Gjetja e kompromisit bëhet e pamundur për aq kohë sa mazhoranca,
jo vetëm ndërmerr veprime për ngritje pseudo komisionesh hetimore si ai
i ditës së premte, por edhe përpiqet me kokëfortësi dhe pa asnjë sens
llogjike t'u mbushë mendjen partnerëve ndërkombëtarë se votimet politike
të njëanshme mund të quhen kompromis. Nuk mund të këtë kompromis që
themelet i ka në veprime arbitrare, të ndërmarra nën diktatin e
kartonëve, të cilat jo vetëm janë në kundërshti të plotë me rregullat e
parlamentarizmit, por përbëjnë edhe një shkelje të hapur të ligjit dhe
Kushtetutës. Partia Socialiste me anë të deputetit Damian Gjiknuri është
shprehur se ky akt provokativ, ka rënduar më thellë krizën politike në
vend, pasi vret çdo mundësi kompromisi për zgjidhjen e krizës. Vijimësia
e kësaj sjelljeje kokëfortë të qeverisë, tha ai, do ta bëjë këtë të
fundit plotësisht përgjegjëse për përkeqësimin e krizës së demokracisë
në vend.
Më poshtë deklarata e plotë e deputetit të PS,
Damian Gjiknuri:
“Partia Socialiste
risjell edhe njëherë në vëmendjen e opinionit publik shkeljen e hapur të
rregullores së Kuvendit nga ana e mazhorancës qeverisëse në ngritjen e
njëanshme të “pseudo” Komisionit Hetimor për zgjedhjet.
Ky akt
provokativ, ka rënduar më thellë krizën politike në vend, pasi vret çdo
mundësi kompromisi për zgjidhjen e krizës.
Nuk është rastësi, që
edhe partnerët ndërkombëtarë e kanë dënuar një veprim të tillë, pasi për
ta si për cdo demokraci të vërtetë, rregullat e sjelljes dhe
vendimmarrjes në kuvend janë e vetmja garanci që e bëjnë një parlament
pluralist funksional.
Në të kundërt, parlamenti rrezikon të
kthehet në një farsë sipas interesave të dyshes Berisha- Topalli, të
cilët me aktin që bënë kërkojnë medoemos ta mbajnë opozitën jashtë
kuvendit.
Gjetja e kompromisit bëhet e pamundur për aq kohë sa
mazhoranca, jo vetëm ndërmerr veprime për ngritje pseudo komisionesh
hetimore si ai i ditës së premte, por edhe përpiqet me kokëfortësi dhe
pa asnjë sens llogjike t'u mbushë mendjen partnerëve ndërkombëtarë se
votimet politike të njëanshme mund të quhen kompromis.
Nuk mund
të këte kompromis që themelet i ka në veprime arbitrare, të ndërmarra
nën diktatin e kartonëve, të cilat jo vetëm janë në kundërshti të plotë
me rregullat e parlamentarizmit, por përbëjnë edhe një shkelje të hapur
të ligjit dhe Kushtetutës.
Vijimësia e kësaj sjelljeje kokëfortë
të qeverisë, do ta bëjë këtë të fundit plotësisht përgjegjëse për
përkeqësimin e krizës së demokracisë në vend.”
Partia Socialiste