Te rejat e dites ne Big Brother ..29.03.2010

Te rejat e dites ne Big Brother ..29.03.2010

Loja sjell debate

Olta, Domenika, Seldi dhe Tatiana vendosin që t’u bëjnë lojë banorëve të tjerë kështu ata shkojnë në dhomën e gjumit dhe u ngatërrojnë rrobat duke i marrë nga njëri krevat e duke i futur në krevatin e një personi tjetër. Përveç rrobave Olta dhe Domenika marrin vinovil dhe mbushin shampot me të. Në dhomën e gjumit shkojnë edhe djemtë e tjerë të cilët mërziten me lojën që u kanë bërë. Jetmiri nga mërzitja u thotë të gjithëve “a ka mundësi të mos i fusni duart në krevatin tim”. Eduardi nga ana tjetër thotë se atij dikush i fshehur cigaret dhe kërkon autorin e kësaj loje. Kështu djemtë fillojnë të nxjerrin materialet që nuk janë të tyre dhe të kërkojnë objektet e tyre personale. Kështu banorët duke bërë shaka përpiqen që të zbulojnë autorët e lojës, pasi Seldi dhe Tatiana nuk e pranojnë autorësinë në lojë, por Seldi qesh dhe i thotë se këtë lojë e ka bërë Mandi. Kështu Jetmiri fillon të akuzojë Mandin, por ky i fundit thotë se nuk e ka bërë ai lojën. Mandi ndërkohë mendon se loja mban autorësinë e Kikës pasi i thotë që ai ka bërë një skenar dhe regji shumë të bukur dhe Kika i përgjigjet se aktorët kanë qenë ata.
Manal dhe Edi shprehen se është Mandi ai që e ka bërë lojën dhe po mundohet që t’a fshehë. Mandi thotë se dyshon dhe për Tatianën dhe ajo përgjigjet se e pranon.
Më pas Jetmiri shkon në kuzhinë dhe i thotë Domit që rrobat e tij i ka gjetur tek krevati i saj, dhe ajo duhet të jetë autorja e lojës, por Domi përgjigjet se nuk di gjë për këtë por në të njëjtën kohë nuk i mban dot të qeshurat. Ata të dy shkojnë në dhonë dhe ndërkohë që Domi vazhdon t’a mohojë fajin, Jetmiri shprehet se Manal i ka gjetur rrobat e tij tek krevati i Domit. Kjo e fundit kthehet menjëherë nga Manal dhe e pyet se ku i ka gjetur rrobat e Mirit dhe Manal përgjigjet se ajo ka parë tek rrobat e Domit. Kjo e fundit shprehet se Manal nuk ka të drejtë t’a bëjë këtë gjë dhe nuk duhet t’a kishte bërë. Manal thotë se ajo mendon se lojën e ka bërë Domi dhe ajo thjesht ka kërkuar rrobat e saj. Domi përgjigjet që nuk di gjë për lojën e bërë dhe veprimi i Manalit nuk i pëlqen dhe i thotë të mos e përsërisë. Jetmiri mundohet të qetësojë Domin dhe i thotë që ata kanë qënë të gjithë duke kërkuar, por Domi shprehet se asaj nuk i pëlqen gjesti që është bërë që të kërkojnë tek rrobat e saja.
Tatiana shprehet në dhomë me Mandin dhe Edin, se në shtëpi nuk pranohet asnjë lloj shakaje dhe ata e kuptuan mesazhin që nuk u pëlqen që t’i preken sendet personale dhe nuk do të ndodhë më. Ndërkohë autorët e vërtetë të lojës, Seldi, Domi dhe Olta mblidhen për pak çaste dhe thonë se loja po u shkon shumë mirë.

Jetmiri lë “gojë hapur” banorët

Jetmiri qëndron gjatë gjithë kohës në heshtje dhe teksa banorët debatojnë me Kikën, ai qëndron totalisht i mënjanuar. Në një moment ata e pyesin përse rri kaq i heshtur dhe Miri u thotë se po mendon për djalin. Banorët e pyesin për cilin djalë dhe Miri u përgjigjet “për djalin tim”. Pas kësaj përgjigjeje banorët ngelen të shtangur dhe Jetmiri teksa i sheh në këtë gjendje, u thotë se reagimi i tyre vjen ngaqë ata nuk e njohin.
Pasi përfundojnë debatet me Kikën, Erioni dhe Jetmiri ulen në një kënd të oborrit dhe bisedojnë për sjelljen e banorëve në shtëpi. Jetmiri thotë se edhe ai si çdo njeri tjetër, ka ato momentet e tij të mërzisë. Aty vjen edhe Mandi i cili fillon ta pyesë Jetmirin për deklaratën që bëri disa minuta më parë në lidhje me eksistencën e një fëmije. Mandi e pyet nëse kjo ishte e vërtetë dhe Jetmiri i thotë se nuk është e vërtetë, por ai është i mërzitur dhe ky është një nga këto momentet e merzitjes së tij për problemet e jetë së tij jashtë shtëpisë. Mandi i thotë se nëse kjo do të ishte e vërtetë nuk ka asgjë të keqe që ta thotë, por është e drejta e tij nëse do, ose jo të flasë për këtë gjë. Jetmiri thotë se ai e tha kot, por realisht ka disa gjëra për të cilat ai nuk do që të flasë. Mandi i thotë që ai e di vetë se kur do të vendos që të flasë për ketë çështje, por duhet të marrë parasysh që kjo mund të ndikojë në opinionin që ai ka krijuar te publiku. Jetmiri thotë se akoma nuk ka ardhur momenti që të flasë për këto gjëra, por ndoshta do ta bëjë kur të gjejë momentin e përshtatshëm. Më pas ata debatojnë për faktin që Jetmiri rri i veçuar nga banorët e tjerë. Mandi thotë se për të është mungesë edukate që ai të mos pranojë ftesat e banorëve të tjerë në biseda, apo në tavolinën e ngrënies. Jetmiri thotë se ai ka ato momentet e veta kur dëshiron të rrijë vetëm dhe të mendojë për problemet e lëna jashtë shtëpisë. Mandi i thotë se ai është dakort me këtë pjesë, por do të ishte mirë që Miri t’i bënte publike këto probleme në mënyrë që edhe ata të mbajnë qëndrimet e tyre.

Çmimi i madh në BB

Pasi debatojnë për një kohë të gjatë me Kikën Banoprët e hapin drejtëpërsëdrejti debatin për çmimin e madh të BB. Gjatë debatit që pati me Domenikën Kika ka thënë se banorëve të shtëpisë u vjen keq që ai ta çojë çmimin e madh në Prishtinë. Klodi ishte i pari që hodhi idenë që ta hapnin si temë debati këtë gjë në prani të të gjithëve, për të sqaruar një herë e mirë kërë çështje duke e komentuar si patriotizëm të theksuar. Kështu ata e hapin këtë temë dhe i thonë Kikës se ai është shprehur gabim. Banorët e kundërshtojnë Kikën duke i thënë se shprehja “dua ta çoj çmimin e madh në Prishtinë” është e gabuar dhe e përdorur si strategji në lojë. Ata thonë se çdo njeri përfaqëson veten e tij dhe jo vendin apo krahinën nga vjen. Banorët duhet të vlerësohen për aftësitë e tyre personale dhe jo sepse janë nga një qytet, apo nga një tjetër. Këto mendime i kanë kryesisht grupi i Domenikës, por edhe të tjerët me përjashtim të Jetmirit që qëndron indiferent dhe erionit që herë pas here i del në mbrojtje Hakiut. Hakiu u thotë banorëve se ai është dakort që fituesi të vlerësohet për ato që ai ofron dhe është i aftë të bëjë, por nuk ka asgjë të keqe që ai të pretendojë t’a fitojë BB3 dhe ta çojë në Prishtinë dhe thekson që kjo nuk ka qënë strategji e lojës së tij. Seldi debaton me Kikën duke i thënë se ai e ka bërë qëllimisht këtë shprehje për të përfituar votat e tyre. Kika e kundërshton Seldin dhe thotë se nuk është e vërtetë, por thjesht dëshira e tij e madhe. Domenika dhe Mandi e konsiderojnë shprehjen e Kikën si një ndarje që ai u bën dy vendeve Tiranës dhe Prishtinës. Kika vazhdon t’i kundërshtojë, por të gjithë i janë vënë kundër.

Të gjithë kundër Hakiut

Ndryshe nga herët e tjera banorët e shtëpisë së BB vendosin që ta servirin drekën në amjentin jashtë shtëpisë duke përfituar nga koha e mirë dhe dita e ngrohtë. Gjatë kohës që hanë drekën banorët fillojnë të ngacmojnë Kikën i cili pati një debat me Domenikën disa orë më parë dhe kjo e fundit pasi diskutoi me Mandin dhe Klodin thanë që të. Kika u thotë banorëve se në vetvete është i sigurtë. Pas ngacmimimeve të terthorta për sigurinë e Kikës për të shkuar deri në finale dhe marrjen e çmimit në Prishtinë. Banorët i thonë Hakiut se ai nuk është i sigurtë në vetvete dhe komentojnë disa nga fjalët dhe sjelljet e tij. Ky i fundit i kundërshton banorët dhe thotë se ai është shumë i fortë dhe ka një besim dhe siguri të madhe në vetvete. Banorët debatojnë me Kikën duke i sjellë kundërargumenta për këtë gjë. Mandi i thotë se ai ndoshta e mendon veten si të fortë, por ndoshta shumë shpejt do t’a kuptojë që nuk është i tillë. Klodi gjithashtu bën komente dhe thotë se fakti që Kika dështoi në tentativën e tij për të lënë cigaren, e tregon atë si një njeri të dobët. Banorët gjykojnë Kikën dhe i thonë që ai duhet të mos bëjë deklarata për gjëra të cilat nuk arrin që t’i realizojë. Mandi i thotë Kikës se ai duhet të njohë limitet e veta. Në debat kundër Kikës merr pjesë edhe Edi i cili thotë se Kika është egoist dhe është munduar që në lojën e tij të përfshijë edhe Edin. Kika e kundërshton duke i thënë se ai jo vetëm që nuk e ka përfshirë Edin në asgjë, por ka harruar që ky i fundit është pjesë e banorëve të shtëpisë sepse sipas Kikës, Edi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në “gjumë”. Kështu debati tashmë zhvillohet për lojën e Edit ku banorët mbrojnë Edin dhe i kundërvihen Kikës. Banorët që në klipin e Edit flisnin fjalët më të këqija për të, tashmë dalin në mbrojtje të tij, ndërsa në mbrojtje të Kikës del herë pas herë vetëm Erioni. Banorët debatojnë edhe për sjelljet e tyre gjatë javëve në nominim dhe gjatë javëve kur nuk janë në nominim duke dhënë secili mendimet e veta.


Top-Channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek