Raport Domenika – Seldi
Mandi fillon të pyesë Domenikën se si ka filluar lidhja e saj me Seldin. Ai tregon se i është krijuar përshtypja se ka qënë ajo që i ka shprehur ndjenjat e para Seldit, por Domi e mhon këtë gjë dhe refuzon të tregojë pasi mendon se Mandi ka biseduar tashmë me Seldin për këtë temë. Mandi pranon se kjo ishte përshtypja e tij, ndërsa me Seldin nuk ka folur me hollësi. Ai fillon ta ngacmojë duke i imituar Domin në momentet kur i shprehete dashurinë Seldit, por Domenika e kundërshton dhe i thotë se ai nuk është versioni i saktë i historisë. Mandi e kupton se ka qënë Seldi ai që ka hedhur hapin i pari, por vazhdon të ngacmojë Domenikën dhe i thotë se nëse Seldi s’do kishte guxuar i pari, atëherë ajo do rrinte pa i shprehur ndjenjat e saja. Sipas Domenikës, nëse Seldi nuk do ishte shprehur i pari, do e kishte bërë ajo kur ta ndjente se do kishte ardhur momenti i duhur. Mandi insiston të dijë se si filluan ndjenjat e saja dhe ajo tregon se Seldi ia kishte sjellë rrotull se e pëlqente, por nuk ia kishte thënë tamam e aty filloi edhe ajo të ndjente. Domi tregon se i pëlqente mënyra si silleshin, si flisnin, si bënin shaka. Mandi mendon se Seldi ka më shumë ndjenja se ajo, të paktën i shpreh më shumë, por Domenika tregon se ajo vë re edhe veprime e mendimet e tija dhe kjo nuk do të thotë se Seldi e do më shumë se ajo, sic pretendon Mandi. Ajo tregon se edhe ata kanë patur uljet dhe ngritjet në lidhjen e tyre. Seldi ndërhyn dhe thotë se ai dashurinë e ka treguar edhe me shikimet ndaj saj, por Domi mendon se përvec shikimeve që kanë shprehur dashurinë, ai e ka parë edhe ndryshe, ndërsa Seldi e mohon këtë gjë. Ai shprhet se të gjithë banorët janë të bindur se ai e do atë, por Domi mendon se ata thonë fjalët që u ka thënë ai. Të dy fillojnë të kapen me fjalë për raportin e tyre ku Domenika tregon se Seldi nuk ka i ka dhënë gjithnjë siguri asaj për ndjenjat, duke i kujtuar periudhën kur ishte Enxhi në shtëpi. Seldi bën sikur nuk e di se cfarë ka ndodhur dhe të dy vazhdojnë të grinden.
Shoqëria në BB
Një temë e përsëritur mes banorëve është ajo për shoqërinë mes tyre. Raportet që kanë krijuar ata mes tyre janë të ndryshme, kush më të afruar e kush jo, por kur mendojnë sinqerisht për miqësinë mes tyre, të gjithë mendohen mirë para se të flasin. Kështu Tatiana, Klodi dhe Manal diskutojnë për Oltën dhe raportin që kanë krijuar me të. Tatiana tregon se ajo është e vetmja banore që nuk i është afruar, si një shoqe, por përvec bisedave të përgjithshme të ditës e ndonjë batutë, mes tyre s’ka asgjë tjetër. Edhe Manal këtë kërkon nga vajzat e tjera, që të jenë të afërta me të gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë e BB. Klodi mendon se ata janë udhëtarë në këtë lojë e nuk mund të pretendojnë që të jenë miq me të gjithë, pasi kanë hyrë për një tjetër qëllim. Ai tregon se para se të hynte, kishte parë Gracielën nga jashtë si një karakter simpatik e mendonte se do ishin miq, por kur e njohu brenda shtëpisë, u zhgënjye. Tatiana është e bindur se shoqëria në këtë lojë nuk ekziston, por Manal mendon se fakti që jetojnë për tre muaj bashkë i kthen ata në shokë të mirë, ndërsa Klodi shton se ka nga ata që bëhen edhe si motër e vëlla. “Bashkëjetesa nuk është shoqëri”-insiston Tatiana dhe Klodi e mbështet mendimin e saj, pavarësisht se Manal kundërshton. Ai shprehet se në këtë shtëpi nuk ka asnjë shok sepse nuk ka dëgjuar një fjalë të ngrohtë prej tyre, apo edhe nëse e kanë thënë, e kanë bërë me detyrim. Edhe tatiana mendon se kushtet e lojës bëjnë që ata të mos i besojnë njeri-tjetrit apo t’u ngelet hatri dhe merr shembullin e Klodit me Adën, i cili opas një zgjedhjeje bëri që Ada të dilte nag loja duke i mbetur kështu hatri. Po e njëjta gjë ndodh edhe me nominmet sipas saj. bashkë me Klodin, mendojnë se vetëm kur të dalin do kenë mundësi të shikojnë se cili ka qënë më i afërt për ta e cili jo e më pas mund të mendojnë të lidhin miqësi mes tyre.
Në pritje të darkës
Banorët luajnë në sallon dhe shkëmbejnë batuta ndërmjet njëri-tjetrit. Seldi me Domenikën luajnë duke u ngacmuar në dhomën e gjumit, ndërsa Jetmiri dhe Manal merren me përgatitjen e darkës. Ndërsa gatuajnë ata shkëmbejnë biseda të ndryshme ndërmjet tyre. Kështu ata flasin për për gatimin, por edhe për kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Manal pyet Jetmirin për muzetë dhe Jetmiri i tregon se përkrenarja origjinale e Skënderbeut ndodhet në Vjenë sepse sipas tij shteti shqiptar nuk e ka aftësinë që të ruajë pasuri të tilla. Më pas Manal e pyet Jetmiri i tregon se në Shqipëri ka muze të tjerë dhe shumë vende arkeologjike për t’u vizituar, por mungojnë vizitorët sepse shteti nuk financon. Jetmiri thotë se në vendin tonë shteti edhe historinë nuk e ka ndërtuar siç duhet. Pas kësaj ai i tregon Manalit historinë e Skëndërbeut dhe më pas flet për figurat e mëdha si Ali Pasha, Nënë Tereza etj.
“Pashkët në BB”
Banorët e BB kanë marrë vezë të kuqe me rastin e festës së Pashkës. Kështu ata bisedojnë për këtë festë dhe duke mbajtur në dorë vezët e kuqe që janë simboli i kësaj feste, fillojtë t’i godasin vezët me njëri-tjetrin. Gjatë kësaj kohe ata diskutojnë për këtë festë dhe pyesin njëri-tjetrin për domethënien e vezëve të kuqe. Manal që vjen nga Jardania që është një vend me popullsi myslimane, nuk shumë informacione për “Pashkët” dhe pyet se çfarë simbolizojnë vezët e kuqe në këtë rast. Mandi ia shpjegon duke i thënë se veza e lyer me ngjurën e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit. Banorët kanë marrë të gjithë vezë të kuqe dhe luajnë duke i përplasur vezët e njëri-tjetrit për t’i thyer, por ka edhe nga ata që kërkojnë që t’i ruajnë siç është Domenika. Kështu në këtë mbrëmje banorët bisedojnë më tepër për fenë dhe kryesisht për atë të krishterë. Tatiana u tregon Banorëve se ajo në Itali nuk shkon në Kishë, ndërsa në shqipëri shkon gjithmonë. Klodi e pyet se përse e bën këtë, apo nuk beson. Tatiana i thotë se ajo beson, por në Shqipëri e ndjen veten më mirë kur shkon në kishë sesa në Itali. Pas disa diskutimeve banorët argëtohen duke kërcyer me muzikën e vënë në sfond.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |