Edhe Australia sulmon Google-n

Edhe Australia sulmon Google-n

Siç po zhvillohen gjërat tani për tani, ekziston mundësia që Google do të duhet të lëshojë edhe Australinë nëse vazhdon të implementojë fushatën e vet kundër censurës.


Qeveria australiane ka sulmuar verbalisht këtë kompani në mënyrën e ngjashme si sulmi të cilin e kishin filluar autoritetet kineze kohë më parë. Ministri për komunikim i qeverisë së Australisë Stephen Conroy qartazi është shumë i pakënaqur me faktin që Google i ka dhënë të drejtë vetes të komentojë planin për censurën të cilin qeveria e këtij shteti dëshiron ta zbatojë në vepër. Senatori Conroy gjatë një radio emisioni ka bërë pyetje pse Google nuk “fut hundët” dhe nuk kritikon administratën e presidentit amerikan për planin e tij të censurimit të përmbajtjeve të caktuara të internetit.


ALBEU.COM
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek