Sot nė Big Brother 05.04.2010

Sot nė Big Brother 05.04.2010

Olta dhe Erioni komentojnë ngjarjen me Bertinën

Olta dhe Erioni shtrihen pranë njeri-tjetrit në kopsht. Ata përfitojnë nga rasti dhe vazhdojnë bisedën e lënë përgjysmë të një nate më parë, pas spektaklit, ku Olta nisi t’i tregojë për debatin e saj me Bertinën. Ajo i tregon shkurtimisht ato që ndodhën duke nisur që nga akuzat e Bertinës për raportin e saj me Erionin, që gënjen para publikut se e ka vetëm shok, për raportin me Bledin, për fjalët e Erionit të cilat iu dukën montazh, ndërhyrjen e Arbanës etj. Erioni e dëgjon i habitur dhe shprehet se mendonte se Bertina do kishte ndryshuar jashtë, ndërsa Olta thotë se nuk i pëlqeu mënyra se si foli Bertina me të. Ajo i tregon se foli edhe me Adën. Erioni interesohet se cfarë kishte thënë Ada dhe Olta i tregon se vetëm i kishte thënë të vazhdonte kështu sic është. Ata i rikthehen sërish bisedës për Bertinën ku ajo e akuzonte se ishte puthur në buzë me Erionin dhe Olta mendon se Bertina është komplet gabim. Erioni ia kthen se nuk mund ta sqarojë pasi nuk është afër saj, por uron që ajo ta ketë kuptuar tani situatën mes tij dhe Oltës se cdo gjë që ajo mendonte në kokën e saj, nuk ekzistonin. Erioni vihet në mendime dhe shprehet se nuk i pëlqejnë aspak këto mendime të Bertnës. Ai vret mendjen se si mund ta interpretojnë familja e tij gjithë këtë histori dhe shton se kur të dalë, do e shohë me kujdes këtë ngjarje. Olta e përcakton Bertinën si një njeri të vështirë që me këdo që do ketë në krah, do ketë probleme të tilla. Më pas ata komentojnë edhe pjesë të tjera nga spektakli

Banorët flenë në kopsht

Klodi, Olta dhe Domenika mendojnë që këtë natë të flenë në kopsht. Fillimisht ata nuk bien dakord në këtë ide, por duke insistuar nga pak, vendosin që ta realizojnë. Ata mendojnë se si të krijojnë një shtrat të rehatshëm e të ngrohtë jashtë në oborr, që nata e ftohtë të mos ndjehet. Kështu, ndërsa diskutojnë, me ta bashkohet edhe Erioni i cili vendos që të qëndrojë me ta. Ata ngrihen dhe marrin jorganët e batanijet dhe krijojnë vendin e përshtatshëm. Klodi hedh idenë që të krijojnë një tendë, por pas disa përpjekjesh e lënë këtë ide. Pasi përfundojnë përgatitjet, ata shtrihen, ndërsa Klodi u përgatit caj. Ata vendosin që në kokë të lidhin nga një shall duke e bërë edhe më të cuditshme këtë natë. Por, fati nuk është në anën e banorëve sepse fillojnë disa pika shiu. Ata vendosin të qëndrojnë duke pritur që të pushojë. Manal bashkohet me ta dhe në bisedë e sipër, shprehet se do donte që të jetonin të gjithë sëbashku e jo të ndarë në grupe sic janë realisht. Ata shtrihen për të fjetur por fillojnë të qeshin me shiun që u bie në fytyrë.

Sjellja e banorëve sipas Mirit

Jetmiri diskuton me Manal për veprimet e banorëve brenda shtëpisë. Ai mendon se përvec lojës dhe faktit që janë të gjithë në një garë ku njei do fitojë, ata nuk duhet të harrojnë që po bashkëjetojnë me njeri-tjetrin e ndonjëherë, kjo garë duhet të ketë limite, të vecohet për disa momente. Miri e thotë këtë gjë duke arsyetuar se me të gjithë banorët e ka bërë që ta lërë lojën mënjanë e t’i pyesë ata nëse kanë nevojë për të apo për ndihmën e tij, gjë që sipas tij, asnjëherë nuk është bërë prej të tjerëve për të. Manal nuk e kupton se ku qëndron problemi, por ai sqaron se mes banorëve mungon aspekti njerëzor, komunikimi, pavarësisht aftësive dhe vlerave të tyre për të luajtur këtë lojë. Miri mendon se ndonjëherë, ata harrojnë që të veprojnë sic u thotë zemra e të tregojnë anët e mira të tyre, por gjithnjë mendojnë vec për lojën e për veten. Ai shton se publiku i vlerëson edhe situata të tilla, ndaj edhe ata duhet t’i bëjnë ato me njeri-tjetrin.
Më pas, Miri dhe Manal fillojnë të flasin për arsimin dhe ndryshimet në sitemin shkollor nga një vend në tjetrin. Ata tregojnë edhe arsimin përkatës që kanë duke sjellë edhe njohuri të ndryshme mbi to.

Olta: “Tatiana po luan me ne”

Vajzat, përfundojnë bisedën për Seldin dhe fillojnë të flasin për banorët e tjerë në shtëpi. Ato flasin fillimisht për Tatianën e cila u duket e influencuar nga Miri. Olta i tregon Domit për një rast, kur Tatiana kishte ardhur të bisedonte me të dhe i ishte dukur njësoj sikur të kishte vepruar Miri ashtu. Ajo mendon se Tatiana nuk ka pse të justifikohet se nuk ka folur me Oltën sepse sipas saj, mundësitë i ka patur gjatë gjithë javës, por ka qënë ajo që nuk është hapur me të duke ia vështirësuar edhe Oltës që t’i bëjë pyetje. Sipas saj, këto janë mekanizma të mësuara prej Mirit e këtëe thotë me bindje, pasi ai i mban të dyja vajzat e reja afër me orë të tëra. Ato fillojnë të flasin për Mirin dhe të dyja pohojnë se cdokush që rri afër tij, herët ose vonë do dalë dhe marrin shembullin e Valonit dhe të Rezartës. Olta ironizon Mirin kur tek klipi ishte shprehur se ajo nuk ka se cfarë t’i japë më atij, kur deri pak më parë, ai thoshte se ajo ishte enigmatike për të. ato i rikthehen sërish bisedës për Tatianën dhe Olta shprehet se edhe ajo i ka qëndruar larg, madje as pyetjet më elementare për ta njohur, ajo nuk ia ka bërë. Sipas saj, Tatiana po përpiqet që ta mbajë mirë me të gjithë që të ecë në lojë. Edhe Domenika e mendon kështu, ndërsa Olta shton se nuk i pëlqen të flasë në sy të Tatianës sepse ajo mund t’i tejcojë informacionet tek të tjerët.
Më pas, Olta fillon t’i tregojë Domenikës për surprizën që iu bë nga Vëllai i Madh kur arriti të takonte babanë e saj. Olta i tregon historinë me të atin, kur ai nuk pranonte që ajo të futej në BB dhe ikjen fshehurazi tij, natën kur filloi spektakli.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek