Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës për ish Jugosllavinë hodhi poshtë kërkesën për shtyrjen e mëtejshme të gjyqit për të dyshuarin për genocid, Radovan Karaxhiç, ish-udhëheqësi serb i Bosnjes.
Gjykata me seli në Hagë, tha sot se gjyqi do të rifillojë në 13 prill.
Radovan Karaxhiçi akuzohet se ka orkestruar mizoritë serbe gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje, përfshirë masakrën e vitit 1995 ku u vranë rreth 8000 burra dhe djem muslimanë në Srebrenicë.
Ai i mohon akuzat. Në fillim të muajit, në hapje të gjyqit të tij,
ai tha se masakra është një mit. Muslimanët, shtoi ai, i vranë vetë
njerëzit e tyre dhe pastaj fajësuan serbët për të fituar mbështetjen
ndërkombëtare.
Radovan Karaxhiçi, i cili ka marrë përsipër të
mbrohet vetë në gjyq, këmbëngul se është i pafajshëm.
Radovan Karaxhiçi u arrestua në Beograd në vitin 2008, pas një periudhe 13 vjçare si një personat më të kërkuar në botë nga drejtësia ndërkombëtare.
Komandanti i tij ushtarak gjatë kohës së luftës, Ratko Mlladiç, është ende i lirë.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |