Qeveria shqiptare duket se do te finalizoje brenda këtij viti projektin e saj për hapjen e bursës se Tiranes. Premtimi është bere nga ministri i Ekonomisë Dritan Prifti. Pas konsultimeve te shumta me Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë dhe institucione te tjera, duket se është gjetur skema e krijimit te saj. Vetëm një burse private do te zhvillonte tregun e kapitaleve ne Shqipëri. Ky treg është inegzistent edhe pse ne Tirane funksionon një e ashtuquajtur burse e hapur qe ne vitin 1995. Qe një kompani te listohet ne burse duhet te plotësojë disa kushte ku me kryesori është publikimi i bilanceve. Ne se do te funksiononte bursa vlera e privatizimeve strategjike te bëra deri tani nga qeveria do ishte disa here me e madhe. Aktualisht shqiptaret i investojnë kursimet e tyre ne depozita bankare ose ne bono thesari. Aktivizimi i bursës do te ishte një mundësi me shume për investime ne tregun e kapitaleve.
Vizion+