Kosovė, 11 vjet nga bombardimet e NATO-s

 Kosovė, 11 vjet nga bombardimet e NATO-s

11-vjetori i fillimit te sulmeve ajrore te NATO-s kundër forcave serbe ne ish - jugosllavi është pritur me protesta nga serbet ne veri te Kosovës. Për serbet ndërhyrja ajrore e NATO-s ishte një gabim për te cilin aleanca duhet te kërkoje falje. Ndërsa për shqiptaret 24 marsi përkujtohet si dita e cila solli lirinë e shumëpritur. Megjithatë 11 vjet me pas ne rrugët e kryeqytetit kosovar nuk vihet re asnjë detaj qe te përkujton ketë ngjarje e cila ka hyre ne histori si një nga datat me te rëndësishme, përveç një koncerti te organizuar nga estrada e Kosovës. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi nëpërmjet deklaratave për shtyp kane përcjelle mesazhet e tyre për qytetaret e Kosovës. Kreu i shtetit e cilëson 24 marsin si ditën e humanizmit te bashkësisë ndërkombëtare e cila nuk qëndroi indiferente ndaj gjenocidit serb ne Kosove. Ndërsa për kryeministrin Thaçi Kosova 11 vjet me pas ka shënuar progres dhe është e gatshme te zbatoje te gjitha kriteret për tu bere pjese e integrimit euroatlantik. Bombardimet e NATO-s ne Serbi zgjaten 78 dite. Sulmet përfunduan me 10 qershor dhe me pas gjenerali Wesli Klark urdhëroi hyrjen e trupave paqeruajtëse te KFOR-it ne Kosove.


Vizion +
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek