Lojra fjalësh mes Oltës, Erioni dhe Mandit
Olta, Erioni dhe Mandi qëndrojnë në sallon dhe
Mandi i tregon Oltës se Seldi ka thënë diçka për të. Olta përgjigjet se
ata bëjnë shumë thashetheme rreth saj, por asaj nuk i interesojnë. Kur
Olta largohet, Erioni i thotë Mandit se Klodi duhet t’i ketë thënë Oltës
që të rrijë larg tyre. Olta afrohet përsëri dhe djemtë i thotë se ajo
duket se ka shumë forcë në fizikun e saj, por shtojnë se Klodi u ka
pohuar se ajo është shumë sensuale si femër.
Olta nuk i përfill këto komente të Mandit dhe Erionit dhe u thotë se
duhet të largohet pasi ka pak punë. Më pas Olta ha darkë nën shoqërinë e
Mandit dhe Erioni vjen e shkon duke i pyetur nëse po i pëlqen ushqimi
dhe ata i përgjigjen me shaka që këtë nuk mund t’ia tregojnë pasi është
shumë sekret. Kur mbaron së ngrënë Olta del në kopësh dhe qëndron vetëm
për disa çaste, ndërsa Erioni kalon aty pranë dhe shkon tek shtëpia e
vjetër.
10/04/10 01:35
Jetmiri dhe Kika qëndrojnë në dhomë dhe mendojnë për
spektaklin e nesërm. Kika shprehet se ndoshta do të kenë mundësinë që të
flasin me Edin dhe Jetmiri thotë se shpreson që të jetë kështu pasi
disa nga banorët nuk i kanë folur. Jetmiri shton se Valoni dhe Bertina
nuk u ka folur nga spektakli, dhe Kika shton dhe Bledin. Ata kujtojnë
momentin kur është eleminuar Edi dhe Jetmiri shprehet se kur është
përmendur emri i Edit, ai ka menduar se shpëtoi dhe është habitur kur ka
kuptuar që ishte e kundërta. Kika thotë se ai e ka pritur pak a shumë
se do të largohej Edi, pasi e ka kuptuar nga rrethanat.
Kika shton se ndoshta mund të futet ndonjë konkurent i ri nesër dhe
Jetmiri i thotë se Kika nuk duhet të shqetësohet se kush do të hyjë e
kush do të dalë, pasi është një publik që i ndjek dhe vendos për ta.
Jetmiri shton se ata tashmë janë të njohur nga njerëzit që i ndjekin dhe
kanë krijuar sipmati apo antipati për ata, dhe banorët nuk mund të
bëjnë asgjë për t’a ndryshuar këtë opinion. Ai thotë se e ka marrë
parasysh lojën dhe vetëm një do të fitojë, nuk munden të jenë të gjithë
fitues. Jetmiri shton se ai ka shumë konkurertë që nuk e pëlqejnë, dhe
përmend se me Oltën, Klodin dhe Seldin, mospëlqimi është shumë evident.
Më pas pranë tyre vjen dhe Tatiana dhe bisedojnë për emocionet e
nominimit. Kika u tregon se ai nuk ka emocione dhe Jetmiri pohon të
njëjtën gjë. Tatiana shprehet se është e kotë të thuash që nuk përjeton
emocione kur je në nominim dhe Kika përgjigjet se ditën e shtunë
gjithsesi ke emocione, je apo nuk je i nominuar, dhe që pa filluar
emisioni Kika shton se i rritet adrenalina. Jetmiri shprehet se personi
që e luan më tepër lojën është Klodi dhe e cilëson si finok dhe shumë
inteligjent pasi e studion situatën me detaje. Ai e thotë këtë pasi ka
menduar se Klodi do të zgjidhte Adën dhe jo Oltën, kur i është dashur të
bëjë këtë zgjedhje mes të dyjave disa puntata më parë. Sipas mendimit
të Jetmirit, Klodi ka shpëtuar Oltën pasi Adën e shikonte si konkurente
më të fortë.
Më tej pranë tyre vjen dhe Manal dhe bashkë me Tatianën i kërkojnë Kikës
dhe Jetmirit që t’i tregojnë për banorët që kanë qënë në shtëpi që nga
fillimi.
Diferenca ndërmjet Klodit dhe Tatianës
10/04/10 00:49
Disa nga banorët qëndrojnë në sallon dhe Tatiana i sjell
Domit për të ngrënë. Pak më parë, Domi ka falenderuar Klodin duke i
thënë “faleminderit zemër”, ndërsa Tatianës i thotë “faleminderit
konkurente”. Tatiana e vë re këtë diferencë dhe ia vë më dukje, Domi e
kalon këtë situatë thjesht duke i dhënë një buzëqeshje.
Më pas Kika ndodhet përballë tyre dhe ka futur diçka në bark për t’a
fryrë. Seldi e vë re dhe e pyet nëse ka ngelur shtatzënë. Kika i
përgjigjet se mesa di ai, Seldi është djali që lë shtatzanë të gjithë
dhe Seldi shprehet se zakonisht ai lë femrat shtatzanë dhe jo meshkujt.
Kika shton me shaka se Seldi e ka lënë shtatzënë dhe Kikën, por nuk e
mban mend. Më pas ai ngrihet në këmbë dhe Domenika i demostron se si
ecte ajo kur shtrirej se ishte shtatzënë. Seldi i thotë Domit se Kika
nuk ka nevojë për leksione, pasi i ka kaluar vetë këto situata.
Tatiana, emocion për Kikën
Tatiana dhe Kika qëndrojnë në kopësht dhe Tatiana i
kërkon Kikës që të qëndrojë pak me të, pasi nesër vjen e shtuna dhe mund
të ketë të papritura, duke nënkuptuar faktin që Kika është në nominim
dhe rrezikon eleminimin. Ata përqafohen dhe kur afrohet Jetmiri, Kika i
tregon se Tatiana po e përqafon për faktin se është e shtunë nesër.
Jetmiri thotë në italisht se herojnë nuk vdesin kurrë, dhe Tatiana duhet
t’a mbajë mend këtë. Tatiana i thotë Kikës se ai duhet t’i çojë një
kafe patjetër të dielën në mëngjës, ose në të kundërt ajo do të mërzitet
shumë. Kika përgjigjet me shaka se nëse do të jetë të shtunën në
shtëpi, do t’ia bëjë patjetër.
Më pas tre banorët hyjnë brenda dhe Jetmiri i tregon Manalit momenetin
kur është përplasur me Mandin dhe janë rrëzuar të dy. Manal e pyet nëse
është lënduar ndonjëri nga të dy dhe Jetmiri përgjigjet se ai di të
luajë dhe nuk krijon probleme. Gjithashtu i tregon dhe se me Domin i ka
ndodhur e njëjta gjë, dhe i vjen keq nëse ajo është vrarë. Ai shton se
është i bindur se kur luan ai, ia prish lojën të tjerëve.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |