Ju a mirëkuptoj hallin zoti ambasador i Gjermanisë, në këtë mision të diplomacisë sodomike ku ju tërhoqi kolegu amerikan

Ju a mirëkuptoj hallin zoti ambasador i Gjermanisë, në këtë mision të diplomacisë sodomike ku ju tërhoqi kolegu amerikan

Nga Kastriot Myftaraj



I nderuar z. Borchard!

Unë besoj se edhe ju jeni dakord me mua se nuk ju takonte ju që të shkonit në Lezhë, së bashku me ambasadorin amerikan, në pelegrinazhin për nder të homoseksualit Klodian,

por ky nder i takonte kolegut tuaj holandez. Se tekefundit, në Big Brother ambasadori amerikan ishte së bashku me atë holandez. Unë jam i sigurt se ambasadori holandez do të kishte dashur shumë që të shkonte në Lezhë për një kauzë të tillë, së bashku me kolegun amerikan. Por ishte ambasadori amerikan ai që nuk e mori vete, pas atij gjesti që bëri ambasadori holandez atë ditë që ishte ulur në krah të ambasadorit amerikan në Big Brother. Siç e pamë të gjithë në ekran, në momentin që ambasadori amerikan deklaroi se ishte shumë i prekur nga vetëdeklarimi i Klodit si homoseksual, ambasadori holandez me një vështrim kuptimplotë i vuri dorën në gju kolegut amerikan. Pas kësaj ambasadori amerikan nuk mund të shkonte në Lezhë me ambasadorin holandez, se do të qeshte gjithë Lezha me ta. Prandaj ambasadori amerikan, ju thirri ju zoti Borchard.
Unë e di se ju nuk e pëlqyet ftesën e kolegut amerikan, por jeni i detyruar t’ i bindeni, se ftesa ju erdhi nga kolegu i vendit që mban të pushtuar ushtarakisht vendin tuaj prej 65 vitesh. Edhe sot, 20 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur ushtria ruse është tërhequr jo vetëm nga ish-Gjermania Lindore, por edhe nga Polonia, ish-Çekosllovakia, vendet balltike, Ukraina, Hungaria, 80% e trupave të amerikane të cilat gjenden në Europë në kuadrin e NATO-s janë në Gjermani dhe Itali, në dy vendet që kanë humbur Luftën e Dytë Botërore. Nga kush e mbrojnë Gjermaninë trupat amerikane atje? Është e qartë se Gjermania është një vend i pushtuar nga SHBA-të. Prandaj, unë e mirëkuptoj hallin tuaj, z. ambasador i Gjermanisë.
Ju, zoti Borchard, sigurisht që e dini përse ambasadori amerikan ju bëri pikërisht juve nderin e dyshimtë që ta shoqëronit në këtë mision të diplomacisë sodomike në Lezhë. Por shqiptarët nuk e dinë, prandaj duhet t’ ua them unë. Ju z. Borchard ishit në krah të kolegut amerikan në Lezhë, se ju jeni përfaqësues i Gjermanisë, vendit ish-fashist, i cili humbi Luftën e dytë Botërore. Curzio Malaparte, studiuesi dhe shkrimtari i njohur, autori i librit të famshëm, «Teknikat e grushtit të shtetit», në librin e vet me kujtime dhe përsiatje nga Lufta e Dytë Botërore, me titull «Lëkura» shkruan se kishte një lidhje kurioze me antifashizmit dhe homoseksualizmit, madje ai tregon se një oficer amerikan i ka thënë në përfundim të Luftës së Dytë botërore:
Po nis të besoj që pederastët janë të vetmit që kanë fituar luftën.(Curzio Malaparte: «Lëkura», Shtëpia botuese «OMSCA-1», Tiranë 2002, f. 151)
Në të njëjtën kohë që oficer amerikan thoshte këto fjalë, në Zelandën e Re, një filozof çifut i ikur nga Europa, ishte duke përfunduar një libër me titull «Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj». Në këtë libër, Popper, duke bërë një paralele historike na thotë se madhështia e Athinës së Lashtë arriti kulmin atëherë kur Sokrati dhe sofistët u deklaruan luftë të gjitha normave morale tradicionale dhe filluan të nxitin të rinjtë që të jepen pas veseve, duke përfshirë edhe homoseksualizmin, për të qenë të lirë. Këtë model të shoqërisë që mohon moralin i propozon botës moderne Popper, i cili gjithashtu ishte një homoseksual. Popper hartoi një doktrinë që i duhej një elite botërore për të zbatuar një agjendë të sodomizimit të botës, në mënyrë që bota të sundohet më lehtë, në epokën që Zbigniev Brzezinski, një tjetër ideolog i kësaj elite, e quan «zgjimi politik masiv», në rang global. Në Shqipëri po eksperimentohet zbatimi i kësaj agjende nga Soros, i cili ka hapur këtu një fondacion që bazohet në filozofinë e Popper. Jo rastësisht, Popper dhe Soros janë çifutë, z. Borchard. Kjo ndodh se agjenda në fjalë është përpunuar nga një elitë çifute, në zemër të së cilës janë familjet Rothchild dhe Rockfeler.
Unë besoj në këtë teori konspiracioni z. Borchard, se nuk ka shpjegim të arsyeshëm për shumë ngjarje që ndodhin.  Para disa ditësh isha i ftuar në emisionin Top shoë, në Top Channel, ku u diskutua për teoritë e konspiracionit. Atje thashë se unë besoj atë që kanë thënë zyrtarisht vendet anëtare të koalicioneve që luftuan kundër Gjermanisë në dy luftrat botërore, pra se Kajzeri Ëilhelm II dhe Hitleri donin të sundonin botën, prandaj SHBA dhe vendet e tjera antifashiste hynë në luftë kundër tyre. Kjo nuk konsiderohet antigjermanizëm. Por përsë, pyeta unë, konsiderohet antihebraizëm («antisemitizëm» nuk është term i saktë se përfshin vetëm të bardhët që janë kundër çifutëve), nëse thua se edhe elitat çifute kanë bërë konspiracion për sundimin e botës, pra se janë mbledhur disa çifutë dhe kanë hartuar Protokollin e Pleqve të Zionit? Pse bota duhet t’ i japë këtij populli një status absolutist moral?
Drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, bëri detyrën e tij, duke më bërë oponencën, me fjalët se: Por nëse për Gjermaninë është thënë se donte ta sundonte botën në periudhën e dy luftrave botërore, për çifutët kjo është thënë për një kohë shumë të gjatë në histori.
Dudushi kishte të drejtë zoti ambasador, dhe pyetja që ai bëri hapi një temë interesante, por që nuk mund të vazhdonte të trajtohej në atë emision. Është e vërtetë se teoria e konspiracionit çifut është shumë e shtrirë në kohë, por ama edhe çifutët kanë një specifikë në krahasim me gjermanët dhe kombet e tjerë. Çifutët janë i vetmi komb historia e të cilëve, e shkruar prej vetë atyre, është shndërruar në fe të një pjese të madhe të njerëzimit, duke qenë se është në bazë të krishterimit, me Testamentin e Vjetër dhe atë të Ri. Ne joçifutët mësojmë në librat e shenjtë se çifutët janë populli i zgjedhur i Zotit, të cilit i është thënë nga Zoti se do të sundojë mbi të gjithë popujt, ne mësojmë bëmat e prijësve dhe mbretërve çifutë, Abrahamit, Isakut, Moisiut, Davidit, Solomonit, dhe të gjitha këta ne i shohim në mënyrë metaforike, por për çifutët ajo është vetë historia e tyre, dhe ata nuk mund ta përjetojnë njëlloj si ne. Unë imagjinoj z. ambasador, sikur historia shqiptare të ishte fe e botës, sikur në librat e shenjtë të thuhej se ilirët (paraardhësit e shqiptarëve) të qenë populli i zgjedhur i Zotit, dhe mbretërit ilirë, Hylli, Bardhyli, Batoni, Agroni, Glaukia, Pirro, Teuta, Genti të qenë profetë. A do të kisha faj unë nëse do të kisha idenë se shqiptarët duhet të sundojnë botën dhe duhet të bëjnë konspiracione për këtë? Pra, teoritë e konspiracionit për çifutët janë kaq jetëgjata në histori, se çifutët janë i vetmi popull që e kanë bërë historinë e tyre fenë e tyre.
Nuk është e rastit z. ambasador, që Perandoria Romane, në kohën që u bë shumë tolerante me popujt e pushtuar, duke u shndërruar në qytetërim global, shkatërroi në mënyrën më mizore vetëm një popull çifutët, të cilët i dëboi nga vendi i tyre. Në emisionin ku isha unë i ftuar, ishte dhe Erion Veliaj (miku juaj i imponuar nga prokonsulli amerikan), u shpreh se, derisa që çifutët, e kanë pasur të ndaluar të merren me shumë profesione, ndërsa të krishterët e kanë pasur të ndaluar nga librat e shenjtë që të merren me huamarrje, atëherë çifutët u morën me menaxhimin e parasë, pra jepnin hua me kamatë, dhe prej këtej doli miti i hebreut fajdexhi. Erion Veliaj thotë ato gjëra që ja kanë mësuar në manualet e Sorosit. Por, lind pyetja, ku i gjetën çifutët paratë që merrnin hua? Dhe librat e shenjtë a nuk i kanë shkruar vetë çifutët? Pra, kanë qenë çifutët ata që me dinakëri u ndaluan të krishterëve të merren me menaxhimin e parasë, duke ua lënë këtë gjë çifutëve! Dhe kështu çifutët u bënë zotëruesit e bankave të mëdha të botës dhe janë ende të tillë. Kur Richard Nixon bënte fushatë për t’ u bërë president i SHBA-ve, ai deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në veçanti, duhet të fillojë nga heqja e sekretit banker në Zvicër dhe u betua se sa të zgjidhej president do ta detyronte Zvicrën që ta anulonte sekretin banker. Nixon u bë president dhe tentoi që ta bëjë vërtet këtë gjë, por në vend të sekretit bankar të Zvicrës, ra presidenti i SHBA, me skandalin e Ëatergate, të sajuar nga media amerikane e kontrolluar nga çifutët pas të cilëve qëndronte elita financiare çifute ndërkombëtare, e cila prekej nga rënia e sekretit banker të Zvicrës.
A nuk është e habitshme z. ambasador, që pikërisht nga çifutët, populli i cili e ka shndërruar historinë e vet në fenë e vet, kanë dalë kaq shumë studiues të çështjeve nacionale, si Ernest Gellner, Eric Hobsbawm, Hannah Arendt, Karl Popper etj., të cilët elaborojnë teori se kombi është një fenomen modern, i cili ka lindur pas krijimit të shtetit, dhe se ekzistenca historike e kombit është thjesht një mit, një komunitet imagjinar, se individi me identitet nacional është krijim i shtetit-komb. Ironia është se këta studiues të zellshëm çifutë nuk e kuptojnë se kështu bëhen mohues të Holokaustit, se nëse kombet nuk kanë ekzistuar para krijimit të shtetit, atëherë edhe kombi çifut nuk ka ekzistuar para vitit 1948, kur u krijua shteti i Izraelit, ashtu siç nuk kanë ekzistuar individët me identitet nacional çifut. Kështu që Holokausti nuk ekziston, se nazistët nuk kanë vrarë çifutë, por njerëz që i imagjinonin si çifutë, dhe që vëtëimagjinoheshin si çifutë, por që në fakt nuk qenë të tillë. Pothuajse të gjithë ata që u vranë gjatë Holokaustit nuk flisnin hebraishten që më pas u bë gjuha e shtetit çifut. Pra, Holokausti është një mit që duhet destruktuar, sipas shkollës së destruksionit të mitit, të çifutit Derrida, që e zbatojnë sorosianët në Shqipëri për të destruktuar historinë e Shqipërisë dhe figurat qendrore të saj, si Skënderbeu.
Zoti Borchard, para tre vitesh, këtu në Tiranë asistova, i paftuar nga kurrkush, në një ceremoni, në kodrat pranë liqenit artificial, një ceremoni e bërë me rastin e rivarrimit të eshtrave të ushtarëve gjermanë të vrarë në Shqipëri, në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe ish-ushtarë gjermanë të cilët kishin qenë në Shqipëri në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Për mua ishte njëlloj sikur të bëja një udhëtim pas në kohë, se unë kisha besuar se do t’ i shihja këta njerëz në jetën time, po aq sa do të shihja  ushtarët e Karlit të Madh. I shikoja ata burra dhe mendoja se pak ditë para ceremonisë kisha parë një film amerikan ku tregohej sesi në një bunker sekret disa shkencëtarë nazistë zbatonin një projekt për ringjalljen si zombie të ushtarëve gjermanë të vrarë në luftë, dhe se si një komando speciale e vendeve të koalicionit antifashist shkoi t’ i asgjësonte këta zombie gjermanë dhe luftoi me ta. Filmi ishte kuintesenca e demonizimit që studiot kinematografike amerikane me pronarë çifutë, i bëjnë prej 65 vitesh kombit gjerman.
Unë z. ambasador nuk kam bindje fashiste (nuk do ta kisha për gjë ta pohoja nëse do t’ i kisha, se nga kjo nuk do të më pritej ndonjë rrogë në ndonjë ambasadë antifashiste), por kur i pashë ata ish-ushtarë gjermanë në Tiranë, u indinjova për standardet e dyfishta me të cilat është bërë historia. Nëse standardet do të jenë të njëjta, atëherë do të thuhet se Rajhu i Tretë bëri luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, që ishte Kominterni, ekuivalenti i Al Qaeda, dhe shtetit që e sponsoronte atë, Bashkimit Sovjetik (ekuivalenti i Afganistanit të talebanëve). Komunizmi dhe fundamentalizmi islamik ngjajnë se të dy kërkojnë përmbysjen me dhunë të sistemit shoqëror, dhe zëvendësimin e tij me një diktaturë mizore. Sa për Holokaustin z. ambasador, pse duhet që ai të mos trajtohet njëlloj si shfarosja e indianëve në SHBA. Kështu që edhe Holokausti ta cënojë reputacionin e Rajhut të Tretë, po aq sa shfarosja e indianëve cënon reputacionin e Amerikës demokratike.
Unë zoti ambasador e pëlqej shumë atë që quhet histori kundërfaktuale, pra kur imagjinohet si do të kishte shkuar historia sikur një ngjarje e caktuar të kishte ndodhur ndryshe. Le të imagjinojmë si do të kishte shkuar historia sikur Rajhu III të kishte fituar luftën kundër Bashkimit Sovjetik, dhe Lufta e Ftohtë të kishte qenë mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe nga njëra anë dhe Gjermanisë e Japonisë nga ana tjetër. Ndërsa në vitin 1989, në vend të bllokut sovjetik të qe shpërbërë Rajhu i tretë, pra vendet e pushtuara nga Gjermania të qenë shkëputur prej saj. A do të kishte qenë më mirë, apo më keq për Europën. Unë jam i sigurt se për vendet që ranë nën sundimin ruso-komunist do të kishte qenë shumë më mirë, sikur të kishin qenë nën sundimin gjerman nazist deri në 1989. Historia ka treguar se tranzicioni nga vendet me regjim fashist ka qenë shumë më i lehtë se ai nga vendet me regjim komunist, dhe shembull për këtë është Kili, i cili kur doli nga sundimi i Pinoçetit qe vendi me ekonomi më të zhvilluar e stabilizuar në Amerikën latine, dhe vendi ku shteti funksiononte më së miri.
Zoti Borchard, unë e di se ju nuk jeni entuziastë me miqtë që jeni i detyruar të keni në Tiranë dhe se në rrethana të tjera ne të dy mund të kishim qenë miq të mirë, dhe të bisedonim për këto çështje, por kështu mori kursi i historisë. Kur pashë para tre vitesh ata ish-ushtarët gjermanë të Luftës së Dytë Botërore, z. ambasador, m’ u kujtua një ngjarje që ma tregonte babai im. Përshtypja më e thellë e fëmijërisë së tij, ishte krijuar kur kishte parë një oficer gjerman, djalë shumë i ri, shtatlartë, që ecte përmes sheshit të qytetit, në kohën që bombardonin aeroplanët britanikë. Oficeri gjerman ecte me hap ushtarak nën zhurmën e shpërthimit të bombave, ndërsa njerëzit qe qenë futur skutave e shikonin me habi dhe admirim. Babai im, i cili ishte rrasur në hyrjen e një bodrumi kujton se oficeri gjerman e vështroi për një çast të vetëm, buzëqeshi dhe pa e ndalur hapën futi dorën në xhep, nxori një çokollatë dhe ia hodhi. Unë z. ambasador, kisha detyrim të isha në ceremoninë e mbajtur në Tiranë me rastin e rivarrimit të ushtarëve gjermanë, edhe për të nderuar këtë oficer. Kushedi se si shkoi fati i tij, ndoshta shpëtoi, ndoshta ishte atë ditë mes ish-ushtarëve gjermanë që kishin ardhur në Shqipëri, për të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit. Do të kisha dëshirë që këtë histori t’ ua kisha treguar ish-ushtarët gjermanë të cilët qenë atë ditë në Tiranë, se mos ndoshta kishte qenë ndonjëri prej tyre ai oficer. Por unë pata kohë vetëm t’ u shtrëngoj dorën dhe kjo mu duk mjaft.
Zoti ambasador, kur dal shëtitje në parkun e qytetit, ndalem ndonjëherë pranë varrezës së ish-ushtarëve gjermanë, dhe vë për nder të tyre këngën e tyre të preferuar:
Vor der Kaserne
Vor dem grosen Tor
Stand eine Laterne
Und steht sie noch davor
So woll'n wir uns da wieder seh'n
Bei der Laterne wollen wir steh'n
Wie einst Lili Marleen.
Wie einst Lili Marleen

 


GAZETA SOT
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek