Nje avion ushtarak riatdhesoi vetem trupin e Kaczynskit, ndersa trupi i bashkeshortes Maria eshte derguar ne Moske se bashku me trupat e 95 viktimave te tjera. Pas nje ceremonie me nderime ushtarake ne aeroport, arkivoli i presidentit u transportua ne Pallatin Presidencial. Nder shume figura te larta te politikes polake, familjare dhe miq, ne aeroport ndodhej edhe presidenti i Parlamentit Evropian, polaku Jerzy Buzek.
Polonia eshte ne zi kombetare pas nje nate homazhesh dhe lutjesh per viktimat e katastrofes qe ndodhi prane Smolenskut, ne perendim, me pasoje 96 te vdekur. Si per ironi te fatit, delegacioni polak kryesuar nga Presidenti Kaczynski po shkonte ne ceremonine e 70-vjetorit te masakres se mijera oficereve polake, te ekzekutuar nga Stalini, prane Smolenskut. Ne Poloni, vend me 90 per qind katolike, meshat e se dieles, shume te frekuentuara, iu kushtuan viktimave te katastrofes.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |