Të gjithë banorët janë në kopësht duke u argëtuar. Ata kanë filluar të kërcejnë e të këndojnë, dhe pikënisjen e kanë marrë nga Klodi, i cili është ka mbështjellë një çarçaf rreth trupit dhe ka filluar të kërcejë. Më pas Olta është veshur si arabe dhe ka kërcyer këngët e vënë në sfond që i përshtateshin veshjes së saj. Klodi dhe Manal kanë mbajtur një çarçaf në dorë, pas të cilit kërcente Olta dhe dukej vetëm hija e saj. Oltës i është bashuar dhe Erioni, e më tej dhe Domi është veshur si arabe dhe ka kërcyer me Seldin. Të gjithë janë argëtuar me këtë atmosferë që është krijuar, përveç Kikës dhe Jetmirit që kanë qënë vetëm soditës dhe jo pjesëmarrës. Këta të dy rrinë dhe i shikojnë në distancë dhe Kika shprehet se banorët e rinj kanë sjellë freski dhe një atmosferë të këndshme. Ai shton se Mandi po i ngacmon me fjalë gjatë gjithë kohës atë dhe Erionin, dhe Jetmiri përgjigjet se Mandi është ngacmuar dhe me të. Jetmiri pohon se Mandi nuk është njeri i keq dhe Kika thotë se nuk ka të bëjë aspak me këtë aspekt, por thjesht ai ka qejf të luajë. Kika shprehet se kjo javë ka kaluar shumë shpejt ngaqë kanë qënë aktiv dhe Jetmiri e mbështet.
Top Channel