Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme festimet e zhvilluara në Greqi para pak ditësh me parullat “Pavarësi Vorio-Epirit”. Ato paraqesin edhe deklaratat e bëra në takimin e PSE-ve në Sarajevë nga kryesocialisti Rama dhe të vetë kreut të Partive Socialiste Evropiane, Rasmussen për Shqipërinë. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i përplasjes për Avokatin e Popullit në Kuvend.
E përditshmja “Shekulli” ka si
argument kryesor të ditës “Kërkesa për kutitë, Topalli lë pa rroga
socialistët”,
i cili citon faktin se deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvend nuk u
janë
kaluar rrogat në bankë, si atyre demokratë.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “PD sulmon Avokatin e Popullit”.
“Elbasan, zbulohet vatër prostitucioni, arrestohet tutori dhe e mitura”, është një artikull që flet për dy arrestime të kryera dje.
Ndërsa çështja e varrezave greke mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Zbulohet proces-verbali i diskutimeve në komision: Në Shqipëri kanë rënë 1200 ushtarë grekë”.
Gazeta
“Panorama” publikon si artikullin e saj
kryesor ditën
e sotme atë me titullin “Debati në Gjykatë, Kushtetuesja ngrin pensionet
e
ushtarakëve”, i cili tregon reagimin e Gjykatës Kushtetuese për rishikim
të ligjit
përkatës.
Një artikull tjetër i kësaj gazete po në këtë problematikë është edhe ai me titullin “Komisioni i Ligjeve, PD rrëzon Dobjanin, është avokat politik”.
Ndërkaq, lidhur me vrasjen te “Vasil Shanto” në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Fjalët e viktimës rrugës për në spital”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e heqjes së vizave është edhe ai me titullin “Topalli, lobing me homologët për vizat”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull
kryesor të saj “Grekët, provokimi i dytë: Pavarësi Vorio-Epirit”, i cili
flet
mbi festimet e zhvilluara në Greqi para pak ditësh me parullat “Pavarësi
Vorio-Epirit”.
“Legalizimet, tapitë e dyta të qytetarëve të Tiranës, lista e plotë“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni intervistën me titull “Flet Ramazan Bogdani: Enveri vështirë të harrohet”.
“Socialistët evropianë: Duhet hetim i pavarur për zgjedhjet” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta
“Shqip” hapet me titullin kryesor “PSE: Hetim
ndërkombëtar i zgjedhjeve”, i cili tregon reagimin e Partive Socialiste
Evropiane,
për hetimin e zgjedhjeve, në takimin e Sarajevës.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Rikthehet në qeveri Bujar Bukoshi, ndërrohen 6 ministra në Kosovë”.
Ndërsa çështja e Estradës në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Nis beteja për Cirkun, pas Estradës, përplasja e re bashki-qeveri”..
“Mazhoranca kundër Dobjanit, mbrojti ndërtuesit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me
titullin kryesor “Edhe të majtët evropianë, kundër bojkotit të
socialistëve”, i
cili i referohet deklaratës së bërë nga europarlamentari i majtë,
Pitella, gjatë
vizitës në vendin tonë.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e privatizimeve në vend është edhe ai me titullin “Prifti: Bursa e Tiranës, këtë vit del në shitje”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “AKKP, vendim i ri për pronat, të parët e kompensimit".
Ndërsa në rubrikën “vëzhgim” do të lexoni “Tatimorët, shmangia e TVSH-së, nis kontrolli”.
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin
“Akt tjetër antishqiptar në Athinë: Vorio-Epirin nuk e falim”, i cili
flet për festimet
e zhvilluara në Greqi para pak ditësh me parullat “Pavarësi
Vorio-Epirit”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Rama në Sarajevë: Objektivi i BE për Shqipërinë, jo thjesht stabiliteti”, referuar fjalës së mbajtur nga kryesocialisti.
“Vlorë, prefektura nuk njeh vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më
datën 1 prill në Prishtinë:
Gazeta “Bota sot”
THAÇI: NDRYSHIMET, VENDIM NË INTERES TË VENDIT
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Walker: Misioni i Adem Jasharit ende nuk është realizuar
Pacolli: Do të hapen 5000 vende të reja të punës
Gazeta “Epoka e re”
NDËRRIME INTERESANTE, KABINET KRYEMINISTRASH
Ndër anëtarët e rinj të kabinetit janë edhe dy ish kryeministra që futen
nën komandën e Thaçit, njëri nga ta ish kryeministër paralel i Thaçit
pas luftës, Bujar Bukoshi.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Ministrat e rinj premtojnë përkushtim në punë
35 vjet në skenë
Gazeta “Express”
NO ONLY GUNS ROSES
Riformatizimi ndodhi. Në përbërjen e rihyri edhe pakoja Duo, Haziri
Bukoshi. Një magji,”armët” kundër Qeverisë Thaçi atyre ua shndërroi në
“trëndafila”. Kryeministri e quajti këtë thjesht-demokraci.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Gjyqtaret paralele
Tatim pas tatimi
Gazeta “Koha Ditore”
THAÇI: KY ËSHTË VETËM FILLIMI
Pasi ka lavdëruar gjashtë ministrat e shkarkuar të kabinetit:Nekibe
Kelmendin, Zenun Pajazitin, Alush Gashin, Arsim Bajramin, Valton Beqirin
dhe Idriz Vehapin dhe ka prezantuara shtatë ministrat e rinj: Haki
Demollin, Bajram Rexhepin, Bujar Bukoshin, Edita Tahirin, Lutfi Hazirin,
Blerand Stavilecin dhe Besim Beqajn, kryeministri Thaci ka thënë se ky
është vetëm fillimi i reformave në qeverinë e re.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Bisedimet Kosovë-Serbi pas GJND-së
EULEX-i propozon gjyqtarë të strukturave paralele
Gazeta “Kosova Sot”
LAMTUMIRA E 6 MINISTRAVE
Largohen ministrat Alush Gashi, Nekibe Kelmendi, Valton Beqiri, Arsim
Bajrami, Idriz Vehapi dhe Zenun Pajaziti.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Metoda ‘sim 2 sim’ 200 mijë konsumatorë i ikin ‘Valës’
Shkarkohet guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi?
Gazeta “Lajm”
LARGOHEN TË “ SUKSESSHMIT”
Shkuan Zenun Pajaziti, Arsim Bajrami,Idriz Vehapi nga PDK-ja; Alush
Gashi, Valton Beqiri dhe Nekibe Kelmendi nga LDK. Erdhën Bajram Rexhepi,
Edita Tahiri, Blerand Stavileci dhe Besim Beqaj nga PDK, ndërsa Bujara
Bukoshi, Lutfi Haziri dhe Haki Demolli nga LDK.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Alternativa për Istogun
Po shkon Guvernatori
Gazeta “Zëri”
MË NË FUND
Nga Qeveria shkojnë gjashtë e vijnë shtatë ministra. Edhe blerje kohe
edhe shansi i fundit
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Feith kundër zgjedhjeve të Serbisë në veri
“Djathtistët” nuk e mirëpresin PDK-në
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |