3.04.2010

3.04.2010

Diskutime për provën

Pas grupit të parë, radhën për të bërë provën e javës e ka grupi i dytë i përbërë nga Seldi, Manal, Hakiu dhe Erioni. Me të mbaruar grupi i parë, banorët fillojnë të komentojnë veprimet e tyre gjatë provës. Jetmiri i cili gjatë gjithë kohës u jepte udhëzime grupit të tij, tashmë po u jep këshilla edhe bnorëve të tjerë të cilët nuk kanë filluar ende të realizojnë pjesën e tyre të provës. Kështu grupi i dytë shkon të përgatitet për provën, ndërsa pjesa tjetër vazhdojnë të diskutojnë për përshtypjet dhe mënyrën e realizimit të provës. Ata thonë se kjo ishte shumë më e këndshme se provat e kaluara gjatë kësaj jave. Kështu edhe grupi i dytë realizojnë pjesën e tyre të provës dhe fillojnë të komentojnë edhe ata. Grupi i parë diskutojnë me njëri-tjetrin dhe thonë se ata e realizuan më mirë provën, dhe bëjnë thashetheme për grupin e dytë që sipas tyre u munduan që të përdornin hile dhe duke marrë edhe shembull nga grupi i parë arritën ta realizonin më shpejtë provën se sa ata. Ata komentojnë edhe pamundësinë e Edit për t’u ngritur në këmbë për të kafshuar mollën duke vlerësuar përpjekjet e tij të mundimshme. Pas disa minutash edhe grupi i tretë shkon të realizojë pjesën përkatëse të provës. Pasi edhe Olta, Klodi dhe Mandi realizojnë provën e tyre, të gjithë komentojnë veprimet e secilit gjatë provës. Pas një kohe të gjatë diskutimesh për provën e guximit, banorët vendosin që të luajnë kush me top dhe kush me lojra të tjera.

Prova e javës, faza e katërt

Pas disa minutash pritjeje banorët marrin zarfin me provën e javës. Ata hyjnë të gjithë brenda dhe jetmiri lexon zarfin. Kështu faza e katërt e provës së 10-të javore titullohet “Prova e guximit”. Gjatë kësaj prove të gjithë banorët do të shnërrohen në “Krimba”. Secili prej tyre do të mbështillet si një krimb dhe do të ecë barkas nga pika e caktuar nga Big Brother deri te stivi me mollë. Aty ata do të çohen në këmbë dhe do të kafshojë mollën. Prova do të konsiderohet e fituar vetëm atëherë kur ata do të arrijnë që të kafshojnë provën të mbështjellë. Për këtë pjesë të provës “Vëllai i Madh” i ka ndarë banorët në tre grupe. Grupi i parë që përbëhet nga Jetmiri, Domenika, Eduardi dhe Tatjana. Grupi i dytë përbëhet nga Seldi, Manal, Hakiu dhe Erioni, ndërsa Grupi i tretë ka si pjesëtarë Oltën, Mandin dhe Klodin.
Pasi lexojnë zarfin banorët fillojnë të komentojnë këtë provë dhe pasi bëhen gati, presin që prova të fillojë. Pas disa minutash prova fillon dhe është grupi i parë i pari që do të realizojë këtë provë, ndërsa pjestarët e dy grupeve të tjera i shikojnë duke pritur radhën e tyre. Me të filluar kjo provë shkakton të qeshura të shumta te të gjithë.

Histori dashurie

Tatiana pyet Jetmirin duke i thënë se a mendon ai që ndoshta lidhja e tij me Rrezin dhe mardhënia e tyre, bëri që Rrezarta të dilte jashtë BB. Jetmiri thotë se ai ndjeu diçka të fortë për Rrezartën dhe se kjo ndodhi në BB kjo nuk kishte shumë rëndësi. Tatiana pas kësaj fillon të tregojë për historinë e saj të dashurisë. Ajo thotë se njohu një djalë në një diskotekë dhe më pas krijoi një lidhje me të ku një pjesë të mirë të kohës kaloi shumë mirë pranë tij. Ajo tregon se u dashurua me këtë njeri, por historia e tyre ndryshoi kur ai i tregoi se ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Tatiana thotë se ka vuajtur shumë për këtë gjë, por vashdon që të jetë e dashuruar me të. Ajo thotë se u ndje shumë keq kur ai i tregoi për gruan dhe fëmijët, por nga dashuria e madhe që kishte për të, e kishtë takuar përsëri edhe pse e vuan faktin që ai ka një jetë pranë një personi tjetër. Manal pasi e dëgjon thotë se kjo nuk është e drejtë që t’i falësh zemrën dikujt dhe më pas të zhgënjehesh prej tij. Në bisedë ndërhyjnë Edi dhe Jetmiri të cilët thonë se kur dashuron një njeri arrin të bësh gjithçka për hirë të lumturisë. Manal kundërshton duke thënë se ajo nuk duhet që të kishte të njëjtën lidhje pasi mori vesh që ai ishte i martuar. Tatiana thotë se ajo mendonte që të mos e takonte më, por e dashuronte shumë dhe përsëri e takonte. Jetmiri i del në mbrojte Tatianës dhe tregon se për hir të ndjenjave edhe ai ka jetuar një histori të ngjashme dhe për të njerëzit janë të lirë të bëjnë atë që duan. Edi thotë se njëriu kërkon që të provojë shumë gjëra në jetë. Manal thotë se edhe ajo është dakort për këtë, por që ndonjëherë sipas saj duhet të mendosh me mendje jo me zemër. Edi i jep të drejtë Manal dhe thotë se nëse qëndron duke e kontrolluar pak pasionin, është mirë që të mendosh me qetësi që të mos lëndohesh. Tatiana fillon të flasë përsëri për historinë e saj. Edi i thotë nëse Tatiana e ka menduar ndonjëherë veten në vendin e gruas së atij personi. Tatiana i thotë se ajo e ka menduar veten në vendin e gruas së tij, por nga dashuria që ndjen nuk e largon dot atë njeri nga vetja e saj. Menel i thotë Tatianës se ajo duhet të dojë më tepër veten e saj sesa një njeri tjetër, aq më tepër kur ai njeri të mashtron. Edi dhe Manal thonë që më e mira e mundshme është që të mësohet nga gabimet. Më pas biseda e tyre vazhdon në dhomën e gjumit

Tati: “Edi nuk flet”

Pasi Jetmiri shpjegon sjelljet dhe veprimet e tij, pyet Tatianën për mendimin që ka ajo për Edin. Tatiana thotë se ajo nuk ka përshtypje të keqe për Edin, por nuk mund të ketë një përshtypje të caktuar për të pasi sipas saj ai nuk flet, vetëm rri. Tatiana pyet Edin se si mendon ai për këtë që ajo sapo tha. Edi i thotë se po shikon që edhe ajo po flet njëlloj si të tjerët. Tatiana i thotë se nëse këtë gjë e thonë të 10 banorët e tjerë, kjo do të thotë se gjysma e këtij mendimi është e vërtetë sepse ndonjëherë gjërat edhe ekzagjërohen pak. Tatiana përpiqet që të mos e lëndojë Edin me fjalët e saj, por mundohet që t’i sqarojë më tepër faktin se përse ajo ka këtë mendim për të. Tatiana thotë se Edi flet me të, por kur bëhët fjalë për biseda mes shumë banorëve të tjerë ai distancohet, nuk merr pjesë në debate e diskutime. Ajo thotë se edhe ajo ka shumë raste që rri e heshtur dhe nuk merr pjesë në diskutime, gjërat që nuk i interesojnë edhe ajo preferon që të mos t’i komentojë. Edi e pyet se cilin ka parë ajo tjetër që nuk flet në shtëpi,apo ai është i vetmi dhe Tatiana i thotë se ai nuk reagon kur të gjithë të tjerët diskutojnë, por kjo gjë i ndodh edhe asaj. Tatiana thotë se ndoshta Edi ka folur gjatë dy muajve qëndrimi në shtëpi, por këto nëntë ditë që ajo jeton në shtëpi, ka vënë re që Edi nuk flet shumë, por që ai nuk lodhet se shpjeguari asaj diçka që ajo nuk e kupton, ndryshe nga banorët e tjerë. Këtë gjë Tatiana e vlerëson shumë tek Eduardi. Aty ndodhet edhe Manal dhe Miri i cili i thotë Tatianës se ajo e ka të drejtën që të pyesë banorët dhe t’u kërkojë shpjegime për fjalët që nuk kupton, ndërsa ata janë të detyruar t’i japin sqarime pasi po jetojnë në një shtëpi. Miri thotë se kjo është një mungesë edukate ndaj saj, por Manal ndërhyn dhe thotë se ata thjesht nuk duan që t’u shpjegojnë fjalët që nuk i kuptojnë. Tatiana thotë se ajo nuk e sheh si mungesë edukate këtë veprim dhe kur ka diçka që nuk e pëlqen e thotë në sy në një moment. Jetmiri e ngacmon vajzën dhe Tatiana thotë se gjëra të tilla i sheh si vogëlsira dhe nuk u vë rëndësi.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek