investohen në Kosovë
Shtetet që nuk na njohin, të jenë pa rol në EULEX
Gazeta “Epoka e re”
LDK-JA I THOTË DACIT: JO
Kryeziu: Aktualisht një koalicion parazgjedhorë me LDD-në nuk ma merr
mendja se mund të bëhet
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Feith: Ndryshimet në Qeveri, në duar të Thaçit
Bombat e çlirimit
Gazeta “Express”
RIFORMATIZIMI S’ËSHTË PUNË PËR MUA
Pietet Feith mbështet kryeministrin Thaçi në angazhimin për ndryshime në
Qeveri, ndërsa konstaton se riformatizimin është i domosdoshëm. Shefi i
ICO-së mohon të jetë i përfshirë në këtë proces. Ai thotë se kjo është
përgjegjësi e kreut të Qeverisë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Prokuroria për gjynah
Koordinimi me aleatë
Gazeta “Koha ditore”
BE-JA PËRCAKTON PIKËN E VET PËR VERIUN E KOSOVËS
Brukseli ka miratuar planin e vet për veriun e Kosovës, me anë të të
cilit mbi të gjitha pretendon që deri në fund të vitit të ketë një EULEX
funksional dhe efikas mbi Lumin Ibër. Diplomatët ndërkombëtarë thonë se
plani i BE-së nuk është në kundërshtim me strategjinë e ICO-së për
veriun. Për çdo lloj pyetje nga mediat në lidhje me veriun, Brukseli ka
dërguar dokumentin me përgjigjet e gatshme, të cilat zyrtarët e BE-së në
Kosovë duhet ti përdorin dhe t’i përsërisin “sa më shpesh që të jetë e
mundur”
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Spanja thotë se ka “precedent” për të ftuar Kosovën në konferencën e
Sarajevës
PDK-ja ia lë integrimet LDK-së, Rexhepin rikthen në Qeveri
Gazeta “Kosova Sot”
DITA E MADHE
Politikanët kosovarë dhe ekspertët e sigurisë vlerësojnë se 24 marsi
mbetet një ditë historike për Kosovën. Bombardimet e NATO-s shënuan një
ngjarje të madhe edhe për rajonin dhe Aleancën, ndërsa i sollën shpresën
popullit shqiptar
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sheret Ahmeti hiqet nga policia, shkon në Paris
Përforcohet prokuroria e Qarkut në Prishtinë
Gazeta “Lajm”
I FRIKËSUAR
EULEX-i dhe Qeveria kanë përgjegjësi luftën kundër korrupsionit, por
asnjëra nuk e fillon. Ndryshe, nëse EULEX0i i “dorëzon” kompetencat për
luftimin e krimit dhe korrupsionit tek vendorët, Brukseli duhet ta marrë
një vendim të ri, me të cilin ta shndërroj misionin e tij në një mision
këshillues dhe jo me kompetenca ekzekutive
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Trashëgimia në baltë
Lagjja e harruar nga komuna, “fashti” Kolovicë
Gazeta “Zëri”
JOFORMATIMI, SINJAL PËR ZGJEDHJE
Zvarritja e ndryshimeve në kabinetin qeveritarë ka nxitur kërkesat e
opozitës për zgjedhje të parakohshme
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
KQZ e pafuqishme përballë të “fortëve”
Beogradi kushtëzon Shkupin
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |