12/04/10

12/04/10
Gatimi i drekës
Banorët teksa hanë mëngjesin fillojnë të diskutojnë për përgatitjen e drekës së sotme. Nga eksperiencat e kaluara ku atyre u kanë mbaruar ushimet në fund të javës bën që tashmë ata tëmendojnë që këtë javë të gatuajnë duke u munduar që të ruajnë ushqimet edhe për ditët në vazhdim deri në fund të javës. Mandi thotë se ai do të ndihmojë në kuzhinë cilindo banor që do të gatuajë sot. Kështu ata diskutojnë për një kohë të gjotë për gatimin e drekës duke dhënë ide nga më të ndryshmet. Ndër të tjera Klodi i cili ka qënë pak pa qef i kërkon Domenikës që për të të gatuajë një supë të thjeshtë, ndërsa për banorët e tjerë ai u thotë që të gatuajnë çfarë të duan ata. Jona do të gatuajë drekën e sotme ku banorët pas diskutimeve vendosin që të gatuajnë perimet sepse ato mund të prishen me kalimin e kohës. Kështu mandi dhe Jona fillojnë të gatuajnë drekën, ndërsa banorët e tjerë në dhomën e gjumit vazhdojnë të flenë akoma. Jetmiri, Erioni, Manal dhe Seldi nuk janë zgjuar akoma edhe pse tashmë ka kaluar mesdita.
Tatiana: “Duhet të bëjmë diçka”

Kika dhe Tatiana rrinë jashtë në këtë mëngjes të zymtë. Tatiana i thotë Kikës që të mundohen të bëjnë diçka sepse janë shumë në qetësi dhe i kërkon mendim atij se çfarë mund të bëjnë. Kika i thotë se qetësia vjen prej faktit që një pjesë e banorëve janë akoma në gjumë, por edhe ata që janë zgjuar janë përgjumësh dhe vetë mëngjesi është në përgjithësi i qetë. Tatiana e kundërshton duke i thënë se edhe gjatë ditës së kakuar ata nuk është se bënë ndonjë gjë të madhe. Hakiu e pyet se çfarë kërkon ajo që të bëjnë dhe Tatiana i përgjigjet “po ju bëni ndonjë “grusht” se s’keni bërë fare”. Kika i thotë që ta nisë ajo e para dhe më pas e pyet se kujt në shtëpi Tatiana do t’i jepte një “grusht”. Tatiana pasi mendohet i thotë se janë shumë dhe përmend Kikën të parin me shaka dhe më pas Klodin për arsye se sipas saj mërzitet shpejt. Pas tij “grushti” tjetër do të shkonte për Manal sepse ajo qesh me zë të lartë çka acaron Tatianën. Së fundëmi ajo do t’i jepte një “grusht” edhe Jetmirit sepse ka disa momente që Tatianës nuk i pëlqejnë reagimet dhe sjelljet e tij. Më pas vajza e ia bën të njëjtën pyetje Hakiut dhe ai i përgjigjet se nuk është nga ata që bën “grushta”. Më pas Tatiana i kërkon mendim Kikës në lidhje me Seldin. Ajo i thotë se kur flet me Seldin, i duket sikur ai ose nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton. Kika i thotë që këtë gjë t’ia thotë Seldit dhe Tatiana i thotë se ajo ia ka thënë më parë Seldit. Ajo tregon disa raste kur Seldi kishte reaguar duke e kundërshtuar Tatianën edhe për gjëra të parëndësishme, apo për mendimet e saj të ndryshme. Kika i thotë se Seldi është shumë i sinqertë dhe ndoshta nuk ia ka pasur me të keq, ose ndoshta ajo e ka keqkuptuar.
Zgjimi i banorëve

Sapo vendoset muzika, disa nga banorët fillojnë të ngrihen një nga një nga krevati. Ata merren fillimisht me higjenën personale e më pas bashkohen me njeri-tjetrin në kopsht. Klodi ngrihet i pari dhe shkon të ulet në një karrike pranë dritares, për të parë jashtë. Me të bashkohet edhe Domenika e të dy rrinë pak kohë pa folur, por thjesht të përqafuar e të përgjumur. Hakiu përgatit kafen dhe del në kopsht. Me të bashkohen edhe vajzat. Banorët duken të heshtur këtë mëngjes dhe arsyeja kryesore është zymtësia e kohës, të cilën e vënë në dukje edhe ata. E vetmja që u sjell energji është muzika të cilën e këndojnë dhe kërcejnë. Ndërsa pinë kafe e cigare, biseda e vetme është për kohën dhe për gjumin me të cilin nuk janë ngopur sa duhet. Të tjerët vazhdojnë të flenë.
Hakiu:“Më hodhën posht menjëherë”
Hakiu insiston në idenë e tij, pavarësisht se i jep të drejtë Mirit për ato që thotë. Ai sjell ndërmend reagimin e banorëve të cilët përnjëherë reaguan, e quajtën zhgënjim madje edhe e nominuan kur ai tha në dhomën e rrëfimit se është më i miri, gjë të cilën edhe banorët e tjerë e mendojnë për veten, por nuk e shprehin me zë të lart. “Kur kjo të ndodh këtu, mendoje jashtë”- ia kthen Miri. Hakiu vazhdon të thojë se këta banorë që u zhgënjyen prej tij, vetëm për atë fjalë, harruan cdo gjë që ai kishte thënë e bërë më parë për ta. Edhe sipas Mirit, ai nuk ka bërë asgjë të keqe përvec se të thojë një mendim të vetin të cilin ai e pronoi pa reagime të tilla. Hakiu interpreton disa vargje nga një monolog tepër filozofik për njeriun si qënie dhe raportin me të tjerët. Në përfundim, ai shprehet se deri tani, të gjithë sëbashku kanë ndërtuar dicka për këtë minikomunitet ku jetojnë dhe në një moment që mendon vetëm për veten, pjesa tjetër t’i rrëzon poshtë të gjitha ato qe ke ndërtuar me ta. Miri i tregon se mënyra se si ia tha Erioni, ishte sikur po kërkonte mbështetjen e tij në këtë revoltë ndaj Hakiut e ngeli keq kur ai nuk reagoi fare. Sipas tij, nëse edhe ai do kishte reaguar si të tjerët, edhe në këto momente ata do ishin ende duke iu kundërvënë atij. “Nëse t’i beson tek e drejta jote, tek mënyra jote, kurrë mos ndërro nga ajo që je, as për hatër të lojës apo ndokujt”- e këshillon Miri dhe shton se pavarësisht se si reagojnë, ka njerëz që e vlerësojnë për atë që thotë, si brenda në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj. miri mendond se cdo njeri i kuptn gjërat sipas këndvështrimit të vetë, ndaj dhe duhen pranuar ashtu. Ndërsa bisedojnë, Hakiu sjell një tjetër shembull, Klodin i cili u shpreh gjatë spektaklit për të se ai nuk e kishte pyetur asnjëherë se si ishte me shëndetin. Hakiu, i prekur nga ato fjalë, shprehet se Klodi i irrituar nga ai klip, hodhi poshtë ndihmën e tij në ato momente, harroi kur ai i conte medikamentet tek krevati, të cilat tregojnë interesin e tij. Miri e këshillon të mos e vrasë mendjen për këto, për sa kohë ai është në rregull me ndërgjegjen e vet. Miri fillon t’i tregojë për bisedën me Mandin, me të cilin u përpoq të sqaronte disa gjëra që i kishin ngelur në mendje si përshembull se përse Mandi nga të gjithë banorët, vetëm me Mirin nuk donte të ishte shok jashtë. Ai tregon se Mandi ka krijuar një përshtypje e një paragjykim ndaj tij pa e njohur aspak dhe ndaj i kishte thënë se pavarësisht se ai nuk do ta njohë, është Miri ai që dëshiron ta bëjë këtë, t’i japë mundësinë të njihen. Miri e tregon këtë ngjarje për t’i dhënë një mesazh Hakiut se në cdo moment, cdokujt duhet t’i japë një përgjigje në atë mënyrë që kërkohet, gjithnjë të japë variantin e vet. Sipas Hakiut, gabimi qëndron te fakti që ata përpiqen gjithnjë të gjejnë pikat e dobta të njeri-tjetrit e përpiqen ta sulmojnë e diskretitojnë atë vazhdimisht deri sa ta eleminojnë atë. Të dy banorët fillojnë të flasin për mënyrën e komunikimit mes tyre dhe janë në një mendje që komunikimi është celësi për të zgjdhur cdo mosmarrëveshje dhe fakti që ata të dy, pas konfliktit të fillimit vazhdojnë e flasin ende, tregon se maturia dhe komunikimi, zgjidh cdo gjë

ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek