Dje, është kryer ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Leksi MIRAKA, vjeç 34, lindur në Gjyralë, Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale te “Vrasjes me paramendim“ dhe “Armëmbajtjes pa leje“
Në datë 04.08.1996, Shtetasi Leksi Miraka, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artan Plaka, pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë gjatë një loje bixhozi. Ngjarja ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku këta dy shtetas qëndronin si emigrantë ekonomikë. Shtetasi Plaku është dërguar në spital , por ka vdekur më pas nga plagët e marra, ndërsa Miraka është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 27.01.2009, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Leksi (Shpëtim) MIRAKA.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |