Letrat e panjohura tė Nėnė Terezės dhe zanafilla e karizmės sė saj

Letrat e panjohura tė Nėnė Terezės dhe zanafilla e karizmės sė saj

Një fat i çuditshëm ai i Nënë Terezës. Qysh kur ishte gjallë, por edhe më shumë pas vdekjes, fama e saj e madhe, rrallë është shoqëruar me një kuptim real të identitetit dhe të arsyeve më të thella mistike, të misionit të saj, shpesh dhe me shumë dëshirë të kufizuar brenda një horizonti të ngushtë humanitar apo retorikisht nacionalist.
Kjo shpjegon habinë e përgjithshme, me të cilën janë pritur letrat e shkruara prej Nënë Terezës, drejtuar etërve të saj shpirtërorë, të botuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2007 dhe, prej të cilave, në janar të 2008-ës, ka dalë edhe një përkthim në italisht. Këto letra, të mbetura të panjohura për publikun e gjerë deri më sot për vullnet të Nënës, e cila, madje, do të kishte dashur t’i digjte të gjitha, dëshmojnë me saktësi zanafillat shpirtërore të karizmës së saj dhe vuajtjen e thellë të brendshme, që ka shoqëruar krejt zhvillimin e tyre, deri me vdekjen e të Lumes. Në to gjejmë në fakt shprehje shumë të forta si këto:

«O Zot, Hyji im, kush jam unë që Ti të më braktisësh? Bija e dashurisë Sate, që tani është bërë si më e urryera, si një e hedhur tej, pasi Ti nuk e do atë. Unë thërras, unë kapem, unë dua... dhe askush nuk përgjigjet, nuk është askush, tek i cili mund të kapem, jo, askush. Jam vetëm. Errësira është kaq e dendur dhe unë jam vetëm, e padashur, e braktisur. Vetmia e zemrës që e kërkon dashurinë është e padurueshme. Ku është feja ime? Edhe në thellësinë time, brenda, nuk ka asgjë përveç boshllëkut dhe errësirës. Hyji im, sa e dhimbshme është kjo vuajtje e panjohur. Të bën të vuash pa pushim. Nuk kam fe».

Bëhet fjalë për një «errësirë të dhimbshme», që buron nga përvoja e kundërshtive mes dëshirimit të thellë të Hyjit.

«E megjithatë të mos jesh e dashur nga Hyji, e mospranuar, e zbrazur; s’ka fe, s’ka dashuri, s’ka zell. Shpirtrat nuk ushtrojnë asnjë tërheqje. Parajsa nuk ka asnjë domethënie për mua, më duket një vend i zbrazët. Nuk ka asnjë domethënie për mua kur mendoj, më duket një vend i zbrazët».
Dhe kundërshtia bëhet e tillë sa, - shton Nënë Tereza, - «i kuptoj pak dënimet e Ferrit, pa Hyjin». Këto dhe shprehje të tilla, që vazhdimisht përdoren në letrat e saj, kanë turbulluar besimtarë dhe jobesimtarë, në mënyra të ndryshme, por për të njëjtën arsye, meqë të dy janë të bindur se ndodhen përballë një krize dramatike dhe fatale feje, të aftë për të vënë në pikëpyetje identitetin e krishterë të Nënë Terezës. Në realitet, të gjithë ngatërrojnë fenë e krishterë me zotërimin e një sigurie psikologjike apo ideologjike.

Një traditë e gjatë mistike

Ajo që sapo është pohuar nga Nënë Tereza, duhet të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë që ka provuar vetë Jezusi në kryq kur thërret: “Hyji im, Hyji im, përse hoqe dore prej meje?”. Bëhet fjalë për një përvojë shpirtërore ku Biri, është ndier i braktisur dhe i mospranuar nga Ati, duke jetuar kështu për dashurinë tonë në veten e vet, i pafajshëm, braktisjen e Hyjit fajësisht të jetuar nga mëkatarët dhe, duke na hapur neve në këtë mënyrë, një udhë për rizbulimin e dashurisë së Atit në jetët tona. Në historinë e mistikës së krishterë, kjo përvojë është zhvilluar në mënyrë të veçantë, pikërisht në fillim të epokës moderne, me Shën Gjonin e Kryqit, mistikun e madh spanjoll që në shek. XVII reformoi, së bashku me Shën Terezën e Avilës, rregullin karmelitan.
Ai e ka kuptuar dhe e ka përshkruar si një përvojë shpirtërore, gjatë së cilës realizohet një pastrim i dhimbshëm dhe progresiv dashurie, të cilit hiri hyjnor, ia nënshtron shpirtin njerëzor, që ka ndjesinë e një largësie të thekët të Hyjit, e të qenit e braktisur dhe e mospranuar prej Tij, e të gjendurit në një natë të errët, fundin e së cilës nuk e sheh aspak. Në fund të shek. XIX, kjo lloj përvoje shpirtërore, është jetuar me një intensitet të veçantë nga një vajzë e re karmelitane franceze, Shenjta Terezë e Jezusit Fëmijë, në një kontekst kulturor thellësisht të shënuar nga ateizmi materialist dhe pozitivist. Kur u sëmur nga tuberkulozi, Pashkën e vitit 1896, muajt e fundit para se të vdiste, më 30 shtator të 1897-ës, ajo provoi jo vetëm tundimin për t’u vetëvrarë, por edhe atë lidhur me fenë dhe me vetë ekzistencën e Hyjit, siç dëshmojnë dorëshkrimet e saj, ku gjejmë shprehje si: «Unë duhet t’ju dukem një shpirt për të cilin velloja e fesë gati është shqyer, dhe në fakt... është bërë një mur që ngrihet deri në qiell dhe mbulon kupën me yje» dhe nga dëshmia e motrës së saj, eprore e manastirit, së cilës Tereza i besoi mes të tjerave edhe:
«Sikur ta dish se çfarë mendimesh të frikshme më mundojnë! Lutu për mua, me qëllim që të mos dëgjoj djallin, i cili dëshiron të ma mbushë mendjen për rrenat e tij. Është arsyetimi i materialistëve më të këqinj që i kundërvihet shpirtit tim […]. O Nëna ime, mund të kihen mendime të tilla kur duhet kaq shumë Hyji i mirë! Në fund, i ofron këto mundime kaq të mëdha që të marr dritën e fesë për mosbesimtarët e shkretë, për të gjithë atë që largohen prej gjërave që beson


stop paditueise
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek