Domi: “Kika me ka inat”
Kika pasi përfundon pastrimin e peskut, ulet të hajë me Tatianën dhe Domin. Ai u thotë vajzave se banorët në shtëpi mendojnë se ai i ka inat. Pasi të dyja vajzat insistojnë që ai të thotë se për cilin mendon kështu, Kika thotë për shembull Domi i ka lënë përshtypje se e ka inat. Domi reagon menjëherë duke i thënë se ai nuk mund të thotë se banorët e kanë inat kur mund të jetë ajo që mund ta thojë këtë gjë. Domi i thotë se asaj i duket sikur Kika e ka inat, ose të paktën nuk e pëlqen. Kika i përgjigjet duke i thënë se ai nuk e ka inat madje gjithmonë e ka thënë që Domi është vajza më e mirë në shtëpi, më moderne, pavarësisht se ka edhe disa gjëra të tjera që nuk i pëlqejnë tek ajo. Kika mohon se ka inate kundrejt banorëve të tjerë përfshirë dhe Domenikën. Tatiana e puet duke i thënë Kikës se a mendon ai që Domi është e sinqertë. Kika i përgjigjet duke i thënë se ai nuk ka arritur ta njohë deri në atë pikë. Më pas ai i drejtohet Domit dhe i thotë se ai po mendon se ajo po i shmanget, por Domenika i thotë se ajo nuk po e bën këtë, madje i është krijuar përshtypja se është pikërisht Kika ai që shmanget. Më pas ata diskutojnë për qefmbetjet që kanë dhe atë barrierën që vazhdon të ekzistojnë mes tyre. Kika i thotë se ai ka përshtypjen se Domi ka shumë gjëra për t’i thënë, por ajo nuk e ka kërkuar asnjëherë për të thënë ato që mendon për të. Domi i thotë se ajo nuk ka se çfarë t’i thotë sepse mendon se i kanë sqaruar gjërat mes tyre. Kika i thotë se ai ka krijuar përshtypjen se Domi ka shumë dyshime, por nuk po e kërkon që t’i sqarojnë përfundimisht. Domenika i thotë se ajo nuk mendon se mes tyre ka akoma për të sqaruar, madje asaj i duket sikur Kika ka dyshime rreth saj duke u nisur nga pyetjet që ai i bën vazhdimisht. Kika i thotë se ai dëshiron që ata të flasin përsëri sepse kjo gjë pengon njohjen e tyre të mëtejshme. Domi i thotë se ajo nuk po e ndjen të nevojshme që të vashdojnë të sqarojnë gjërat për të cilat kanë folur më parë.
“Peshku i shumëpritur”
Para disa ditësh banorët gjatë një diskutimi për nivelin
e jetesës së shqiptarëve, diskutuan edhe për pamundësinë e pjesës më të
madhe të popullsisë për të ngrënë ushqim të mirë ku fusnin edhe
peshkun. Atë ditë banorët kishin porositur sardele sepse buxheti i tyre u
përgjysmua krahasuar me buxhetin e javës së kaluar. Olta ilustron
mendimet e saj me këtë rast për t’i shpjeguar Mandit i cili i
kundërshtonte vazhdimisht. Olta i thotë: “po të kishim buxhet më të
madh, do të kishim porositur “krap” dhe jo “sardele”.
Tashmë vëllai i madh ua ka plotësuar këtë dëshirë duke u dhënë mundësinë
që gjatë provës së kësaj javë ata jo vetëm të argëtohen duke peshkuar,
por peshkun krap që mund të kapin kanë mundësi që edhe ta gatuajnë.
Kështu pas disa mundimesh fillojnë edhe kapjet. Peshkun e para e kap
Domenika dhe më pas fillojnë të kapin edhe banorët e tjerë, por prova
vazhdon akoma sepse në pishinë janë edhe disa peshq për t’u peshkuar.
Pas kapjes së peqshve Kika dhe Domi futen brenda dhe fillojnë të merren
me pastrimin e peshkut që është kapur. Banorët janë të përkushtuar ndaj
kësaj prove sepse dëshirën për të ngrënë peshk të llojit krap e kanë
përmendur disa herë në shtëpi. Ndërsa jashtë banorët vazhdojnë të
peshkojnë, brenda komentohet për provën e javës, afatin se sa mund të
zgjasë kjo provë dhe sa do të mund të realizojnë banorët në kapjen e
krapit.
Manal, pakënaqësi ndaj Oltës
Manal dhe Tatiana qëndrojnë në kuzhinë, ku po hanë dhe
bisedojnë. Manal i tregon Tatianës që ajo nuk ka dëshirë që t’ia japë
rrobat e saj, personave të tjerë për t’i veshur dhe po ashtu as t’ia
marrë të tjerëve për t’i veshur vetë. Ajo thotë se e ka merak këtë gjë
pasi mund t’ia japë një rrobë një shoqeje, por më pas mund t’a sjellin
të dëmtuar dhe nuk do ketë se çfarë t’i thotë. Manal e ka hapur këtë
bisedë, pasi pasdite Olta i ka kërkuar asaj që t’i japë një fustan të
sajin për ta vëshur dhe Manal ka refuzuar duke ia bërë të qartë që nuk i
pëlqen kjo gjë, dhe këtë ndodhi ia tregon Tatianës. Manal shprehet se
për Tatianën është ndryshe dhe mund t’ia japë, pasi nuk ka shumë rroba
me vete, ndërsa Olta ka plot. Manal shton se për këtë arsye Olta nuk po e
afron më dhe po qëndron larg saj që nga pasditja.
Më pas Tatiana shprehet se shpreson që të mos largohet Kika këtë javë
nga shtëpia dhe Manal përgjigjet se ai nuk po bën asgjë të veçantë aty
brenda. Tatiana përgjigjet se për hir të së vërtetës, asnjëri nuk po bën
ndonjë gjë më shumë se ai. Ajo shton se në shtëpi mungojnë të qeshurat
dhe lojrat. Manal përgjigjet se po t’i bësh dikujt një lojë aty, nuk e
marrin për shaka por shpërthejnë në pakënaqësi. Tatiana thotë se ndoshta
banorët e tjerë e shijojnë shakanë vetëm kur e bëjnë vetë.
Më tej, aty pranë vjen dhe Kika dhe Tatiana i hidhet në qafë duke e
përqafuar. Manal i thotë me shaka që të largohet nga ai, pasi ka grua e
fëmijë dhe Tatiana përgjigjet se nuk ka asgjë të keqe dhe asnjë qëllim
ndaj tij. Ajo shton se nuk i intereson aspak se kush del këtë javë, por
rëndësi ka vetëm që të mos dalë Kika.
Banorëve u ka ardhur faza e dytë e provës javore dhe
është Mandi ai që i lexon udhëzimet. Në pishinë ndodhen disa peshq të
llojit krap dhe disa ngjala. Ata duhet të peshkojnë vetëm peshqit dhe do
të kenë në dispozicion të gjitha mjete e nevojshme për të peshkuar, në
këtë rast kallamat me grepa dhe karremat. Banorët duhet të kenë kujdes
që të nëse në grep iu afrohen ngjalat, duhet t’i evitojnë pasi pasi
qëllimi i provës është të kapin vetëm peshq. Si përfundim, nëse arrijnë
të peshkojnë të dhjetë peshqit, më pas mund t’i gatuajnë. Vështirësia e
parë që hasin, është që ata duhet të kapin krimbat e gjallë e ti vënë
tek grepi. Jetmiri e provon i pari, ndërkohë që Manal i qëndron ngjitur
dhe ai i kërkon ta lëtë të qetë. Manal përgjigjet se ajo flet kur të
dojë dhe nuk i merr leje atij, ndërsa Jetmiri ia kthen me shaka dhe i
thotë që t’i lërë llafet e të mos flasë shumë. Jetmiri i këshillon gjatë
gjithë kohës banorët që janë duke peshkuar, duke i thënë të mos bëjnë
zhurmë, pasi do të trembin peshqit e do të largohen. Seldi shton se kjo
gjë do peshkimi do shumë qetësi dhe Erioni shprehet me shaka se do të
futet e ti kapë me dorë, pasi me kallam nuk po ia del dot. Ata qëndrojnë
gjatë duke pritur dhe shkëmbejnë shaka me njëri-tjetrin për faktin që
nuk po mund të kapin asnjë peshk. Erionit dhe Kikës iu ikin dy peshq nga
duart dhe më pas fillojnë të flasin të gjithë me zë të ulët që të mos
trembin peshqit. Po ashtu Kika mundohet dhe që të kapë një peshk me
dorë, pasi ishte shumë afër cepit të pishinës, por sapo e afron dorën
tek peshku, ai i ikën. Më në fund e para që kap një peshk, është
Domenika, por asaj i vjen keq për peshkun dhe ia jep Erionit që ta
tërheqë kallamin.| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |