27.03.2010

27.03.2010

Frikë, zënka dhe vendime

Domenika, Olta dhe Klodi diskutojnë në dhomën e gjumit për ëndërrat që kanë parë mëngjesin e sotëm, duke treguar secili ëndërrën e vetë. Ata analizojnë se ndoshta i presin të paritura jo të mira, duke u nisur nga ëndërrat të cilat ishin të këqija. Më pas ata fillojnë të flasin edhe për banorët e tjerë. Për Hakiun, Domenika shprehet se këtë javë shpërtheu duke u kapur gjithnjë me Klodin apo ndonjëherë edhe me Seldin, ndërsa për Seldin, si ajo edhe Klodi mendojnë se sillet gabim me Hakiun. Seldi i cili është larg tyre, i dëgjon dhe i bën me shenjë Domit që të mos flasë për të. domenika acarohet nga shenja që i bën ai dhe shprehet se ashtu nuk i ka thënë askush mëparë, që të mos flasë. Të dy kapen me fjalë dhe Domi i thotë se për të nuk do flasë më, ndërsa Seldi ia kthen që ajo të gjejë shoqërinë e saj.
Ndërkohë, gjatë kryerjes së provës, Bertina dhe Mandi flasin për lidhjen e saj me Erionin dhe Bertina i tregon se mori një vendim që të dy të sillen si miq në shtëpi, si dy banorë të zakonshëm e jo më si cift. Mandi e pyet se cfarë e shtyu që të marrë këtë vednim dhe ajo thotë se u nis nga keqkuptimet e shumta që kishin, madje që nuk merreshin vesh fare dhe më mirë sesa të rrinin të zemëruar, është të rrinë si miq. Ajo tregon se kanë rreth një muaj që të dy sillen kështu me njeri-tjetrin dhe se për të dy ishte vuajtje. Mandi e pyet nëse kanë ndikuar ditët e fundit, fakti i ndarjes në këto cifte për provën, por Bertina ia kthen se jo dhe se cështja është e gjitha tek tipi i tyre që nuk kuptohen si duhet e që të dy mendojnë ndryshe nga njeri-tjetri. Bertina tregon se me Erionin do bëjë edhe një bisedë të fundit, ndoshta edhe një tentativë e aty do vendoset përfundimisht se cfarë do bëjnë të dy mes tyre.

Bertina dhe Erioni flasin për vazhdimin e lidhjes

Ndërsa Bertina pozon për të bërë fotografi, Endri fotigrafi e komplimenton për fotot e bukura. Erioni që është duke e ndihmuar atë, fillon ta komentojë atë duke thënë me shaka e me xhelozi se fotografi po e pëlqen shumë Bertinën. Pasi përfundojnë fotot, Bertina dhe Erioni flasin për fotot e njeri-tjetrit. Bertina tregon se nuk i pa fotot që bëri Erioni, ndërsa ai ia kthen se ajo nuk kishte kohë, por edhe ajo nuk lë pa i kaluar rasti për t’i thënë se fotot e tij i panë të tjerët, duke filluar kështu një bisedë me ironi mes tyre. Ndërkohë që flasin kështu, Bertina shprehet se nuk ka kohë t’i spjegojë Erionit cdo fjalë që thotë sepse tashmë nuk ka më kohë e do t’i kushtohet shtëpisë dhe vetes. Sipas saj, ky vendim vjen si pasojë e veprimeve të tija. Bertina thotë edhe se është kurioze, që pas kësaj historie që kanë, ta shohë Erionin si gjithë banorët e tjerë. Erioni e pyet nëse me këtë vendim ajo do t’i vërë një bllok marrëdhënies së tyre, por Bertina e sqaron se do jenë si dy miq, asgjë më shumë. Erioni e pyet nëse do rinjihen si dy banorë të rinj, por për Bertinën shoqëria do vazhdojë aty ku ka mbetur. Bertina shprehet se ka filluar të mendojë se Erioni lidhjen me të e bën sa për lojë dhe niset nga sjellja e tij. Erioni i thotë se asgjë nuk po bën për lojë, por se ajo i pëlqeu në fillim, donte ta njihte, u lidhën, pavarsisht mosmarrëveshjeve që kanë. Bertina e kalon bisedën sërish tek ajo që Erioni i kërkon asaj të ndryshojë, ndërkohë vetë nuk bën asnjë përpjekje dhe këtë e thotë edhe për afrimitetin me seksin tjetër, respektivisht për të dy. Erioni mendon se ajo i bën gjërat për inatin e tij, jo se vërtetë i pëlqen të rrijë vetëm me shokë. Sipas tij, këto janë sjellje false, por Bertina i thotë se ajo gjithnjë ka patur më shumë shoqëri me djemtë dhe ai po gabon në ato që thotë e mbi të gjitha, sipas saj, ai është kokëfortë e nuk bindet në ato që i thotë ajo, por është i bindur vec te mendimet e tija. Erioni i thotë se të gjithë banorët mendojnë se ajo është kokëfortë e nuk i dëgjon mendimet e të tjerëve. bertina ia ndërpret fjalën duke e pyetur se cilët e kanë thënë këtë gjë, përvec disa banorëve që edhe ajo është e ndërgjegjshme që e kanë inat. Ajo shprehet se e di mirë se cilët e respektojnë e cilët jo dhe di të sillet me të gjithë, duke mos pranuar të shtiret me ata që nuk e pëlqejnë apo nuk i pëlqen. Bertina e lë bisedën përgjysmë pasi i vjen radha për të marrë turnin tek prova dhe i thotë Erionit se do flasin, nëse do e kenë kohë duke nënkuptuar se po afron momenti i fillimit të spektaklit ku cdo gjë mund të ndodhë.

Banorët pozojnë

Banorët po bëhen gati për të bërë një set fotografik pasi do të vijë një fotograf për ta. Të gjithë mobilizohen dhe mendojnë se çfarë të veshin. Diçka e veçantë për banorët është se Kika ka vënë vath dhe ata çuditen. Jetmiri dhe Erioni e ngacmojnë duke i thënë që dhe pse është baba me tre fëmijë, ai është shumë modern. Ndërsa Seldi i thotë se Kikës i shkon vërtet shumë vathi dhe e komplimenton për veshjen e tij. Në dhomë Olta është duke bërë make-up dhe Klodi e sugjeron të mos lyhet shumë pasi nuk ka nevojë. Jetmiri qëndron gjatë i shtrirë në krevat dhe pse të tjerët vishen dhe ai shprehet se nuk ka nevojë të marrë shumë kohë për t’u bërë gati pasi është i thjeshtë dhe nuk ka pse të merakoset. Po ashtu dhe Domi qëndron e shtrirë dhe thotë se nuk di se çfarë do të veshë dhe më në fund çohet të zgjedhë rrobat.
Pasi banorët jaën pothuajse gati, fotografi hyn në shtëpi, prezantohet dhe u thotë që do të bëjnë foto një e nga një me veshjet që u ka dhuruar Bonavita.
I pari që do të bëjë foto, është Kika. Ai ndjek udhëzimet e fotografit në mënyrën se si duhet të pozojë dhe Bertina i ndihmon me ndriçimin. Pas Kikës rradhën e ka Klodi, e më tej Seldi. Fotografi i kërkon Oltës që fotot t’i bëjë me bikini, ajo çuditet dhe i thotë se do disa foto brenda në shtëpi me fustan. Të gjithë banorët janë të angazhuar dhe marrin pjesë në proçesin e fotografimit të njëri-tjetrit

Ankesa për vonesat

Erioni dhe Olta kanë marrë turnin e mëngjesit, para tyre kanë qënë Klodi me Kikën. Erioni tregon se Kika nuk priti as dy minuta sa ai të hipte tamam në biçikletë, por iku menjëherë dhe nuk i la kohë as të ndërrohej. Më pas Klodi i sjell kafenë e mëngjesit Oltës dhe ajo e falenderon. Olta i thotë Erionit se kur ka shkuar Edi për t’a zgjuar, ajo nuk bënte dot lidhjen pse po e zgjonte ai, kur nuk e kishte rradhën. Olta e komplimenton Erioni për paraqitjen e tij dhe ai e falenderon.
Pas tyre radhën e kanë Jetmiri dhe Domenika dhe Domi del në kopësht totalisht e përgjumur, madje ulet në karrike dhe vazhdon të rrijë me sy mbyllur. Pasi Erioni me Oltën mbarojë, Jetmiri dhe Domi shkojnë tek biçikletat dhe Jetmiri ankohet se atyre iu ka rënë turni më i keq pasi i vret dielli dhe po ashtu atë e bezdis dhe muzika e vënë në sfond dhe mbyll veshët. Ata duken të lodhur dhe herë pas here pyesin Oltën dhe sa kohë i ka mbetur deri në përfundim. Jetmiri flet me biçikletën dhe i thotë se i ka lënë pa gjumë dhe i ka marrë dhe mendtë. Më vonë Bertina zgjohet dhe del në kopësht dhe Jetmiri i thotë se ajo me Mandin duhet të kishin filluar turnin që pesëmbëdhjetë minuta më parë dhe ajo futet brenda që të zgjojë Mandin. Ajo i thotë Mandit se duhet të shkojnë menjëherë të fillojnë turnin dhe Mandi i përgjigjet që le të qajnë dhe pak Domi me Jetmirin. Më pas ata e marrin turnin dhe Bertina shprehet se përton që t’i bëjë dhe njëherë rrobat gati, por gjysma e të keqes është që nuk i ka nxjerrë të gjitha nga valixhja


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek