8.04.2010

8.04.2010

Loja me shishe

Banorët rrinë për një kohë të gjatë në qetësi në dhomën e gjumit dhe më pas ata vendosin që të luajnë lojën me shishe ku siç ka ndodhur edhe herët e tjera, në themel të lësaj loje janë pyetjet dhe përgjigjet. Kështu ata pyesin njëri-tjetrin duke u munduar që të zbulojnë më tepër nga mendimet që kanë ata për pë secilin nga banorët. Kështu në pjesën më të madhe pyetjet janë me tendecë për të bërë që banorët të shprehin mendimet e tyre hapur. Klodi pyet Mandin me të cilin disa orë më parë pati një bisedë për çiftin e vetëm aktualisht në shtëpi. Ai i thotë se si e sheh Mandi lidhjen e tyre si të vërtetë, apo jo të vërtetë. Mandi thotë se në këtë çift nuk ka ndjenja të sinqerta nga të dyja palët. Pas tij është Seldi që pyet Klodin duke i thënë se përse e bëri këtë pyetje, apo ai dyshon në ndjenjat e tij dhe Domenikës. Klodi i përgjigjet se ai thjesht donte që të dëgjonte mendimin e Mandit. Më pas Manal e cila pati një afrimitet të madh me Bertinën kur hyri në shtëpi, duket se pyet me tendencë Erionin sa herë është dashuruar ai. Erioni i përgjigjet se deri tani në jetën e tij është dashuruar vetëm një herë. Më pas Mandi pyet Klodin se me kë do të donte që të shkonte në finale. Klodi i thotë se nuk e ka menduar dhe të njëjtën pyetje ia bën përsëri Mandit. Mandi i thotë se do të ndonte që të shkonte në finale me Seldin, Erionin, Klodin dhe Oltën. Më pas pyetja e Mandit shkon drejt Manal. Mandi i thotë “është e vërtetë që je agjente e ‘labit’ (Jetmirit)?”. Manal e çuditur nga pyetja që i bëri Mandi, i përgjigjet se kjo nuk është aspak e vërtetë. Më pas Seldi pyet Klodin për lidhjen e tij me Domin duke i bërë të njëjtën pyetje që Klodi i bëri Mandit. Klodi i thotë se në çiftin e BB i sheh ndjenjat të sinqerta nga të dyja palët, si nga ana e Seldit, po ashtu edhe nga ana e Domit. Ata vazhdojnë të luajnë për një kohë të gjatë duke bërë pyetje nga më të ndryshmet.

Mandi dhe Seldi për Domin

Pas diskutimit që pati me Klodin Mandi shkon pranë Seldit dhe fillon t’a pyesë për çfarë është mërzitur dhe përse po rri vetëm. Seldi i thotë se ndonjëherë dëshiron që të rrijë vetëm. Pasi Seldi i thotë se nuk është mërzitur, Mandi e pyet nëse është mërzitur me Domenikën, por Seldi e mohon dhe thotë se me Domin çdo gjë shkon mirë, pavarsisht se ndonjëherë kanë edhe zënka. Mandi i thotë që ai të mbajë qëndrimin e tij dhe të mos e lejojë Domenikën që ta trajtojë në një mënyrë të padrejtë. Më pas Mandi fillon t’i tregojë Seldit për disa reagime të Domit ndaj tij në disa debate e diskutime. Ai thotë se i kishte ardhur keq që Domi i kishte thënë Mandit që të mos i ndërpriste fjalën Jetmirit gjatë disa diskutimeve që ata bënë të gjithë bashkë, kur një ditë më parë ishtë shprehur kundër Mirit. Seldi i thotë Mandit se çfarë ka kuptuar ai nga Domi dhe nga banorët e tjerë. Mandi i thotë se nga Domi ka ngëlur pak i zhgënjyer, ndërsa për të tjerët mendimi është po ai që ka pasur që në fillim. Ai thotë se te Domi nuk pëlqen mënyrën e reagimit të saj si ndaj Seldit, ashtu edhe ndaj tij. Ai thotë se te Domi ka vënë re që ajo i akumulon gjërat dhe në një moment shpërthen. Këtë gjë e ka vënë re për çështjen e Vlorës ku ai kishte thënë me shaka se “ju nga Vlora kështu e keni” dhe Domi i kishte thënë që të mos ia përmendte më Vlorën. Mandi thotë se këtë nuk e kishte me të keq, por ishte thjesht një batutë e rastit. Mandi e këshillon Seldin që të mundohet që t’a njoh më mirë Domin duke folur për një kohë të gjatë për të nën pretekstin se ai i thotë gjërat në sy. Seldi gjatë gjithë kohës rri duke e dëgjuar dhe nuk shprehet për të dashurën e tij.

Mandi: “Domi më duket me dy fytyra”

Banorët kërcejnë për një kohë të gjatë dhe më pas fillojnë të flasin për gjëra të ndryshme. Klodi dhe Mandi janë ulur në sallon dhe flasin për Domenikën dhe Seldin. Së fundmi mardhënia mes çiftit është përfshirë edhe nga zënka dhe qefmbetje. Mandi i thotë Klodit se në mardhënien në çift, Domenika është ajo që sillet keq ndaj Seldit. Klodi e kundërshton duke i thënë se Seldi bën mirë që të reagojë përpara se të jetë shumë vonë. Mandi i thotë se Seldi është prekur shumë nga fakti që Domi ka krijuar afrimitet me Jetmirin ditët e fundit. Mandi e quan Domin si një njeri që shkel mbi parimet e veta dhe një njeri me dy fytyra. Klodi e kundërshton dhe i thotë se ai e ka gabim në gjykimin e tij dhe se Domi shumë tolerante, për këtë ai e siguron pasi thotë se e njeh mirë vajzën. Mandi thotë se ai gjatë tre javëve qëndrimi në shtëpi nuk e kishte parë Domin të rrinte me Mirin, madje ka ajo thënë shumë fjalë për Mirin duke e sharë, ndërsa këtë javë rrinë gjatë gjithë kohës bashkë. Klodi e kundërshton duke i thënë se fakti që nuk shkon me një banor për një kohë, nuk do të thotë se në të ardhmen ata dy perona të rrinë me njëri-tjetrin. Mandi i thotë Klodit se ai ka vënë re një ndrushim të sjelljes së Domit ndaj tij, pasi ai e kishte ngacmuar në disa pika dhe që atëherë Domi mban qëndrim ndaj tij duke e kundërshtuar në çdo fjalë që ai thotë. Ndër të tjera Mandi shprehet se ai po kupton se Domenika po e përdor Seldin, por Klodi vazhdon ta kundërshtojë duke i thënë se po i sheh gjërat në këndvështrimin e gabuar. Pas disa minutash aty vijnë edhe banorë të tjerë dhe biseda e tyre ndërpritet.

Pika e fortë e Oltës

Kika dhe Olta ulen jashtë në oborr dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Kika i thotë Oltës se ai ka parë tek ajo si pikë më të fortë linjat e bukura trupore që ka Olta. Oltës nuk i vjen mirë nga përcaktimi i Kikës dhe i thotë se ajo vërtet ka linja të mira trupore, por nuk është kjo pika e saj më e fortë. Olta i thotë Kikës se ajo mund ta sigurojë që pëveç kësaj ka dhe shumë pika të tjera akoma dhe më të forta. Kika i thotë se ai vetëm këtë gjë ka arritur të kuptojë dhe kështu ka menduar, madje vazhdon të mendojë. Olta i thotë se ai mund të mendojë si të dojë, por në këtë rast nuk është e vërtetë dhe këtë do ta vërtetojë me kalimin e kohës. Kika i thotë se ai deri tani veç këtë ka parë tek Olta dhe i kërkon që ajo t’ia tregojë së shpejti ato pika të forta që ajo thotë se ka më tepër. Kika thotë se këtu nuk ka asgjë të keqe dhe Olta thotë të njëjtën gjë, por thekson se ajo ka shumë anë të tjera të forta. Në këto momente vjen Seldi i cili u kërkon që të mos e vazhdojnë më gjatë këtë bisedë. Kështu ata flasin për provën dhe gjëra të tjera. Më pas banorët vallzojnë me muzikën në sfond duke pritur që darka të jetë gati.


top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek