Zënka kthehet në debat
Zënka e kësaj mbrëmjeje, ndryshe nga herët e tjera, vazhdon edhe më gjatë pasi të dy djemtë, Seldi dhe Klodi, nuk e tolerojnë njeri-tjetrin në fjalët që thonë dhe keqkuptimet vazhdojnë edhe për fjalë të tjera. Ndërsa Seldi flet me Domenikën, Klodi ndërhyn duke i thënë se nëse ka ndonjë gjë për t’i thënë, le t’ia thojë në sy. Seldi nxehet e duke folur me zë të lartë, ia kthen se nuk e kishte fare me të dhe cdo gjë që ka menduar, ia ka thënë në sy. Klodi insiston se nuk gaboi në atë që dëgjoi, por ishte Seldi ai që po fliste gabim. Banorët e tjerë ndërhyjnë duke i thënë Seldit se nuk duhet të bërtasë dhe nëse do të sqarohet me Klodin, ta bëjë qetësisht. Ai thotë se me Klodin nuk mund të sqarohet sepse ia merr cdo gjë për ters. Klodi shprehet se nuk mund të tolerojë ofendimet e Seldit edhe pse ky i fundit nuk pranon se e ka bërë ndonjëherë këtë. Ndërhyrja e banorëve të tjerë bën që zënka të përfundojë, ndërsa se si do vazhdojë raporti mes tyre, nuk dihet.
Zënkat mes Klodit dhe Seldit
Nuk është hera e parë që Klodi dhe Seldi debatojnë me njeri-tjetrin për fjalët e ndryshme që thonë, që ndonjërit prej tyre edhe mund t’i rëndojnë. Edhe këtë mbrëmje, sërish ata fillojnë të kapen me fjalë mes tyre për disa keqkuptime në përdorimin e disa fjalëve. Kështu, Klodi keqkuptohet nga disa fjalë që i thotë Seldi dhe të dy fillojnë të debatojnë duke kujtuar edhe zënkat e mëparshme, po për të njëjtat arsye. Seldi i thotë se ai ka shpirtin e kundërshtimit, fjalë të cilën Klodi nuk e kupton dhe përfundojnë në zënkë. Por, ndryshe nga debatet e banorëve të tjerë, zënkat ndërmjet tyre nuk janë asnjëherë më shumë serioze sesa duhet, sa për të prishur miqësinë mes tyre, por thjesht zënka momenti dhe askush nuk i mban mëri tjetrit.
Studimet para dhe pasuniversitare
Pasi përfundojnë lojën, Hakiu dhe Manal diskutojnë për shkollën e saj. Manal i tregon për temën e diplomës me të cilën po merret, për të përfunduar kështu studimet. Ajo i tregon përmbajtjen e temës dhe ecurinë deri përpara se të futej në BB. Hakiu interesohet për lëndët që ka bërë ajo gjatë studimeve dhe ajo ia tregon në mënyrë të përgjithshme. Më pas ata flasin edhe për studimet pasuniversitare dhe master-at. Hakiu tregon se ai është duke vazhduar një master për median dhe duke dëgjuar nga Manal se dhe ajo dëshiron të vazhdojë më tej studimet, i tregon për shkollën e vetë dhë mundësitë që ka ajo për ta vazhduar atë. Hakiu i tregon se shkolla e vetë mund t’i japë edhe mundësi për t’u punësuar aty ose në bazë të master-it që mbaron, ajo mund të punojë nëpër ambasada, pikërisht si përkthyese e gjuhëve arabe
Lojëra dhe argëtim
Banorët kanë krijuar një kosh të vogël basketbolli të cilën e kanë vendosur tek dera. Edhe këtë mbrëmje, ata marrin topat e vegjël të mbetura nga prova e javës së kaluar dhe luajnë me to duke garuar se cili shënon më shumë tek koshi. Loja i ka përfshirë thuajse të gjithë banorët të cilët luajnë, pa e kuptuar kohën që kalon. Në fund, disa prej tyre e lënë lojën, për të menduar për ndonjë tjetër formë argëtimi, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë ende. Pasi diskutojnë, asnjë prej lojërave nuk u pëlqen kështu që fillojnë të kërcejnë e këndojnë me këngët në sfond. Ata diskutojnë edhe për këngëtarët shqiptarë e të huaj e këngët e tyre. Më pas banorët mblidhen në dhomën e gjumit ku përpara gjumit, Erioni fillon të bëjë ushtrime fizike.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |