Sot nė Big Brother 02.04.2010

Sot nė Big Brother 02.04.2010

Miri i interesuar për mendimin e publikut

Edi shkon të luajë me të tjerët, ndërsa Miri shkon në dhomën e gjumit dhe shtrihet për të fjetur. Pranë tij shkon edhe Manal e ndërsa bisedojnë, Miri interesohet për jetën jashtë shtëpisë së BB, se si i ka parë ajo banorët më parë nëpërmjet televizionit. Manal refuzon të tregojë duke u justifikuar se nuk i lejohet, pasi edhe ajo është një lojtare si ai. miri insiston me pyetjet e veta lidhur me Rezin, lidhjen e tyre, raportin me Enxhin dhe përshtypjet që jep ai jashtë, për publikun. Ai shprehet se të gjithë banorët e rinj, kur futen në shtëpi, shprehin opinionin negativ që kanë krijuar për të duke e ndjekur nga jashtë, madje edhe Rezarta e ka thënë këtë gjë fillimisht. Manal sërish nuk i tregon asgjë, por i thotë se ai i di më mirë gjërat edhe se vetë ajo apo publiku, pasi ai i di qëllimet e veprimeve të veta. Ajo shton se ndonjëherë, publiku nuk i kupton sjelljet e banorëve sepse nuk jetojnë në kushtet e tyre, ndërsa opinionin për Mirin, ajo preferon që t’ia thotë jashtë shtëpisë së BB. Ajo vetëm bën me xheste dhe Miri i interpreton se ajo ka krijuar përshtypjen se ai është edhe i bardhë, edhe i zi. Ajo e pohon, por ai i kërkon që t’ia saktësojë, pasi ai mund t’i interpretojë ndryshe nga ajo këto simbole. Manal shprehet se këto janë simbole ndërkombëtare e kanë vec një interpretim, por nuk e con më tej këtë bisedë edhe pse Miri insiston. Duke vazhduar bisedën, Miri tregon se bën dhe vepron atë që ndjen, pa ditur se si e percepton publiku. Manal ia kthen se ai duke vepruar në bazë të ndërgjegjes, ai mund të kuptojë se si i pret publiku sjelljet e veta. Miri shprehet se në bazë të ndërgjegjes ka bërë këto sjellje, pavarësisht se ndonjëherë ka gabuar, si cdo njeri tjetër dhe të paktën i ka kuptuar ato. manal e këshillon që ai të tregojë kujdes kur gabon e të sqarohet menjëherë, pasi me kalimin e kohës, ato transformohen në dëm të tij. Miri mendon se publiku nuk mund të keqkuptohet sepse i shikojnë në cdo minutë, pavarësisht se si mund të transformohen situata e ndryshme brenda shtëpisë. Manal shprehet se sado të përpiqet, ajo nuk mund të jetë e njëjta me atë që është jashtë, pasi vërtetë bën atë që ndjen e që do, por fillimisht e llogjikon.

Domenika-Seldi gjykojnë raportin Erion-Olta

Pasi përfundojnë lojën, banorët shkojnë të shtrihen për të fjetur. Domenika dhe Seldi shtrihen në një krevat dhe fillojnë të bisedojnë. Ata fillojnë të komentojnë sjelljen e Oltës ndaj Erionit dhe Bertinës. Domenika shprehet se nuk i pëlqen kjo lloj sjellje dhe nëse do ia bënte dikush asaj, nuk do ta toleronte. Ajo i jep disi te drejtë Bertinës për reagimet që kishte ndaj Oltës dhe Erionit dhe këtë gjë e thotë duke e vënë veten në pozitën e saj. Sipas saj, Olta e kuptonte se Bertina bëhej xheloze nga sjellja e saj e ndaj ajo (Olta), nuk duhej ta ekzagjeronte. Domenika shprehet se ajo vetë nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë për një djalë që ka një lidhje, edhe nëse do ta pëlqente apo për më tepër, ta bënte për lojë. Ajo gjykon edhe sjelljen e Erionit i cili i ka pranuar veprimet e Oltës edhe kur Bertina ka qënë ende në shtëpi e sipas saj, atij i pëlqen kështu. Të dy të rinjtë gjykojnë edhe sjelljen e fundit të Erionit që ka qëndruar shumë afër me Oltën, madje ka fjetur me të, pasi sipas tyre, duket sikur ai mezi ka pritur që të dilte Bertina duke treguar kështu mungesë respekti ndaj saj. Domenika shton se Erioni nuk ndjen për Bertinën sepse në të kundërt, do e ndjente mungesën e saj e jo të sillej kështu me një tjetër. Ajo mendon se nëse është lojë, nuk është aspak e bukur dhe Olta duhet të mjaftohej që arriti ta nxirrte nga loja Bertinën, por për ta, fajtori kryesor është Erioni dhe Seldi e quan atë “dudum”. Ata imagjinojnë Bertinë e cila i shikon këto veprime nga jashtë e të dyve u vjen keq për të. Domenika shprehet se midis femrave, gjithnjë duhet të ekzistojë respekti e pavarësisht ndjenjave, cdo gjë duhet menduar si për veten e ndaj nuk duhen bërë sjellje që për veten do të vinte keq. aAo mendon se është e tepruar edhe dëshira e të dyve, Oltës dhe Erionit, për të qënë miq me njeri-tjetrin, kur cdo xhest i vogël, ndikon keq në lidhjen e tij me Bertinën.

Historia e dhimbshme e Tatianës

Ndërsa disa luajnë, Tatiana diskuton me Seldin dhe Domenikën lojën e tyre për 1 Prillin. Ajo u kujton atyre se sa herë ajo bashkë me të tjerët u përpoqën që t’i gjendeshin pranë në këto momente të vështira, pa e ditur se ishte lojë, edhe pse kishin dyshime. Domenika ia kthen se kishte momente që ndjehej keq që po i mashtronte, por loja duhej cuar deri në fund e nuk mund të tërhiqej në një pikë ku të gjithë po e besonin se ishte e vërtetë. Domenika tregon se edhe kur ishte vetëm me Seldin, ata për këtë gjë flisnin dhe e trajtoni situatën sikur të ishte e vërtetë, që të dukej sa më reale. Tatiana duket serioze e deri diku e prekur dhe shprehet se ata nuk mund ta dinë vërtetë se si ndjehesh në një situatë të tillë. Sikurse edhe Manal, Seldi dhe Domenika binden se ajo duhet ta ketë kaluar një histori të tillë në jetën e sajë e këtë bindje ia shprehin hapur. Tatiana fillon të rrëfejë se edhe në letrën që ka shkruar, tregon këtë pjesë të jetës së saj që askush nuk e di. Ajo mendon që t’ua tregojë edhe dy banorëve dhe nis të rrëfejë istorinë e saj të dhimbshme për një shtatzani të padëshiruar që i kishte ndodhur ndërsa ishte 17 vjece. Ajo tregon se mendimi i parë sapo mori lajmin, ishite që të abortonte, nisur nga kushtet në të cilat jetonte, moshën minorene dhe pa babain e fëmijës pranë, por që mjeku nuk e lejoi. Tatiana tregon se pati probleme me shtatzaninë dhe duke bërë lindje të parakohshme, fëmija nuk arriti të jetonte. Ajo ndjehet në faj për këtë histori, pasi nuk është kujdesur mjaftueshëm për veten, edhe pse në fillim nuk e dinte këtë gjë. tatiana tregon se tashmë, pas kësaj historie, është bërë pjesë rutinë e jetës së saj që të kujdeset për veten, të bëjë kontrolle të herë pas hershme e të mbrojë veten nga shtatzanitë e padëshiruara apo edhe të mos ketë më vese të tilla si pirja e duhanit apo alkoolit . Të dyja vajzat fillojnë të flasin për metodat e ndryshme që mund të përdoren për planifikimin familjar. Tatiana i rikthehet sërish bisedës dhe historisë së saj dhe tregon se babai i fëmijës dhe familja e tij, nuk e dinë pasi kushtet ishin të atilla që nuk mund t’ia tregonte, madje edhe vetë e kishte harruar deri tani, që iu rikthye në mendje nga loja e Domit dhe Seldit.

Lojëra dhe argëtim

Argëtimi është një fazë kryesore në jetën e banorëve brenda shtëpisë. Si cdo mbrëmje, ata mendojnë se cfarë loje mund të organizojnë dhe këtë herë është radha për të luajtur me pantomime. Jo të gjithë banorët përfshihen në lojë, ku Miri dhe Edi nuk preferojnë të luajnë, por të bisedojnë me njeri-tjetrin. Banorët kanë gjetur një tjetër mënyrë për të luajtur me pantomime, duke i shkruar ato në një letër e të vendosura në ballin e lojtarëve, ndërsa skuadra tjetër duhet të spjegojë me gjeste fjalën, për t’ia bërë më të lehtë atyre zgjidhjen e lojës. Banorët luajnë për një kohë të gjatë, por në të njëjtën kohë nuk harrojnë të diskutojnë edhe për provën e kësaj dite, të cilën ata nuk arritën ta realizonin. Më pas, banorët vazhdojnë lojën me gjetjen e kryeqyteteve të shteteve të ndryshme, lojë e lënë përgjysmë që një natë më parë e cila gjatë ditës shpesh ka hapur debate mes tyre pasi të gjithë ngatërrohen me to. Një kureshtje ka shfaqur edhe përmbajtja e letrës që cdo banor duhet të shkruajë dhe ata diskutojnë mes tyre duke dhënë ide për përmbajtjen e saj. Disa nga banorët janë në dilemë duke pretenduar se nuk mund të shkruajnë ndonjë sekret apo histori tepër personale, pasi e dinë se letra do lexohet prej të tjerëve.

 

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek