Diskutim për tradhëtinë
Banorët vazhdojnë të qëndrojnë në kopësht duke marrë rrezet e fundit të diellit. Klodi është shprehur më parë që ai është zhgënjyer nga dikush dhe Mandi kërkon të dijë më tepër, por Klodi i thotë se ai nuk e ndjen të flasë në ato momente. Mandi përgjigjet se e kupton dhe nuk e shtyn të flasë. Klodi pas pak çastesh shprehet se atë e ka tradhëtuar partneri me shokun e tij të ngushtë. Mandi thotë se ai paska qënë njeri i keq, por Klodi i thotë që nuk ka të bëjë, ajo është çështje mendimi, ai ka bërë atë që ka dashur. Më pas Klodi pyet Kikën nëse e ka tradhëtuar ndonjë herë bashkëshorten me mendime dhe ai përgjigjet se me tradhëti ai kupton faktin që të kesh marrdhënie me dy persona njëkohësisht, ndërsa me mendje mund të tradhëtojnë të gjithë, dhe këtë mendin të Kikës e mbështet dhe Mandi. Domi ndërhyn dhe pyet e ka meshkuj që nuk tradhëtojnë dhe Kika përgjigjet se sigurisht që ka. Mandi dhe Klodi shprehen se me mendje tradhëtojnë të gjithë, por mund të ketë dhe ndonjë rast të veçantë. Më pas Seldi pyet Domin a ka femër që nuk tradhëton dhe ajo përgjigjet se ka. Seldi shprehet se shpreson të jetë kështu, ndërsa Klodi mendon se nëse tradhëton femra në një çift, do të thotë se mashkulli e ka detyruar të shkojë drejt kësaj zgjedhjeje. Kika shpreh se ai e konsideron të papranueshëm faktin që të kesh një bashkëshorte dhe të dashurosh dikë tjetër. Domi thotë se ajo nuk e pranon në asnjë mënyrë tradhëtinë. Erioni shprehet se mashkulli tradhëton për shkakun e femrës dhe Domi kundërpërgjigjet se në çdo rast, gabimin e paska femra. Klodi mendon se tradhëtia është një dobësi e trupit dhe Mandi shprehet se duhet të mendohesh mirë para se t’a finalizosh marrdhënien në martesë, që të zgjedhësh personin e duhur, në mënyrë që të mos krijohen boshllëqe që duhen plotësuar me persona të tjerë. Kika tregon se kur ai sheh ndonjë femër të bukur në rrugë, ia thotë bashkëshortes, por përsëri mendon që gruaja e tij është më e mira. Erioni i përgjigjet se ai nuk ka të drejtë, pasi nëse do t’a mendonte vërtet këtë, nuk do të thoshte që një femër i duket më e bukur. Erioni shprehet se kur ka qënë i lidhur me një vajzë, asnjë tjetër nuk i hynte në sy. Domi e kundërshton Erionin, duke i thënë se nëse një femër është e bukur, ajo është evidente dhe duhet pranuar.
Ngacmime buzë pishinës
Olta, Tatiana dhe Edi janë në kuzhinë pasi Olta
po lan enët dhe Tatiana po e ndidhmon. Po ashtu aty vjen dhe Mandi, i
cili do të bëjë kafe për vete dhe Olta i thotë se ajo do një kafe nga
dora e tij. Tatiana shprehet se Edi pi shumë kafe në ditë dhe ai
përgjigjet se e ka ndryshuar këtë zakon, që kur Tatiana i ka tërhequr
vëmendjen. Tatiana i thotë Mandit t’i hedhë shumë sheqer tek kafja
Oltës, pasi ajo ka nevojë të bëhet e ëmbël. Më pas Tatiana shprehet me
shaka se Edi flet gjithmonë pa kuptim dhe shton se ai që të shan, të
do. Edi dhe Tatiana përqafohen dhe ai thotë se përderisa po e përqafon
do të thotë se nuk e do. Mandi shprehet se Tatiana është intrigante dhe
ajo përgjigjet se po të ishte vërtet kështu, do t’i kishte plotësuar të
gjitha dëshirat që ka. Mandi thotë se është shumë vështirë për të
plotësuar dëshirat dhe ajo shprehet se do të mundohet që t’i realizojë.
Ndërkohë banorët e tjerë janë në kopësht dhe Seldi hidhet i pari në
pishinë. Më pas e ndjekin Domenika, Olta dhe Tatiana. Klodi e ngacmon
Erionin, duke i thënë që dhe ai duhet të hidhet në pishinë pasi Klodi
do t’a shikojë më mirë dhe Mandi hidhet e thotë se Klodi e ka idhull
Erionin. Seldi i thotë Eriont që duhet t’a marrë parasysh ofertën e
Klodit dhe Erioni përgjigjet se ia ka lënë rradhën disa të tjerëve
përpara dhe për më tepër Klodi nuk është tipit i tij. Erioni shton se
nëse Seldi do t’i thoshte të merrte parasysh Oltën, kjo është temë
tjetër. Seldi shprehet që mendonte se Erioni ka një histori që e pret
jashtë dhe Erioni shprehet se varet se për kë person e ka fjalën dhe më
pas shton që një person ekziston.
Seldi sfidë Jetmirit
Banorët kanë menduar që ditën e sotme të drekojnë
në kopësht dhe djemtë nxjerrin tavolinat jashtë. Përpara se të hanë,
ata luajnë me topa në kopësht. Olta, Seldi, Klodi dhe Domi janë më
aktivët gjatë lojës, ndërsa Kika del në kopësht dhe i këshillon të kenë
kujdes që të mos thyejnë ndonjë gjë. Në fillim ata që luajnë, mblidhen
rreth pishinës, por duke qënë se filluan t’i gjuanin topat shumë fort,
ata e ndërpresin lojën për disa çaste, deri kur Erioni hedh idenë që të
luajë me pasa dhe e vë në zbatim idenë duke luajtur me Oltën.
Ndërkohë Klodi dhe Edi janë në kuzhinë duke pregatitur pjatat për
drekën dhe më pas ata shtrojnë në tavolinat që kanë nxjerrë jashtë dhe
ulen të hanë.
Në të njëjtën kohë, Jetmiri sapo është zgjuar dhe qëndron vetëm në
kopësht larg banorëve të tjerë, duke u menduar. Në një moment ai çohet
nga aty dhe futet brenda në dhomë. Jetmiri shkon menjëherë tek krevati
i Kikës dhe nxjerr nga aty valizhet e tij, i merr me vete dhe i çon në
tualet për t’i fshehur. Në këto çaste, Seldi e shikon Jetmirin duke
transportuar valizhet dhe e shkon pas tij. Seldi e pyet nëse po i lë
valizhet e tij në tualet dhe Jetmiri pohon. Ata dalin të dy në kopësht
dhe Seldi kalon pranë tij duke thënë se do të shkojë brenda të kapë
ndonjë tjetër mat dhe Jetmiri i përgjigjet se veprimi i tij nuk kishte
lidhje me Seldin dhe ky i fundit thotë që nuk i bën vetëm Jetmiri këto
gjëra. Po ashtu Jetmiri shprehet se e di që Seldi ia ka bërë shumë herë
këtë veprim dhe Seldi i përgjigjet se mund t’ia bëjë dhe ai të njëjtën
gjë.
Seldi shkon në tualet, merr valizhen e Kikës që ia ka çuar Jetmiri atje
dhe e kthen aty ku e kishte. Jetmiri shkon pas tij në dhomë dhe shikon
që valizhja e Kikës është kthyer në vend dhe qesh me vete. Ata të dy
janë duke sfiduar njëri-tjetrin me lojra. Seldi kthehet në kopësht dhe
ia tregon banorëve ngjarjen. Kika shprehet se mesa duket Jetmirit nuk i
ka mbetur gjë tjetër për të bërë
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |