Sot nė Big Brother 26.03.2010

Sot nė Big Brother 26.03.2010

Dashuritë dhe ndarjet

Ndërkohë, banorët e ndarë në cifte për të realizuar provën e javës, ndërrojnë njeri-tjetrin dhe tashmë është radha e Seldit dhe Manal. Ndërsa merren me provën, ata diskutojnë mes tyre dhe Seldi e pyet Manal për jetën në Jordani dhe për lidhjen e saj me ish të dashurin. Ajo i tregon shkurt për jetesën në Jordani, ndërsa për lidhjen e saj, tregon se ka zgjatur dy vjet. Seldi e pyet menjëherë se përse u ndanë dhe nëse e la ajo apo jo, por Manal përgjigjet se ishte një vendim i të dyve dhe arsyet ishin moskuptimi dhe jo toleranca mes të dyve. Pasi përfundojnë bisedën për ndarjen, Seldi e pyet se si u njohën dhe ajo tregon njohjen gjatë marrëdhënies së punës, pasi punonin bashkë.Në të njëjtën kohë, edhe Hakiu me Tatianën diskutojnë për dashurinë dhe se si e mendon ajo një mashkull ideal. Tatiana tregon se i pëlqen të jetë simpatik e i sjellshëm, ndërsa Kika shton dhe sinqeritetin. Ai mendon se tatiana mund t’i pëlqejë meshkujt pak arrogantë dhe ajo e pohon duke thënë se i pëlqejnë ata që tregojnë forcën dhe vendosmërinë. Ata bisedojnë edhe për tema të tjera të përgjithshme.Më pas bisedën me Kikën, Tatiana ia tregon edhe Edit, gjatë kohë së provës së tyre dhe shprehet se Kika e kishte marrë në pyetje, por që për të ishte mirë sepse tregonte se donte ta njihte. Ajo mendon se Kika i bën pyetjet me tendencë dhe po këtë gjë mendon edhe Edi.

Domenika dhe Olta thashetheme

Domenika dhe Olta bisedojnë me zë të ulët për marrëdhëniet që kanë me Jetmirin dhe Bertinën. Për Mirin, Domenika shprehet se deri tani kanë filluar të përshëndeten, por biseda të tjera nuk kanë bërë. Olta citon fjalët e Mirit gjatë spektaklit se donte të sqarohej me Domin, por ajo ia kthen se deri tani nuk ka ndodhur dhe përshëndetjet nuk quhen të tilla. Ajo pretendon se nëse të shtunën, gjatë spektaklit, Miri thotë dicka, aty mund të ballafaqohet me të, për të gjitha situatat e ndodhura. Domenika tregon se gjatë zhvillimit të provës, të cilën e kishte me Mirin, ai kishte filluar të luante me të, sikur të mos kishte ndodhur asgjë mes tyre.Më pas ato kalojnë tek bisedat për Bertinën ku Olta i tregon se rasti më i fundit që u kap me të, ishte para pak castesh ku po luanin dhe Bertina i kishte ofenduar në lidhje me lojën pasi ishte përpjekur t’i mbushte mendjen asaj dhe Erionit se Delvina është qytet. Olta tregon se ia kishte kthyer, ndërsa Bertina i kishte kërkuar falje “më fal shoqja Olta”. Aty Olta i kishte kërkuar që t’i përmendte vetëm emrin, kurse Bertina i kishte thënë më pas “ish shoqja Olta”, por ajo ia kishte kthyer se as nuk kanë qënë e as do jenë ndonjëherë shoqe. Ajo tregon se këtë sqarim ka për ta bërë edhe të shtunën gjatë spektaklit, që të dali vërtetë injoranca e Bertinës, por Domi mendon se këto gjëra nuk duhen zgjatur kaq. Olta tregon edhe bisedën që pati me Erionin, gjatë provës ku ajo i kishte thënë se ai ka ndryshuar e nuk është më Erioni i shtëpisë së vjetër dhe ai e kishte pranuar këtë fakt. Ajo tregon se i kishte thënë se që kur u lidh, ai nuk po kënaqet me qëndrimin në shtëpi, ashtu sic duhet të jetë, ndërsa për raportin mes Bertinës dhe Oltës, ajo i kishte thënë se ai nuk është futur mes të dyjave. Ato i kthehen bisedës se cili mund të dalë këtë të shtunë dhe Olta shprehet se nuk e di dhe mendon se ndoshta dhe ajo vetë mund të dalë. Domenika e kundërshton duke i thënë se i ka ndjerë ata që kanë dalë e deri tani, sipas saj, ajo nuk del. Ato flasin edhe për nominimet dhe Domi mendon se nuk duhet ta nominojnë më Mirin sepse e kanë parë që publiku e pëlqen dhe nuk e nxjerr. Ato urojnë që të dali Edi në nominim, ndërsa për vajzat e reja ato shprehen se nuk po i kuptojnë pasi nuk janë pozicionuar në asnjë grup, madje Domi habitet se të tre të rinjtë kanë të njëjtin mendim për të mos u pozicionuar, duke e thënë këtë me nënqeshje. Ato vazhdojnë të flasin me pëshpëritje, pa u kuptuar se cilët mund të nominojnë këtë javë. Më pas, ato ndryshojnë bisedë dhe Domi shprehet se nuk kanë një shoqe, ndërsa Olta thotë se edhe një që kishin, doli, për Adën, ndërsa të rejat nuk i konsiderojnë të tilla, madje Domi dyshon se mund të jenë të infiltruara.

Erioni dhe Olta, për marrdhënien e tyre

Olta dhe Erioni janë të parët që zhvillojnë provën e javës dhe duke qënë se të gjithë banorët i qëndrojnë rreth e rrotull, ata i thonë se duan intimitet për të folur me njëri-tjetrin, por ata nuk po i lënë të qetë. Jetmiri dhe Kika reagojnë duke përsëritur fjalët që thanë ata dhe çohen të ikin, ndërkohë që dhe Bertina ndodhet aty duke luajtur me top me Mandin.Më në fund Erioni me Oltën kanë mbetur vetëm dhe fillimisht kanë folur për një lidhje që Erioni ka patur jashtë, e më pas kalojnë tek Bertina. Olta e pyet se si e mendon lidhjen me Bertinën dhe Erioni përgjigjet se ata kanë disa mosmarrveshje dhe mospërputhje dhe ai ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë tek ajo, por thotë se do të shikojë se si do të shkojë. Olta shprehet se i është dukur se ai nuk e ka marrë plotësisht vetë vendimin për t’u lidhur me Bertinën dhe ai përgjigjet se nuk ka të bëjë kjo. Ai thotë se Bertina i ka pëlqyer dhe ka menduar t’a provojë njëherë nëse do të funksionojë apo jo dhe shpreson të funksionojë. Olta do të dijë nëse po të mos funksionojë lidhja e tyre brenda shtëpisë, a do t’i jepte fund lidhjes dhe ai përgjigjet se do t’a bënte pasi nuk ka pse t’a mërzisë veten. Olta thotë se nga kjo zgjedhje që ai ka bërë, nuk po arrin të shfaqë Erionin e vërtetë dhe ai shprehet se e kupton këtë gjë. Olta thotë se Erioni që ajo ka njohur në shtëpinë e vjetër ka qënë shumë ndryshe dhe ai e pranon duke thënë se ia ka vënë në dukje dhe Ada, por janë disa gjëra që i bën dhe për hir të personit që ka në krah. Olta i thotë se ai mund t’i kishte ndarë kufinjtë me Bertinën që në fillim të lidhjes dhe ai shprehet se ajo nuk do t’a kuptonte. Ai thotë se shpreson që do të ndryshojë pasi ka folur dje me Bertinën dhe i ka thënë se ajo duhet të mundohet t’i kuptojë veprimet e tij dhe Olta përgjigjet se ajo ka parë disa zënka të atyre dhe ka konstatuar se Erioni nuk i duron dot ato gjëra. Erioni shprehet se ose duhet të durojë ose do të vijë momenti që do të mbarojë gjithçka. Olta thotë se ajo me Erionin kanë patur një raport shumë ndryshe në shtëpinë e vjetër, ndërsa në shtëpinë e re ai nuk ka fare marrdhënie me të dhe kjo nuk është normale dhe ai e pohon. Ai shprehet se nuk e kupton se pse Olta është në konflikt me Bertinën, ndërkohë që kjo e fundit i ka treguar disa biseda dhe Olta shprehet se Bertina nuk duhet të fusë në mes tyre këto biseda pa vlerë. Olta shton se Erioni ka thënë në dhomë të rrëfimit që ai di t’a ndajë shoqërinë nga dashuria, por në të vërtetë nuk e ka bërë. Ai pergjigjet se do të rregullohet çdo gjë. Olta shprehet se Erioni dhe kur do të japë një mendim nuk e thotë ashtu siç i vjen, por shikon njëherë Bertinën dhe tërhiqet dhe Erioni përgjigjet se atë që e mendon, e shpreh dhe nuk pyet për askënd. Olta thotë se Erioni reagon ndryshe me persona të ndryshëm dhe ndikohet dhe nga persona të tjerë përveç Bertinës. Erioni shprehet se ai nuk ndikohet nga askush dhe shoqërinë që ka aty, jep aq sa merr dhe nuk i beson shumë askujt.Olta shprehet se Erioni është ftohur në marrdhëniet me të dhe ai i përgjigjet se ka ndikuar fakti që kur ai dhe Bertina janë bashkë, Olta i ka hedhur kunja Bertinës dhe ai thotë se kjo e bën dhe atë të ndjehet keq.Më pas, në kopësht dalin dhe banorë e tjerë dhe kujdesen për ata të dy pasi janë të lodhur. Pasi Olta dhe Erioni e mbarojnë turnin e tyre, çifti i dytë përbëhet nga Jetmiri dhe Domenika.

Energjia alternative

Banorëve iu ka ardhur zarfi i bardhë ne përmbajtjen e provën javore, të cilën e lexon Domenika. Prova e banorëve për këtë javë ka për qëllim prodhimin e energjisë alternative. Ta duhet të prodhojnë një sasi energjie nëpërmjet dy biçikletave që janë të lidhura me nga një matës të energjisë elektrike. Drita e biçikletave duhet të rrijë e ndezur gjatë gjithë kohës, dhe nëse drita fiket për banorët do të ketë mungesa që lidhen me mbarëvajtjen e jetesës së tyre brenda në shtëpi. Energjia që ata do të prodhojnë do të matet nga matësit e energjisë. Vlera totale e energjisë së grumbulluar do të konvertohet me vlerën reale të çmimt të energjisë në treg. Shuma e përftuar do të jetë vlera reale e buxhetit tyre për javën e ardhshme. Banorët janë caktuar të jenë në çifte gjatë realizimit të provës.Banorët e presin mirë këtë provë dhe janë shumë kuriozë që të mësojnë më shumë. Ata janë në pritje të rënies së gongut që të fillojnë menjëherë.Të parët që fillojnë janë Erioni dhe Olta, të cilët japin përshtypjet e para dhe herë pas here shohin se sa energji kanë arritur të prodhojnë dhe banorët e tjerë i rrinë afër për të mësuar më shumë.Më pas Kika dhe Jetmiri shkojnë në kuzhinë dhe komentojnë se si do t’i bien turnet e provës dhe mendojnë që do t’u duhet të rrinë dhe pa gjumë. Jetmiri shprehet se kjo është prova më e bukur që kanë zhvilluar deri tani.


top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek