Në bazë të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit në fushën e arsimit, Qeveria e Federatës Ruse ofron 25 (njëzetepesë) bursa studimi për në universitetet publike të Rusisë, 20 (njëzet) bursa për studime universitare dhe 5 (pesë) bursa për studime pasuniversitare, për vitin akademik 2010-2011.
Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda datës 30 prill 2010, dokumentet e mëposhtme:
Për studime universitare:
Për studime pasuniversitare:
Ministria e Arsimit të Federatës Ruse njofton se për studime universitare në degën e drejtësisë akordohet vetëm një bursë.
Për realizimin e programit të studimeve, të gjithë studentët që nuk dinë gjuhën ruse duhet t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës, i cili fillon në shtator 2010.
Mosha e rekomanduar për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, ose për programet e studimit të nivelit master, është deri në 25 vjeç, ndërsa për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në aspiranturë, është deri në 35 vjeç.
Meqenëse masa e bursës është tepër e vogël, studentët duhet të paguajnë vetë shpenzimet e ushqimit, të cilat shkojnë deri në 300 USD në muaj, si dhe siguracionin shëndetësor në shumën deri në 250 USD në vit.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |