Domenika del nga dhoma e rrëfimit me një zarf në dorë e shoqëruar nga
Seldi dhe menjëherë shkon të shtrihet në krevatin e saj e mërzitur.
Seldi përpiqet që ta qetësojë, por ajo duket vërtetë e mërzitur dhe
vetëm shprehet se nuk mund ta besojë këtë gjë, pa dhënë sqarime se cfarë
ka ndodhur. Banorët e tjerë e shikojnë këtë situatë dhe bëhen kuriozë,
ndërsa Seldi e këshillon që të ketë kujdes e të mos diktohet nga
banorët, pasi ata nuk kanë pse ta marrin vesh. Olta duke vënë re
sjelljen e Domit dhe zarfin, mendon se aty mund të ketë ndonjë lajm të
keq, por shprehet se ndoshta është ndonjë shaka sepse po afron 1 Prilli,
dita e gënjeshtrave, por si Domi dhe Seldi nuk qetësohen aspak pas
kësaj fjale. Seldi i kërkon Domit që të qetësohet, ndërsa ajo ia kthen
me pyetje nëse është i qetë edhe ai, duke nënkuptuar se situata i
përfshin të dy. Olta i shkon afër dhe e pyet, por ajo i thotë se nuk
flet dot. Banorët kuriozë fillojnë të pyesin njeri-tjetrin
se cfarë e mundon Domin, por askush nuk mund të japë një përgjigje
përvec se e ka nga letra që mori. Domi dhe Seldi dalin në kopsht e
ndërsa pinë cigare të shqetësuar, diskutojnë për atë që po u ndodh.
Domenika i tregon sërish përmbajtjen e zarfit, një test shtatzënie i
cili ka dalë pozitiv. Të dy shprehen se është dicka e parpritur për ta.
Seldi përpiqet ta qetësojë Domin, ndërsa ajo shprehet se të dy janë
fëmijë e ndërkohë e pyet atë nëse është gati që të rrisë një fëmijë. Të
dy nuk po arrijnë të mësohen me idenë, ndërkohë banorët e tjerë vijnë e
pyesin se cfarë ka ndodhur, por nuk marrin përgjigje nga asnjë prej
tyre. Seldi mendon se kjo është një cështje që u përket vetëm atyre të
dyve dhe të tjerët nuk kanë pse ta marrin vesh, por Domi thotë se herët a
vonë do e kuptojnë. Ata vazhdojnë të flasin për këtë të papritur dhe se
si do u ndryshojë jeta që këtej e tutje, pasi një fëmijë është
përgjegjësi e madhe dhe në zërin e tyre dallohet lehtë shqetësimi për
ngjarjen që u ka ndodhur.
top channel