Ja tekstet qė i injektojnė homoseksualitetin fėmijėve nė shkolla

Ja tekstet qė i injektojnė homoseksualitetin fėmijėve nė shkolla

Emrat e autorëve që përgatisin homoseksualizmin e fëmijëve


Librat që inkurajojnë homoseksualizmin dhe që përdoren prej tre vitesh për të edukuar fëmijët e klasave fillore, arrijnë deri aty saqë i detyrojnë djemtë të kontrollojnë çantat e tualetit të nënave, madje edhe të përdorin buzëkuqin apo produkte të tjera kozmetike.

Librat në fjalë i stimulojnë djemtë që të pëlqejnë sendet dhe objektet e femrave si dhe t’i përdorin ato. Ndërhyrja në identitetin gjinor të fëmijëve arrin deri aty, saqë librat konvertojnë heronjtë mitologjik në femra. Një nga detyrat më absurde të konstatuara te këto libra është detyra e shtëpisë që kanë djemtë e vegjël që të kontrollojnë dhe studiojnë me vëmendje çantën e mamasë apo raftin e objekteve kozmetike ku natyrisht përfshihet edhe buzëkuqi, makeup, etj si këto çka do të thotë në këndvështrimin e psikologjisë infantile edhe nxitje të kuriozitetit për ti përdorur. Pikturat shoqëruese të fëmijëve androgjenikë që luajnë me barbin, apo modele të letrave që djemtë iu dërgojnë djemve të shoqëruara me vizatime lulesh (karakteristike për gjininë tjetër), apo konvertimi i heronjve të mitologjive moderne në role femërore si Batmani që fshin pluhurat me pupla karakteristike për stereotipet e erosit me figura femërore, supermeni që parodizohet me një fshesë me korent në pozicione trupore aksioni, etj. janë një model influencimi viziv i cili dekonstrukton maskilitetin drejt feminilitetit duke androgjenizuar pikërisht atë kufi ndarje të nevojshme që kanë fëmijët e vegjël për të diferencuar modelet e tyre të diferencës mashkull-femër.

 


Prindërit, të painformuar për skandalin
Prindërit e fëmijëve ende nuk janë informuar për këtë skandal, pra nuk kanë dijeni se dikush po tenton të ndryshojë identitetin seksual të fëmijëve të tyre me anë të teksteve shkollore. Gjithashtu, këto tekste janë në qarkullim dhe po përdoren në shkolla pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit. Nga shembujt dhe ushtrimet e teksteve del se gjithmonë babai e diskriminon mamanë dhe se femrat janë gjithmonë më të mira se djemtë. Në tekstet në fjalë femrat himnizohen dhe i nxisin djemtë që të priren me sjelljet e tyre drejt gjinisë femërore. “Unë jam një djalë, por nganjëherë mendoj të isha vajzë sepse... A mund të sjellim ndërmend personazhe përfaqësuese femërore dhe t’i veshim ato me role tipike femërore? A e pranoni që një mashkull mund të kryejë cilësisht role që luan një femër?”, janë disa nga ushtrimet e teksteve në fjalë.


Tekstet, pa lejen e Ministrisë së Arsimit

Tekstet që përdoren aktualisht dhe që tentojnë feminizimin e meshkujve, qarkullojnë ilegalisht pa lejen e Ministrisë së Arsimit. Ajo që besojmë ne se është me rëndësi primare ka të bëjë me faktin, se kush ia jep të drejtën një OJF-je dhe Soros që të ndërhyjë në identitetin gjinor të fëmijëve tanë kur prindërit shqiptarë nuk kanë asnjë dijeni për këtë fakt. Ku i a jep të drejtën OJF-ve dhe Soros, që të ndërhyjnë në jetën e familjeve tona pa na pyetur ne dhe kush ia jep të drejtën atyre që të rimodelojnë djemtë e vegjël dhe të influencojnë duke i detyruar me insistim që të gjejnë defekte dhe diskriminim në familjen e tyre, ku si gjithmonë babai diskriminon mamanë, ndërsa vajzat janë gjithmonë më të mira se djemtë. Pak ditë më parë nga ZMK për ketë skandal u është kërkuar deputetëve të PD që të që të organizonin një seancë dëgjimore në Parlamentin Shqiptar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MASH, dhe të çdo pale tjetër të interesuar, mbi programet e trajnimeve dhe publikimeve që po shpërndahen në shkolla pa dijeninë e prindërve dhe pa lejen e institucioneve arsimore kompetente, programe të cilat janë të papërshtatshme për edukimin gjinor dhe orientimin seksual të djemve të vegjël.

Autorët

Prof. As. Dr. Milika Dhamo
Prof. As. Dr. Marjana Sinani
Prof. As. Dr. Gëzim Dibra
Prof. As. Dr. Roland Gjini
Prof. As. Dr. Ilir Bozga
Anila Sulstarova Ma
Daniela Kalaja Ma
Majlinda Hala Ma
Evis Muça Ma
Vila Petro Ma

Detyrë për klasën e parë
Krijo një situatë ku në një shkollë ka një pastrues mashkull ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim vetëm femra. Shiko reagimin e nxënësve. Reflekto duke nxjerrë në pah faktorët që shkaktojnë këtë reagim. Përsëri bëj objekt diskutimi thëniet e mëposhtme nga libri.
-    Linda po u tregonte shoqeve teatrin që kishte parë ditën e kaluar. Ndërsa po e dëgjonin të gjithë me vëmendje, Era e ndërpreu he u tha shoqeve të luanin me litarë.
-    Si do të kishit vepruar ju po të ishit në vendin e Lindës?
-    A do të ftonit në lojën tuaj me litarë edhe djemtë e klasës?
-    Pyesni shokët e klasës sesi do të ndiheshin po të luanin së bashku këtë lojë?
Kujdes: Nëpërmjet përgjigjeve të nxënësve përpiqu të krijosh një mendim lidhur me paragjykimet që mund të vijnë nga steriotipizimi i roleve gjinore!

Pjesë nga tekste të tjera
Në fund të këtij moduli, nxënësi/ja duhet:
•    Të listojë (çfarë pret babai/nëna nga unë- vajza/djali), duke iu referuar vetvetes
•    Të veçojë tri sjellje diskriminuese që ka konstatuar në familje duke u nisur nga gjinia
•    Të listojë tri detyra që kryen në familje vetëm për faktin se është vajzë/djalë
•    Të listojë deri në tre arsye nëse ndjehet mirë që është djalë/vajzë, apo do të dëshironte të kundërtën
•    Të plotësojë një fletë pune ku të sjellë argumente të kundërt ...”nëse do të isha djalë, do të ....nëse do të isha vajzë do të...”


Reflekto
Fto nxënësit të reflektojnë pas një dhurate që vjen nga dy shokë me gjini të ndryshme.
Ndaluni në pyetjet e mëposhtme:

•    Çfarë zgjedh t’i dërgojë Jonës për ditëlindje një shok?
•    Çfarë zgjedh t’i dërgojë Jonës për ditëlindje një shoqe?
•    Po nëna/babai/shoku i ngushtë, vëllai i madh, çfarë zgjedh ti dërgojë?
•    A ndryshojnë dhuratat në varësi të atij që i sjell dhe në varësi të atij që i merr dhe pse?
•    A ka të bëjë zgjedhja e një dhurate me të qenit vajzë/djalë?


Reflekto

•    Nxit nxënësit të reflektojnë ndaj rastit konkret. Ndaluni dhe kërkoni argumente pro dhe kundër
•    Rigrupo refleksionet e nxënësve dhe komentoji ato
•    Nxit pyetje që lidhen me taksonominë afektive
•    A do të bënit dhe ju të njëjtën dhuratë në një rast të tillë?
•    A do ia rekomandonit dikujt të bënte këtë?

Situata rasti:
Mësuesi caktoi të drejtonte klasën në aksionin për mbjelljen e pemëve të shkollës një nga nxënëset më të mira të klasës Lindën. Djemtë e klasës filluan të shikonin njëri- tjetrin dhe të nënqeshnin. Vajzat e shikonin atë me habi.

Përse nënqeshën shokët e klasës me njëri- tjetrin?
Çfarë është e habitshme për vajzat që e shikonin Lindën me habi?
Përse mësuesi caktoi Lindën në këtë detyrë dhe jo një djalë?


Anisa është vajzë e vetme e familjes dhe dëshira e saj është të merret me sportin e futbollit. Prindërit dhe vëllezërit e saj nuk janë dakord me këtë gjë, ndaj edhe i nxjerrin pengesa. Ajo kundra dëshirës së tyre stërvitet çdo ditë.


Pse familja nuk është dakord me dëshirën e Anisës?
Si do të vepronit ju në një rast të tillë nëse je vajzë, po nëse je djalë?
A do të ishte dakord familja juaj në një rast të tillë?


Eda i kërkoi mësueses që të shkonte të merrte dru për sobën e klasës pasi kishin mbaruar. Mësuesja caktoi si zakonisht, Aldon nxënësin më të fortë të klasës i cili duke nënqeshur Edën dhe përshëndetur me dorë lart nga djemtë, doli nga klasa.


A do të kishte mundur Eda të bënte këtë punë?
Pse mësuesja caktoi Aldon për të marrë dru për sobën?

Jepni argumentet tuaja pro ose kundër lidhur me diskriminimin pozitiv në këtë rast.



Shkruajë në dërrasë të zezë në dy kolona avantazhet dhe disavantazhet. Për shembull, për vajzat, “Të jesh djalë”.


Avantazhet
Nuk bëjnë punë në shtëpi
Mund t’i japin makinës
Janë më të fortë se vajzat
Paguhen më shumë

Disavantazhet
Bëjnë punë më të vështira se vajzat
Fajësohen më shumë për gabimet
Janë dembelë
Nuk janë në gjendje të kujdesen për veten
Kanë probleme me shkollën
Janë më pak të zgjuar se vajzat
Janë më pak të bindur.

Informacion plotësues
Sipas Gerda Lerner në “Krijimi i Patriarkisë”, gjinia është kostumi, maska, veshja me të cilën burrat dhe gratë realizojnë kërcimin e tyre të pabarabartë.

Procesi specifik i socializmit, i cili i mëson fëmijëve rolet gjinore, gjithashtu quhet gjinizim ose indokrinim gjinor. Janë mekanizma të ndryshëm shoqërorë ata që i mësojnë fëmijëve mashkulloren dhe femëroren e personalitetit dhe i bëjnë ata të brendësojnë sjelljen, qëndrimet dhe rolet. Duhet pranuar se në këtë aspekt ndikojnë dhe faktorë të tillë si më poshtë:
Së pari: perceptimi që lidhet me orientimin gjinor të formuar
Së dyti: cilësitë e personit objekt (si natyra e ashpër, fytyrë e vrazhdët, etj).
Së treti: situatat e caktuara që bëhen shumë dalluese.

.....Mësuesit duhen inkurajuar të ndjekin seminare që përshkruajnë tendencën gjinore në mësimdhënie dhe si ta luftojnë atë.
MaÇoby Jaklin 1987, rekomanduan që prindërit dhe mësuesit duhet të krijojnë mjedise dhe mundësi me qëllim që fëmijët e të dy sekseve të inkurajohen të luajnë midis tyre, të ndërveprojnë me status të barabartë dhe të marrin pjesë në lojëra që u përkasin të dy sekseve. Vajzat të luajnë futboll, djemtë të mësojnë sylla-mbyllazi.


GAZETA SOT
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek