6.04,2010

6.04,2010

Olta dhe Domi, thashetheme për banorët

Olta dhe Domenika diskutojnë sjelljen e Seldit pak më parë. Olta e këshillon që t’i qartësojë këto gjëra me Seldin, por Domi mnedon se nuk ka ardhur momenti i duhur. Ajo thotë se po e vështron ende Seldin se si po reagon në këto situata dhe shprehet se ai po bëhet shumë xheloz për Mirin. Të dyja vajzat fillojnë të flasin për këtë të fundit. Domi i tregon bisedat që ka bërë me Mirin ditët e fundit. Ajo i trgon kur Miri e kishte puthur në faqe gjatë ditës, në sy të të gjithëve dhe kur ishin vetëm, ai i kishte thënë se e bëri vec për të parë reagimet e të tjerëve. Domi tregon se kanë bërë shumë biseda të dy, ka folur për familjen e saj, historinë me të atin, motrat dhe për situata e ndryshme në shtëpi, ku Miri kishte thënë se kanë rënë në monotoni e që ajo i kishte dhënë të drejtë. Domi tregon se ishin sqaruar edhe për raportin e tyre, që nuk flisnin për dy muaj rresht dhe pas tentativave të saja për t’u sqaruar, ai kishte pranuar vetëm tek prova e bicikletës, pasi ajo e hapi sërish temën për diskutim. Domenika tregon shkurtimisht disa nga bisedat me Mirin për banorët e tjerë ku për Mandin, ai kishte thënë se është futur me paragjykime për të, pa e njohur fare. Domi mendon se Miri kishte të drejtë këtu, por nuk ia tha. Për Klodin, ai kishte thënë fjalë të mira, por Domi e kishte këshilluar që ato t’ia thoshte atij në sy e jo asaj. Ajo tregon se folën edhe për ngjarjen mes tij dhe Klodit dhe se ai tha se nuk e pa të arsyeshme t’i kërkonte falje Klodit, përderisa ai e vazhdoi seriozisht atë histori e nuk i tha se ishte lojë. Domenika i thotë Oltës se nuk është në brendësi të bisedës dhe shprehet se nuk e kuptoi mirë këtë pjesë. Edhe Olta i tregon bisedën që pati me Tatianë, për fjalët që ajo kishte thënë se Olta nuk do të njihet me të. Ato flasin edhe për Manal dhe largësinë që mban ajo ndaj të tjerëve. Si përfundim, Domenika thotë se ato kanë ngelur vetëm dy vajza në shtëpi dhe të dyja qeshin me këtë shprehje, duke eleminuar kështu Tatianën dhe Manal

Seldi qorton indirekt Domenikën

Në dhomë vijnë edhe Olta me Domenikën e duke vazhduar bisedën, Seldi u thotë edhe atyre ato që u tha djemve. Mandi insiston se biseda ata duhet të bëjnë mes tyre sepse jetojnë në një shtëpi e nuk mund t’i shmangin, por duhet të godasin veset që ata kanë. Seldi vazhdon të flasë për Mirin dhe shprehet se kur vjen puna tek nominimi, Miri vjen e u kërkon falje, ndërsa për veset, ai shton se në biseda duhet të nxjerrin veset e jo të bëjnë biseda të pëlqyeshme nga të dyja palët. Ai këtë shpreheje e thotë për Domenikën, ndërsa Klodi e pyet doimin nëse Miri i kërkoi falje. Ajo i përgjigjet se faljen ai ia ka kërkuar para disa kohësh, ndërsa sot po bisedonin për shumë gjëra të tjera. Seldi vazhdon në të tijën, për të mos i folur fare, por Olta ndërhyn dhe thotë se ai e ka bërë vetë këtë gjë dhe nuk duhet t’ua kërkojë atyre. Edhe Mandi mbështet Oltën duke i thënë Seldit se po ia thotë këto fjalë personave të gabuar. Seldi shton se ai nuk po thotë të mos flasin e mos qeshin fare, por t’i llogjikojnë situatat më mirë. Olta i kërkon t’i drejtohet konkretisht atij që do t’ia thotë këto fjalë, por ai thotë se nuk do dhe se kush do, e kupton. Ndërsa flet, Seldi duket i mërzitur, kurse Domi nuk reagon fare.

Seldi: “Mos u jepni më rëndësi”

Kjo bisedë diskutohet edhe nga pala tjetër, Klodi, Mandi dhe Seldi. Klodi shprehet se i vjen keq që Hakiu u keqkuptua nga loja që po bënin. Duke folur për ngjarjen, Mandi thotë se ata të dy, Hakiu dhe Miri, nuk dinë të kërkojnë falje e kjo është dicka e keqe. Seldi ndërhyn duke thënë të mos u japin më rëndësi atyre sepse duke u dhënë rëndësi deri tani, janë këtu ku janë, sëbashku me ta në lojë. “Për cfarëdolloj gjëje ta përmendësh një njeri, automatikisht i ke dhënë rëndësi”- thotë ai dhe përsërit se disa persona, vazhdojnë të jenë në lojë vec në sajë të tyre, pikërisht për këtë arsye. Seldi thotë edhe se kur i nominojnë disa persona, ata më shumë i japin rëndësi sesa mundësinë për të dalë. Ai e qorton Mandin që po i jep bisedë Mirit e po e aktivizon, por ai ia kthen se po i jep aq sa duhet dhe se e di mirë se cfarë po bën. Për aktivizimin në lojëra, Mandi ia hedh fajin Domenikës dhe tregon se kur erdhi, i gjeti banorët duke luajtur.

Debati i Hakiut, arsyet

Debati ndërmjet Hakiut dhe Mandit ngjalli interes mes banorëve për ta komentuar edhe më pas. Miri, i cili nuk ishte prezent në fillimin e bisedës, pyet Manal se cfarë ndodhi që situata u rëndua menjëherë. Manal i spjegon se duke luajtur me pantomime, Klodi ia bën me dorë nga Hakiu duke u munduar t’i spjegonte Mandit fjalën “parazit”. Miri e pyet Manal ede njëherë nëse ka qënë Klodi ai që e nisi këtë debat me gjestet e tija dhe Mnal pohon. Miri nuk e kupton qartë ndaj thërret Erionin, i cili ia spjegon se Klodi vërtetë bëri me shenjë për nga Hakiu, por ishte duke i spjeguar këtë fjalë, si një fjalë e thënë ditë më parë nga vetë ai, Hakiu. Ndërkohë, Kika e dëgjoi Mandin kur i përmendi emrin dhe erdhi dhe filloi debatin. Miri përsërit pyetjen që i bëri Manalit, por Erioni mendon se ky debat nuk filloi prej Klodit sepse ishin vec duke luajtur dhe Hakiu u keqkuptua. Miri sërish është në dyshim dhe shprehet se nga të dyja palët, si Mandi, edhe Hakiu, vihet re një protagonizëm i tepruar në lojë. ai gjykon edhe ofendimet që arritën deri në atë pikë. Erioni mendon se Hakiu po e vuan nominimin e ndjehet nën presion, por Miri ia kthen se fakti që ai ndryshon kur është në nominim, e bën që banorët ta nxjerrin gjithnjë, pikërisht për të parë këtë anë të tijën. Miri u tregon se edhe gjatë natës pas spektaklit, Hhakiu filloi të kapej me të për gjëra të vogla. Erioni, duke u menduar mendon se një shkak tjetër që Hakiu ndjehet keq kur nominohet, mund të jenë arsyet, pasi atij mund t’i duket që banorët nuk kanë arsye pse ta nominojnë. Miri i kthehet sërish debatit duke mos kuptuar se si dy njerëz të pjekur, prindër, arritën në këto ofeza. Ai dyshon se ndoshta Hakiu e ka bërë me qëllim, për të marrë mbi vete vëmendjen, por Erioni tregon se hakiu ka disa javë që cdo fjalë e merr për provokim, nga kushdo. Hakiu vjen bashkohet me ta dhe Miri i thotë se ka bërë gabim që është kapur me Mnadin, për dicka kaq të vogël. Ai mendon se pavarësisht ironisë së Mandit, në këtë rast, vetëm të dëgjosh emrin, nuk mjafton për t’u kapur me dikë, të paktën me aq sa i treguan dy banorët e tjerë. Hakiu e dëgjon, por nuk flet.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek