10/04/2010

10/04/2010

Nominimi i Tatianës dhe takimi i Erionit

Tatiana është kurioze të dijë se kush e ka nominuar. Ajo ia bën këtë pyetje të tjerëve, kur pranë saj ndodhet Miri, Manal dhe Hakiu. Miri i thotë se i shkojnë në mendje disa banorë e ia tregon me zë të ulët, duke thënë vetëm se janë të grupit tjetër. Ai thotë me bindje se nga grupi i tyre, asnjë nuk ka patur arsye ta nominojë, të paktën sipas tij dhe e siguron se ai vetë nuk e ka bërë një gjë të tillë. Tatiana ndyshon bisedë dhe shprehet se tashmë e kupton emocionin e nominimit e nëse deri disa minuta më parë e ngacmonte një banor që ishte në nominim pa të keq, tani e kupton se sa e rëndë është kjo pjesë.
Me ta bashkohet edhe Erioni i cili i thotë Hakiut dhe Mirit se Bertina u bëri të fala atyre vecanërisht. Ai fillon t’u tregojë se cfarë ndodhi në këtë surprizë të përgatitur për ta. Për Bertinën tregon se kishte ndryshuar, se ajo i kishte thënë se e kishte zhgënjyer në disa raste, por përgjithësisht po sillej mirë, kishin folur për mbështetjen e familjes së tij për lidhjen e tyre. Erioni tregon duke qeshur se cdo fjalë, Bertina e lidhte me veten, por ai i kishte thënë se kur të dalin, do flasin bashkë. Tatiana ndërhyn në bisedë duke pyetur nëse për ta kishte thënë ndonjë gjë Bertina, por Miri e justifikon duke thënë se bertina ishte më pak e lidhur me to, pikërisht nga kohëqëndrimi i shkurtër. Për Tatianën, edhe dy javë ishin të mjaftueshme për t’u njohur me të. Ajo fillon të flasë edhe për Oltën dhe e përcakton raportin e tyre si shmangie nga ana e Oltës. Tatiana mendon se pavarësisht se si mund të jetë dukur nga banorët e tjerë apo jashtë, pasi Mandi i ka thënë se ajo ka ndenjur mjaftueshëm me Oltën, ajo nuk e ka ndjerë afrimin me të dhe përvec bisedave më të thjeshta, mes tyre nuk ka patur asgjë. Mandi, duke u nisur nga fjala e Tatianës se gjërat duken ndryshe nga sa janë, shprehet se edhe ai vetë ka ndryshuar mendim për disa banorë që kur i shihte nga televizori, mendonte ndryshe për ta.

Emocionet pas spektaklit

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve, BB3 e BB1, vazhdon për disa minuta e përfundon me rezultatin 3-2 për skuadrën e re, atë të BB3. Banorët dalin entuziastë nga ndeshja dhe këtë e shprehin vazhdimisht nëpër shtëpi duke komentuar edhe takimin me ish banorët e BB. Por, edhe prania e pianos i bën më të gëzueshëm banorët. Ata ulen të gjithë me radhë duke improvizuar dicka, sa për ta provuar atë. Miri dhe Erioni ulen në piano e duke luajtur në të, këndojnë e recitojnë disa vargje të menduara aty për aty, duke krijuar një atmosferë vërtetë humoristike. Domenika është ajo që fillon të luajë në piano pjesë të ndryshme, ndërsa Erioni dhe Manal e shoqërojnë me kërcim. Seldi afrohet pranë Domenikës dhe të dy përpiqen të improvizojnë dicka, Domi krijon muzikën, Seldi këndon.
Në dhomë, Klodi rri tepër i mërzitur. Manal shkon pranë tij dhe ai fillon t’i tregojë për nipërit që takoi. Klodi tregon se i bëri shumë përshtypje njeri prej tyre i cili filloi të qajë sapo e pa. Ndërsa tregon, Klodi preket dhe qan sërish duke folur vetëm për të fjalët më të mira e duke treguar dashurinë e madhe që ka për të.

BB3 kundër BB1


 Mandi shkon në dhomën e rrëfimit dhe aty gjen një bluzë të stampuar foton e vajzës. Sapo e sheh, ai preket dhe qan. Ai tregon se edhe sot e ka ndjerë mungesën e saj, madje është prekur nga një këngë. Mandi vesh bluzën e qëndron aty. Ndërkohë, në kopsht ka ardhur Redi Jupi, futbollisti i njohur njëkohësisht edhe mik i mirë me Mandin. Ai futet brenda për t’i bërë një surprizë atij dhe fillimisht takohet me banorët. Mandi del nga dhoma e rrëfimit dhe menjëherë shkon të takohet me të. Arbana u thotë se për ta ka një surprizë dhe djemtë dalin jashtë e shkojnë jashtë shtëpisë ku gjendet një fushë futbolli. Por, për të luajtur u duhet edhe një skuadër kundërshtare. Në dhomën e bardhë ndodhen ish banorë të Big Brother 1, Poli, Olsi, Arbëri, Nardi dhe Titi. Ata dalin që aty dhe fillimisht takohen me vajzat. Ata kuriozohen për shtëpinë të cilën e komentojnë mes tyre. Më pas, të shoqëruar nga vajzat, ata shkojnë tek fusha e futbollit për të nisur lojën. Seldi bën rolin e komentatorit, ndërsa vajzat dhe Redi do bëjën tifozët. Banorët takohen me ish banorët dhe Arbana i fryn bilbilit për të filluar kështu lojën. BB3 kundër BB1.
Të kandiduarit e javës

Banorët kanë shkuar në dhomën e rrëfimit një nga një ku kanë dhënë nominimet për këtë javë sëbashku me arsyet se përse duan që dy nga banorët të shkojnë në nominim. Nga nominimet e bërë, në kandidim për këtë javë shkojnë katër banorë që janë: Hakiu, Tatiana, Mandi dhe Seldi. Arbana ua komunikon edhe banorëve emrat. Mandi, në përfundim të komunikimit të Arbanës, merr fjalën dhe i bën një apel gjithë brezit që ai përfaqëson, moshës së vet duke treguar se cfarë kanë bërë ata për Shqipërinë. Arbana, nisur nga kjo u jep të drejtën edhe banorëve të tjerë që të bëjnë një apel. Opinionisti i thotë Mandit se kjo ishte dicka e jo e drejtë, pasi u duk sikur e bëri vec për ta votuar që të shpëtojë nga nominimi. Ai shton se tek Mandi është vënë re një ndryshim në lidhje me banorët, gjë që e ka bërë të papëlqyeshëm. Për banorët e tjerë, ai mendon se Hakiu doli në nominim nga ajo shprehje që tha. Për Seldi ai flet fjalë të mira, si një banor pozitiv dhe energjik në shtëpi, e po ashtu edhe për Tatianën

ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek