hkencëtarët e Universitetit të Miciganit kanë vënë re një sistem binjak yjesh, duke vërtetuar atë që prej 175 vjetësh përflitej nga astronomët.
Për herë të parë është vëzhguar
direkt objekti misterioz dhe elementi i errët i një sistemi yjesh.
Epsilon Aurigae është ylli i pestë në radhën ë ndricimit në
kostelacionin yjor të Aurigës. Prej 175 vjetësh astronomët dinin se ai
është më pak i shndritshem në krahasim me atë që duhet të jetë dhe cdo
27 vjet, shkëlqimi i tij ulet ndjeshëm.
Astronomët zbuluan se ai
shoqërohet nga një tjetër objekt dhe eklipsi mbi këtë objekt u ka
treguar shkencëtarëve se bëhet fjalë për dy yje shumë pranë
njëri-tjetrit. Ylli që shoqëron Epsilon është i rrethuar nga një disk
gazi dhe ai sillet në të njëjtin plan drejtimi me Tokën.
“Bëhet
fjalë për një rast të pazbuluar askund më parë dhe gjithcka është e
vërtetë pavarësisht se shihej si e pamundur”, shprehet John Monnier në
revistën “Nature”.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |