Presidenti Barak Obama bëri dje udhëtimin e tij të parë për të folur
rreth reformës historike të kujdesit shëndetsor, që ai e nëshkroi në
ligj këtë javë. Së pari ai shkoi në qytetin Ajova, ku ai ndeshi në
mbështetje dhe në opozitë.
Në maj të vitit 2007, në atë kohë
kandidati presidencial, Barak Obama njoftoi planin e tij për reformën e
kujdesit shëndetosr në fakultetin e mjesisë të Univesitetit të Ajovës në
qytetin Ajova.
“Si president, do të nënshkruaj në ligj një plan
të kujdesit shëndetsor universal para përfundimit të mandatit të parë
presidencial.”
Gati pas 3 vjetësh, tani presidenti Obama u kthye
në qytetin e Ajovës.
Ai foli para një grumbulli njerëzish prej më
shumë se 1,000 vetash, pasi nënshkroi ligjin, duke bërë pjesërisht
realitet synimin dhe premtimin e tij të fushatës.
“Të martën, pas
një vit debati dhe një shekull përpjekjesh, pasi shumë prej jush më
njohët me përvojat, vështirësitë dhe shpresat tuaja, ai premtim u
përmbush. Sot, reforma e kujdesit shëndetsor është ligj”.
Gjatë
kësaj vizite, presidenti Obama tërhoqi përkrahës, por edhe kundërshtarë
të planit të ri.
Kundërshtarët e reformës së kujdesit shëndetsor
zhvilluan një sërë protestash dhe nmanifestimesh, që përkuan me vizitën e
presidentit.
Veterani i gardës kombëtare të Ajovës, Kyle Hoefling, mori pushim nga
puna për vizitën e zotit Obama.
“Gjithnjë kam menduar se kujdesi
shëndetsor ishte një përgjegjësi personale. Nuk mund ta besoj që meqë
kujdesi shëndetsor është i shtrenjtë, zgjidhja është që dikush tjetër
duhet të paguajë për të”.
Objektivi i manifestimit ishte të
siguronte mbështetje për republikanët lokalë, që kandidojnë për në
zgjedhjet e nëntorit.
Një anketë e fundit e opinionit nga
Universiteti Quinnipiac tregon se gati gjysma e amerikanëve nuk e
mbështesin ligjin e ri të kujdesit shëndetsor, ndërsa 40 për qind e
mbështesin.
Por demokrati nga Ajova, Alan Bohanan tha se nuk
beson që kjo çështje kaq e nxehtë në Kongresin amerikan do të çojë në
ndryshime të ndjeshme në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Demokratët mund
të humbasin pak vende në gara të forta, por mendoj se sapo njerëzit të
mësojnë se sa punë të mirë bënë demokratët dhe presidenti me këtë ligj,
ata edhe mund të fitojnë më shumë vende”.
Republicani Kyle
Hoefling nuk është i këtij mendimi.
“Mendoj se do të paguhet një
çmim nga kushdo që votoi për këtë projekt-ligj apo që tregoi mbështetje
për të”.
Në fjalimin që mbajti dje, Presidenti Obama u bëri sfidë
atyre që po bëjnë fushatë për të shfuqizuar ligjin e kujdesit
shëndetsor, çështje kjo e politikës së brëndshme, së cilës presidenti i
dha përparësinë krysore.
“Republikanët do të kandidojnë për në
zgjedhjet e nëntorit me një platformë për ta shfuqizuar këtë ligj. Dhe
unë u them: Mos hezitoni fare”.
Përkrahësi i presidentit Alan
Bohanan është i një mendimi me të, madje thotë se nuk mendon që këto
përpjekje do të tërheqin shumë mbështetje.
“Kushdo që flet për
shfuqizimin e ligjit për reformën e kujdesit shëndetsor kërkon të
ndalojë përparimin që duhet të bëhet dhe që tashmë ka filluar”.
Megjithëse
ai është kundër ligjit, republikani Kyle Hoefling e pranon se
shfuqizimi i ligjit do të jetë i vështirë.
“Janë bërë shumë
marrëveshje dhe shumë njerëz e shikojnë këtë ligj si mënyrë për të
siguruar diçka falas”.
Qyteti i Ajovës është ndalesa e parë e
shumë ndalesave që presidenti Obama pritet të bëjë gjatë muajve të
ardhshëm për të promovuar paketën e kujdesit shëndetsor. Ai thotë se
demokratët do të fitojnë në nëntor, nëse populli amerikan e kupton më
mirë se si do të përfitojë nga ligji i ri për reformën e kujdesit
shëndetsor.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |