Mbasdite 8.04.2010

Mbasdite 8.04.2010

Trashëgimia, tema për diskutim

Banorët mblidhen në dhomën e gjumit. Është Klodi ai që i mbledh banorët dhe hap një temë për diskutim, ndarjen e pasurisë mes fëmijëve. Ai merr një shembull e duke u bazuar edhe në njohuritë apo në rastet e dëgjuara, ata fillojnë të diskutojnë. Ata shprehen se më parë, pasuria i lihej djemve, ndërsa tani, nuk bëhen më dallime të tilla. Edhe Hakiu shprehet se në Kosovë, në disa vende, vazhdon të jetë ende kështu, edhe pse dalëngadalë, po lihet ky zakon. Banorët tregojnë se ligjërisht, pasuria ndahet ndërmjet të gjithë fëmijëve, pavarësisht gjinisë, por nëse njëri nga prindërit ka lënë testament, atëherë zbatohet vendimi i tij. Hakiu tregon se ekzistojnë mentalitete të ndryshme që prindërit nuk ia lënë vajzës duke menduar se ajo do ia japë bashkëshortit të saj, ashtu si ka edhe mentalitete të tjera që vetë vajza nuk e pranon trashëgiminë pikërisht për mos t’ia dhënë atij, por ia lë vëllezërve. Pasi japin mendimet e tyre, banorët largohen duke thënë se pretendonin që Klodi kishte dicka më të rëndësishme për t’u thënë. Një ndër ta është edhe Mandi që thotë se priste ndonjë lajm nga Vëllai i Madh e përcjellë prej tij. Klodi ndjehet keq duke u thënë të tjerëve se janë menefregistë dhe e nënvlerësuan temën për diskutim që hapi ai.

Volejbolli dhe dreka

Mandi hedh idenë që të luajnë volejboll. Kështu ata formojnë dy skuadra, Mandi me Seldin dhe Olta me Erionin dhe fillojnë të luajnë në fushën e përgatitur që një ditë më parë. Skuadra fituese është ajo e Erionit dhe Oltës. Ndërkohë, në kuzhinë Manal ndihmon Hakiun dhe për të shtuar asortimentet e drekës, ajo përgatit palacinka. Hakiu shtron tryezën i ndihmuar nga Seldi. Banorët ulen për të ngrënë, përvec Mirit i cili është duke fjetur. Ai bashkohet me pjesën tjetër vec në fund të drekës. Banorët nuk harrojnë të komplimentojnë Hakiun për gatimin e shijshëm. Më pas, banorët fillojnë të flasin sërish për provën e ditës dhe japin ide se si mund të realizohet ajo. Domenika mendon se mund t’u sjellin ushqim për peshqit e të futur në pishinë, t’ua japin atyre ndërsa peshqit e ngjalat t’u vijnë rrotull. Olta mendon se prova ka të bëjë vec me kapjen e peshqve, duke u nisur nga titulli i saj. Megjithatë, thuajse të gjithë banorëve u shkon ndërmend që pasi të përfundojë prova, peshqit dhe ngjalat t’i përdorin si ushqim.

Dashuria e Manalit

Haki dhe Manal, ndërsa vazhdojnë gatimin e drekës, bisedojnë me njeri-tjetrin. Fillimisht ata flasin për të naomnaurit dhe të dy ndajnë dëshirën që këtë javë të dalë Olta nga loja. Më as ata flasin për lidhjet. Manal i kërkon që Kika t’i tregojë si është njohur me bashkëshorten e tij. Ai nis t’ia tregojë si një përrallë duke e krahasuar atë me lulet. Më pas, është radha e Manal për të treguar për lidhjen e saj. Ajo tregon se është njohur me një djalë, e pas tre muajsh, u lidh me të duke qëndruar bashkë për dy vjet. Dëshira e saj ishte që ajo lidhje të përfundonte në një lidhje serioze, por gjërat nuk shkuan mirë mes tyre dhe ishte një vendim i të dyve për t’u ndarë. Hakiu e pyet nëse familja e saj e dinte dhe Manal përgjigjet se po, pasi ia kishte prezantuar të ëmës e cila e pëlqente shumë atë.

“Olta të rrëshket si ngjalë”

Banorët shohin se në pishinë, përvec peshqëve, tashmë ndodhen edhe disa ngjala. Ata mblidhen rreth pishinës për t’i parë ato dhe fillojnë t’i komentojnë. Ata thonë se nëse u japin katër shishe verë, do e bënin më me kënaqësi provën. Kështu fillojnë të flasin se si do zhvillohet prova këtë ditë dhe ata mendojnë se si do t’i peshkojnë ato. Klodi thotë se nuk ka ndërmend t’i kapë me dorë, pas një shakaje të djemve të tjerë. Më pas, ata fillojnë të bëjnë shaka për ngjalat, të cilat janë të rrëshkitshme, ashtu si femrat. Klodi i krahason me Oltën, pasi ajo vjen të bashkohet me ta. Erioni ia kthen se Olta nuk është e tillë, pasi ajo ia ka mësuar mënyrën se si ta kapin atë. “Olta më tha se nëse i bën duart me hi, i kap ngjalat”- tregon ai dhe Olta e aprovon, ndërsa Erioni vazhdon duke qeshur se Olta ia mësoi vetë mënyrën se si arrihet tek ajo. Klodi i rikthehet bisedës për provën dhe përsërit se nuk mund t’i kap dot me dorë ato, ndërsa mandi për ta ngacmuar, thotë se nëse do e pyesin atë se kush do ta ekzekutojë provën, ai do thojë për Klodin.


Top-Channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek