Domi dhe Seldi, më afër njëri-tjetrit
Seldi dhe Domenika qëndrojnë shtrirë në dhomë
duke u përqafuar e përkëdhelur. Kika dhe Tatiana vinë pranë tyre dhe
Domi me Seldin u thonë se ata janë të sigurt që do t’a mbajnë fëmijën,
por Domi shton se ajo është skeptike për mendimin e mamasë së saj dhe
të Seldit. Ky i fundit ndërhyn dhe thotë se ata presin mendimin e
gjysheve dhe shpreson t’u jepet mundësia që t’i takojnë të shtunën.
Domi thotë se ajo me Seldin kanë menduar që të heqin dorë nga loja dhe
të ndjekin proçedurat e nevojshme për fëmijën jashtë. Kika përgjigjet
se ato nuk duhet t’a çojnë në mend këtë gjë pasi është ende herët dhe
nuk do të ketë shqetësime. Ai shton se Domi duhet të mendojë për tre
persona tani e tutje dhe motivi mes tyre do të jetë më i madh. Seldi
dhe Kika e falenderojën për inkurajimin që po u jep pasi ata e kishin
marrë me frikë. Kika përgjigjet se ai nuk ka dashur që t’i ngacmojë
pasi i ka parë të mërzitur dhe ka menduar se dëshironin të qëndronin në
qetësinë e tyre.
Kika u tregon se kur shkonin me bashkëshorten për t’u vizituar tek
doktori, i dukej sikur të gjithë e shikonin pasi ata ishin tepër të
rinj dhe në atë kohë ai kishte dhe flokët e gjata dhe dukej shumë
modern. Ai shton se kur ka marrë për herë të parë fëmijën e tij në
dorë, është ndjerë personi më i lumtur dhe i dukej sikur bota e tërë
ishte e tija. Seldi puth Domenikën dhe i thotë që kur ajo qesh, atij i
shtohet jeta. Kika shprehet se atij nuk i është dukur ndonjëherë më e
lumtur se kaq Domi dhe ajo përgjigjet se akoma nuk e ka marrë veten nga
kjo ndodhi dhe i duket gjë e çuditshme. Kika shton se në moshën e saj,
ai ka patur dy fëmijë dhe ai ka vërejtur tek Domi dhe Seldi, se që dje
nuk ndahen dhe janë lidhur më shumë me njëri-tjetrin.
Më tej ata ngelen vetëm dhe mendojnë se çfarë profesioni do t’i japin
fëmijës. Seldi thotë se do t’a bëjnë artist dhe Domi shton se do ta
bëjnë pianist ose këngëtar.
Manal kërkon më tepër nga Kika
Manal dhe Kika janë në kuzhinë duke biseduar. Ajo
i thotë Kikës që ai është sjellë shumë mirë me Valonin dhe Rezartën,
gjithmonë i ka këshilluar për mirë dhe ka bërë rolin e babait për ata,
ndërsa për të nuk po bën të njëjtën gjë. Kika përgjigjet se ai nuk e ka
bërë rolin e babait me askënd dhe Manal shprehet se ai është treguar më
i afërt me ata dhe ajo e lidh këtë fakt me origjinën e tyre. Kika thotë
se pavarësisht si është dukur, ai nuk është nisur nga origjina e
Valonit dhe Rezit në lidhje me afrimitetin e tyre, por me Valonin e ka
afruar sensi i humorit dhe lojrat që bënin madje shton se ai duhet të
kishte treguar më shumë kujdes ndaj Valonit dhe nuk e ka bërë, pasi ka
kërkuar që Valoni ta kuptojë vetë se si duhet të sillet. Kika shprehet
se ai e ka lënë Valonin të shprehet dhe pohon se ka gabuar që nuk ia ka
thënë disa gjëra më tepër. Ndërsa për Manalin thotë se ai ka vërejtur
që ajo është treguar shumë e kujdesshme ndaj Kikës, dhe kur ai ka
dashur të flasë me të, ajo i është përgjigjur se Kika donte t’a
provokonte. Manal shprehet se Kika e ka pyetur për disa gjëra në lidhje
me jetën jashtë që nuk duhen treguar. Kika thotë se Manal ka qënë shumë
e lirshme dhe aktive dhe nuk ka patur nevojë që ai t’i vërë në dukje
ndonjë gjë që nuk shkonte mirë e ajo e falenderon. Më pas Kika i tregon
që në fillim me Rezin nuk kanë arritur që të gjejnë ura komunikimi, por
më vonë kur kanë ardhur tek shtëpia e re janë afruar. Manal shprehet se
nga jashtë Kika i ka dhënë përshtypjen se është babai perfekt, por ai
duhet të flasë e të aktivizohet më shumë. Kika ndërhyn duke i thënë se
atij nuk i është dashur ndonjëherë t’i thotë Valonir të jetë origjinal,
pasi ai dinte të sillej vetë i tillë. Ajo përgjigjet se Valoni ishte më
ndryshe dhe e ka parë kur Kika i jepte ndonjëherë mendime, ai
nervozohej. Kika shprehet se ajo është vajzë e pjekur dhe është e aftë
t’i marrë vendimet vetë. Ndërsa për Rezin ai shprehet se disa herë nuk
i është dukur vetvetja, por më pas e ka njohur më mirë dhe i ka kërkuar
falje për mënyrat se si është sjellë me të. Manal shprehet se për
mendim e saj, asnjë nuk është vetvetja aty brenda. Kika i tregon se ai
ka mardhënie shumë të mira me Seldin që nga fillimi i lojës dhe po
ashtu me Erionin.
Kika shprehet se sipas tij, ajo nuk ka për të dalë nga shtëpia këtë
javë pasi ka qënë aktive,por çdo ditë duhet t’a shikojë si dita e
fundit dhe në të njëjtën kohë të mendojë që do të arrijë deri në fund.
Ai shton se të tre banorët që janë futur të fundit kanë sjellë freski
në shtëpi dhe përpara tyre duhet të dalin disa të tjerë.
Një letër për t’u shprehur, Erioni i pavendosur
Mandi u kërkon banorëve që të mblidhen në dhomën
e ndenjes pasi ka një komunikim nga Vëllai i Madh. Ai u tregon banorëve
se Vëllai i madh u jep mundësinë që ata t’i dedikojnë një letër një të
afërmi të tyre apo të shkruajnë dicka nga jeta e tyre, të cilën nuk e
kanë rrëfyer deri më tani, qoftë ky edhe ndonjë sekret. Mandi thekson
se letra duhet shkruar privatisht dhe nuk duhet komentuar mes tyre dhe
kanë një ditë kohë në dispozicion. Banorët vihen në mendime, ndërsa
Mandi i ndihmon me idetë dhe thotë se ata mund t’i kërkojnë dikujt
falje, apo dicka që nuk e kanë bërë më parë.
Ndërkohë që banorët janë të gjithë me letrat në duar dhe mendohen se
çfarë të shkruajnë, Erioni dhe Kika janë në dhomë. Erioni i thotë Kikës
që atij nuk i ka ardhur mirë kur Kika ka thënë që kapaciteti i Erionit
është t’a lërë fletën e bardhë. Kika mohon t’a ketë thënë këtë gjë dhe
Erioni shprehet se është e çuditshme që Kika ka kurajo që t’ia mohojë
fjalët në sy. Kika thotë se Erioni duhet të mendojë me mendjen e tij
dhe jo të dëgjojë fjalët e tij dhe e fton të shfaqë talentin e tij prej
psikologu. Erioni përgjigjet se talenti nuk shprehet vetëm me një letër
dhe Kika e pyet se çfarë ka ndërmend t’i shkruajë Bertinës. Erioni
habitet dhe e pyet se përse duhet me patjetër t’i shkruajë Bertinës,
pasi nuk ka çfarë t’i thotë në një letër sepse ia thotë në sy ato që
ka. Kika shprehet se nuk e ka parë Erionin të shprehë shumë gjëra dhe
ai përgjigjet se bisedat kanë qënë midis tij dhe Bertinës, dhe Kika nuk
ka patur nga t’i marrë vesh. Më pas Erioni shprhet se ka shumë njerëz
që do t’i dërgojë letër dhe nuk po vendos dot se kë të zgjedhë mes
tyre. Ai shton se ka dashur t’i shkruajë diçka Bertinës, por preferon
që t’ia thotë gjatë spektaklit të së shtunës. Erioni e pyet Kikën se si
shkruhet një letër dhe ai i përgjigjet me shaka që të shkruajë të
dhënat e tij personale duke filluar nga mosha dhe parametrat e tjerë
fizik. Erion përgjigjet se ai është djalë i ri dhe nuk ka pse të
nxjerrë lajmërime nëpër gazeta, pasi këto mund t’i bëjë dikush që është
i martuar dhe jo ai që është në gjëndje të mirë. Kika i përgjigjet se
atyre po u ikën koha kot dhe Erioni shprehet se ky është mendimi i tij.
Kika shton se Erioni po rri i përgjumur dhe nuk po di t’a shfrytëzojë
kohën, dhe Erioni i përgjigjet se ai vepron sipas mënyrës më të mirë që
vlen për të.
Miri, i fundit që merr vesh lajmin
Banori i vetëm që nuk e ka marrë vesh se cfarë ka ndodhur mes Seldit dhe Domenikës, është Jetmiri. Ai shpesh ka shkuar tek Domenika dhe e ka pyetur se cfarë ka, por ajo nuk i ka kthyer përgjigje specifike, por gjithsesi ai i ka dhënë mbështetjen nëse mund të bëjë dicka për të, pavarësisht se Domenika e ka refuzuar me mirsjellje. Në bisedat me Erionin dhe Hakiun, Miri ka menduar se ajo mund të ketë ndonjë problem familjar, por edhe nga djemtë askush nuk i ka dhënë përgjigje, pasi nuk e kanë ditur as ata. Erioni e ka marrë vesh lajmin duke e nënkuptuar nga biseda me të tjerët dhe ata ia kanë pohuar, ndërsa Hakiu ka biseduar me të dy të rinjtë, protagonistë të kësaj ndodhie. Ndërsa qëndron me Hakiun dhe Tatianën, Miri shpreh sërish se nuk e di se cfarë ka ndodhur me Domenikën. Tatiana e këshillon që të flasë me Seldin, por Miri shprehet se ajo është dicka që i përket Domit, pasi zarfi ishte për të. Të dy banorët i tregojnë se zarfi kishte lidhje si me Domin dhe me Seldin dhe ndaj nëse e pyet Seldin, ai do mund t’ia tregojë, por Miri shprehet se përderisa nuk i kanë thënë gjë deri tani kur ai i ka pyetur shpesh herë, ndoshta nuk duan të hapen me të. Erioni vjen bashkohet me ta dhe pasi kupton se për cfarë flitet, shprehet se është vetëm një shaka. Miri nuk jep asnjë mendim se ende nuk e di cfarë ka ndodhur. Erioni fillon t’i flasë rrotull e rrotull që ai ta kuptojë, por Miri nuk e kupton sërish. Ai shprehet se më e mira është se nuk ka të bëjë me sëmundje ose vdekje. Edhe Edi futet në bisedë duke e thënë troc se cfarë ka Domi. Miri nuk e beson dhe i bashkangjitet mendimit të Erionit se është gënjeshtër për 1 Prillin. Ai shprehet se i vjen keq vetëm se e mori vesh i fundit lajmin edhe pse u mundua të interesohej që në fillim për ta.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |