Nga Besi BEKTESHI
Ka dashur zoti të na e mbushi ditën me
informacione të shumta dhe shpesh herë jashtë retorikës së problemit
kryesor që kemi...kutive ! Nuk ka asnjë dyshim që shqiptarët në këtë kohë, janë njerëzit që jetojnë
me shumë me telenovela dhe jo në televizione, por në jetën e tyre të
detyruar mediatiko-politike, sepse kështu ka shkuar puna me lidershipe
dhe sisteme politike në partitë që kanë rol parësor në Shqipëri. Sërish
po i kthehem virtualitetit si një pjesë e jashtëzakonshme e politikës në
Shqipëri. Çfarë mund të kenë të përbashkët tre çështje të trajtuara në
shtypin dhe televizionet tona ditët e fundit. Pra çfarë mund të kenë të
përbashkët, rrogat e deputetëve socialistë, nacionalizmat e ballkanasve
dhe propozimet për komisione ndërkombëtare për kutitë nga Rasmussen!? Më
interesantja është se deputetët socialistë, sipas një të përditshmeje,
nuk merrnin lekë nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk pajiseshin nga ky kuvend
me kartat e identitetit si deputet, nuk përfitonin privilegjet e qënies
deputet si shumat e karburantit, celularëve dhe për më tepër deputetët
kërkojnë pagën që nga muaji shtator, kur ka filluar kuvendi. Ky fenomen i
mos dhënies së pagës në pikërisht gazetën në fjalë interpretohej si
“persekutim” megjithëse në thonjëza nga Topalli, pikërisht për punën e
kutive. Pra socialistët është e vërtetë që kanë kërkuar pagat dhe lekët e
karburanteve dhe celularëve! Interesant kjo, shumë interesante. Por për
çfarë ti kenë kërkuar vallë? Pagën e deputetit e kanë kërkuar se kanë
marrë pjesë në sallë në mënyre të vazhdueshme që nga fillimi, pse kanë
marrë pjesë në prodhimin e ligjeve, aprovimin e tyre, pjesëmarrjes në
komisione, për çfarë vallë? Po i persekuton Topalli? Për çfarë, sepse
nuk po ju paguan rrogën që nga shtatori, dhe pse, sepse kanë dalë në
protesta për urdhër të PS-së, sepse kanë harxhuar karburant për të bërë
punët e PS-së dhe të veprimeve ekstraparlamentare? Pse duhet të paguhen,
sepse sa kanë hyrë kanë dalë, duke treguar se nuk e kanë seriozisht me
kuvendin dhe rregullat në të? Absolutisht nuk i di dhe as që dua të di,
mënyrën se si paguhen deputetë e Shqipërisë, por dembelët dhe ato që nuk
janë të pranishëm, por edhe që bëjnë punët e partisë (jashtë kuvendit)
me paret e qeverisë që ja merr popullit, nuk ka se si të përtypet si
fenomen. Ju duhet paguar rroga njerëzve që nuk betohen në kuvend dhe
mbasi betohen, përsëri kryejnë bojkot të kamufluar duke tallur
demokracinë dhe vetë kuvendin?!! Në fakt, do të ishte një gabim deri në
faj, po t’ju paguhet rroga njerëzve që nuk bëjnë asgjë ose më mirë,
bëjnë atë gjë që nuk do asgjë mbarë në këtë vend. Kuvendi i Shqipërisë
duhet t’ju paguajë celularët deputetëve që kryejnë dëshirat dhe urdhrat e
PS-së në cilësinë e bojkotit dhe atakimit të tij (kuvendit) në mënyrë
të vazhdueshme dhe aspak demokratike!!? Ky është edhe kulmi i
“persekutimit” që sipas atyre që kështu e konceptojnë demokracinë, duke
mos punuar, duke mos u angazhuar, dhe duke qenë “ostruksionistë” të
paguhen edhe kur nuk janë, dhe nuk punojnë. Normalisht janë kërkesa dhe
objeksione kot fare, të pa arsyeshme dhe të një natyre që shkon nga
përfitimi deri në mizerabilitet logjik. Por, po në këtë linjë, dhe
patjetër në të përbashkëtën e madhe, është edhe “plasja” e
nacionalizmeve idiotë ballkanikë. Një nacionalizëm në shovinizëm kot
fare dhe në mënyrë deçizive i pa logjikë deri në bubullimë shurdhuese.
Një kompani zhytësish grekë që këndon këngë shovene dhe me brenda
idiotizmin grek të viteve e viteve më përpara, në një festë përpara
Presidentit grek! Çfarë maskarade në shtetin e përkëdhelur politikisht
dhe financiarisht të Europës! Një demokraci që funksionon mbi baza
thirrjesh idiote dhe pa asnjë lidhje me vitin 2010-të! Kjo është edhe
stili grek i të bërit politikë kombëtare në sy të botës. Patjetër që në
mediat greke kanë reaguar, nga politika greke është reaguar, por edhe në
Shqipëri është reaguar dhe krahas protestave të drejta, është lejuar që
disa inkoshientë në petkun e një nacionalizmi shqiptar të digjet
flamuri grek. Mu duket vetja si palestinez, ndërkohë që Greqia është
mbajtësja e 700.000 shqiptarëve! Dikush i mëson dhjetë njerëz që të
djegin flamurë kombëtarë të vendit që e quajmë vënd mik dhe që merret me
integrimin e Shqipërisë në Europë! Pastaj fill pas këtyre “patriotëve
shqiptarë” me djegie flamurësh, dalin ca “shqiptarë minoretarë” që
kërkojnë Vorio-Epirin dhe bëjnë edhe ato maskaradën e tyre greke me
patriotizmin idiot grek, duke qenë shumë syresh normalisht shqiptar. Po a
ka më virtualitet dhe kotësi se sa kaq. A mund të ketë më shumë se kaq
kotësi politike dhe fqinjësie kote nga ana kombëtare? Një kompani
ushtarësh që këndon kot ose në mënyre idiote këngë të poshtra, tre
shqiptarë që djegin flamurin grek kot në këto momente dhe disa
minoritarë që kot fare kërkojnë vorio-epirin. Dikush thotë, nuk janë kot
këto gjëra! Por të gjithë e dimë që janë kot, megjithëse mund të kenë
një qëllim jo të kotë. E dimë mirë se si grekët dhe shqiptarët askush
nuk i pyet për të tilla nacionalizma dhe histeri idiotësh pa asnjë
kuptim europian. Kur nacionalizmin idiot dhe vrastar e kanë lënë Franca
me Gjermaninë që kanë lënë në fushën e betejës miliona e miliona të
vdekur...si ka mundësi që ne të bëjmë së bashku me grekët të “fortin” me
ligjet e Europës! Si ka mundësi!? Patriotizmin askush nuk mund t’ja
lejojë vetes ta lëshojë nga logjika dhe zemra e tij, por afshin
nacionalist dhe shovinist dhe sidomos grekët në rastin e fundit, nuk
duhet ta përdorin në asnjë rast dhe sidomos në institucionet e shtetit
të tyre.
E fundit si temë “kotësie” është edhe “detyrimi”, i një
prej socialistëve të mirë të PES-it ose Socialistëve Europianë, Poul
Nyrup Rasmussen që është edhe Presidenti i organizmit për pikërisht
propozimin e “komisionit PD dhe PS por edhe me ndërkombëtarë brenda”.
Megjithëmend që Rasmunssen nuk mund të ketë faj, sepse të vetët e
Shqipërisë, kushedi se çfarë i kanë thënë, por ama komision që deri dje
është kërkuar Parlamentar që të jenë socialistët dhe demokratët dhe
ndërkombëtarët, kjo ishte e magjishme. Duke ditur kërkesën ultimatum që
kërkon “kutitë” dhe duke ditur që kutitë nuk i lejon ligji të hapen,
Rasmussen nuk thotë hapni kutitë, por kërkon i shkreti ndërkombëtarët. E
jashtëzakonshme!! Është koha e kotësive dhe humbjes së vetë kohës! Me
të vërtetë është koha kur kotësitë dhe problemet e kota apo pa asnjë
vlerë për Shqipërinë, trajtohen dhe stërtrajtohen në mënyrë banale dhe
të turpshme. Qesharakë po bëhen edhe të huajt të cilët nuk dinë si ti
rregullojnë frazat, nuk dinë si ta fusin fjalën “kuti” në frazën e
tyre. Nuk dinë në se duhet përdorur apo jo, nuk dinë si të komportohen
me socialistët shqiptarë dhe liderin e tyre, i cili ka kutitë si “fanar
ndriçues” në të gjitha fjalitë, termat dhe marrëveshjet që për tipin që
ka, nuk janë marrëveshje, por janë “a merr vesh”. Kotësi simbolike me
deputetë që nuk vijnë në parlament dhe kërkojnë pagesa, kotësi me
nacionalizma në Greqi dhe pastaj edhe në Shqipëri, kotësi me kuti që
shoqërohet edhe nga ndërkombëtarët të cilët të impenjuar dashje pa
dashje nga ne, deklarojnë komisione tre palëshe kur mjafton vetëm një
palë të denoncojë dhe kutitë hapen. Zoti na ruajt për kotësitë e sotme,
që nuk bëjnë asgjë tjetër, por na zhvendosin në “without the necessary
land”, pikërisht në “tokën e panevojshme” që askush nuk mund, dhe nuk
duhet të preferojë.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |