Ish tė pėrndjekurit dhe ish pronarėt, gati tė dėgjojnė propozimet e PS

Ish tė pėrndjekurit dhe ish pronarėt, gati tė dėgjojnė propozimet e PS

Shoqatat e ish-të përndjekurve dhe të dënuarve apo edhe ato të ish-pronarëve janë shprehur të gatshëm për të dëgjuar propozimet e Partisë Socialiste për zgjidhjet e këtyre dy çështjeve shumë të debatuara 20 vitet e fundit. Agim Toro, kryetari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”

shprehet se ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste për të trajtuar çështjen e ish-pronarëve, ka ngjallur interesin e tyre për të kuptuar mënyrën se si do të realizohet ky program. “Ndryshimet që paraqit Partia Socialiste do të thotë që është një shkëputje e saj nga pozicioni i të majtës duke anuar nga e djathta, por ne jemi shumë të interesuar për të na thënë si do ta realizonte këtë program të ri të saj. Nuk shkon për ne që do mbrohen të gjithë. E drejta është një, nuk mund të ketë dy të drejta. Ata që na kanë zaptuar pronat do mbrohen, do mbrohemi edhe ne” thotë Agim Toro, kryetar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”. Ndërsa kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve dhe dënuarve politikë, Besim Ndregjoni, shprehe se është i gatshëm për dialog, por fillimisht Partia Socialiste duhet të jap prova për vullnetin e saj. Si një nga kushtet e bashkëpunimit, kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve ka propozuar vendosjen e memorialit të përndjekjes së regjimit komunist, në sheshin “Skënderbej”. Ai theksoi se që të arrihet në dialog me Partinë Socialiste duhet të dënohen krimet e komunizmit. “Sigurisht për një parti që pretendon të vijë në pushtet dialogu është mëse i pranueshëm. Që të shkohet tek dialogu duhen dhënë disa prova. Që të shkohet tek ky dialog duhen dënuar krimet e komunizmit. Që të shkohet tek ky dialog duhen dënuar ligjet që nuk i japin pronën pronarit. Që të shkohet tek ky dialog duhet urgjent që në sheshin qendror të Tiranës të vihet memoriali i përndjekjes të regjimit komunist”, shprehet Besim Ndregjoni i shoqatës së ish- të përndjekurve dhe dënuarve politikë. Socialistët kanë përfshirë për herë të parë pas 20 vjetësh në statutin e tyre edhe trajtimin e çështjes së ish-të përndjekurve politik dhe ish pronareve. Si përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me drejtësi” ashtu edhe ai ish- të përndjekurve politikë thonë se socialistët duhet të paraqesin platforma konkrete sesi do t’i trajtojnë këto çështje. Megjithatë ata nuk mohojnë mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste për zgjidhjen e çështjes së tyre.


Gazeta Sot
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek