Mbrëmje 12/04/10

Mbrëmje  12/04/10

Jetmiri bisedë me Jonën

Jetmiri, Erioni, Seldi dhe Eridjona qëndrojnë në kopësht dhe Jetmiri e pyet Jonën për proçedurat që duhen ndjekur për të marrë vizë për në Afrikën e Jugut dhe ajo i tregon. Jona shprehet se në mungesë të ambasasës së Afrikës në Shqipëri, i është dashur që vizën t’a merrte në Itali, dhe rradhën e parë ia kanë dërguar pasaportën në Singapor, pasi kishin ngatërruar adresë. Më tej, ajo u tregon për peripecitë gjatë udhëtimit dhe për partnerin e saj. Jetmiri e pyet se çfarë planesh ka ajo me të dashurin dhe Jona përgjigjet se ata do të gjejnë një vijë të mesme, por nuk do të jetojnë as në Afrikë dhe as në Shqipëri. Planet e tyre më të afërta janë që të realizojnë një udhëtim në të gjithë Shqipërinë.
Më pas banorët qëndrojnë në sallon dhe mendojnë që të organizojnë ndonjë lojë. Jona dhe Jetmiri japin mendimet e tyre, dhe vendosin që të luajnë me gjetje fjalësh, pasi të kenë marrë nga një gërmë nga alfabeti.

Komente për grindjet mes Mandit e Manalit


Pas performancës së djemve që kanë kërcyer si në kabare, Jetmiri, Erioni dhe Manal qëndrojnë në kuzhinë dhe komentojnë për grindjen e Manalit me Mandin. Jetmiri i thotë asaj se nuk duhet të flasë shumë pasi nuk zgjidh asgjë dhe e ka fjalën pasi ajo i vazhdon gjatë grindjet, e në rastin konkret me Mandin. Manali përgjigjet se nuk e duron dot Mandin, pasi është ai që e tepron dhe e zgjat shumë bisedën. Manal shprehet se dhe kur flet me zë normal, Mandi i thotë të ulë zërin, dhe shton se ajo është e lirë të bëjë çfarë të dojë aty brenda dhe Erioni e kundërshton shprehjen e saj të fundit. Manal përgjigjet se përderisa nuk cënon askënd dhe nuk ka kontakt fizik kur i ngacmon, me fjalët mund të bëjë çfarë të dojë. Erioni shrehet se ka qënë një shaka e gabuar nga ana e saj që të vinte një insekt mbi tavolinë, dhe të gjithë menduan se ishte gabim, e për këtë arsye ajo duhet të kërkonte falje. Manal përgjigjet se askush nuk u ka kërkuar falje atyre kur iu kanë fshehur rrobat. Ajo shton se po të dojë mund të ndalojë Mandi me këto sjellje pasi është më i madh, por Jetmiri i thotë se nëse nuk e ka bërë Mandi, duhet të provojë t’a bëjë ajo. Manal këmbëngul se duhet të jetë Mandi, që duhet të bëjë hapin e parë dhe ajo do t’a ndjekë.
Ndërkohë Mandi bisedon për të njëjtën temë me Tatianën dhe Klodin në kopësht. Ai u thotë se ai nuk ka ndërmend të merret me Manalin, pasi ajo është si fëmijë i keq. Mandi shton se Manal ka fituar vetëbesim që nga dita e shtunë që i shpëtoi nominimit, dhe tashmë po deliron.

Djemtë, kabare në BB

Banorët kanë menduar të krijojnë një ambjent kabareje brenda shtëpisë së Big Brother. Djemtë preferojnë të jenë protagonistët, dhe do të vishen si femra. Djemtë kërkojnë ndihmën e Domenikës për t’i veshur e për t’i grimuar. Ajo jep kontributin e saj dhe përkushtohet vërtet shumë, duke u munduar që t’i kombinojë dhe ngjyrat e veshjeve me të aksesorëve. Jona hyn në dhomë dhe shikon djemtë që janë shpërfytyruar, dhe e çuditur i pyet se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Ata i përgjigjen se do të krijojnë një kabare, ku djetmtë do të kërcejnë ndërsa Domenika do t’i shoqërojë në piano. Më pas Jona, Klodi dhe Manal komentojnë djemtë dhe Manal shprehet se nuk e kuptoi pse djemtë duhet të visheshin si femra dhe Klodi i përgjigjet se ata kanë dëshirat e tyre. Djemtë fillojnë të kërcejnë në dhomë, duke thënë se janë duke bërë prova për shfaqjen. Domenika shkon tek pianoja dhe përgatit pjesët që do të luajë. Mandi dhe Manali debatojnë pak, ndërkohë që djemtë janë në momentet para fillimit të shfaqjes. Duke qënë se Manal ndërhyn në veprimet që bëjnë ata, Mandi i thotë se ajo është fëmijë dhe nuk di të flasë e të sillet, madje nuk duhet t’a shikojë fare këtë pjesë.
Së fundmi djemtë kanë filluar të performojnë para vajzave dhe Klodit, i cili nuk ka marrë pjesë pasi nuk ndihej shumë mirë fizikisht.
Djemtë kanë dhënë shfaqje duke kërcyer, dhe pasi kanë mbaruar Seldi dhe Kika vazhdojnë t’i mbajnë veshur fustanet, ndërsa pjesa tjetër e djemve kthehet në identitet.

Jona tregon për jetën e saj

Manal dhe Eridiona po qëndrojnë me njëra-tjetrën duke u njohur. Manal i tregon për shkollën që ka ndjekur dhe tanimë i ka mbetur vetëm diploma pa e dhënë. Jona e pyet se çfarë dege ka studiuar Manali dhe ajo përgjigjet “Orientalistikë”, që në thelb merret me studimin e gjuhëve orientale. Manal shprehet se ajo do të dëshironte të ushtronte profesionin e saj si përkthyese në ambasadë. Më pas Manal e pyet se çfarë pune bën Jona dhe ajo përgjigjet se merret me marrdhëniet me publikun në një agjensi që prodhon reklama. Jona i jep me hollësi pozicionin e saj në këtë agjensi dhe i tregon vendet që ka vizituar. Më pas ajo i tregon Manalit se Shqipëria është një vend shumë i bukur me pasuri natyrore të shumta. Manal shprehet se ajo nuk ka patur mundësinë të vizitojë asnjë qytet, madje as Tiranën nuk e ka parë mirë. Joni i tregon se bregdeti në jug të Shqipërisë ka vende të mrekullueshme dhe ofron shumë kënaqësi.
Më pas Manal i kërkon Jonës që t’i tregojnë për udhëtimin e saj në Afrikën e Jugut, e në fillim e flet për fetë mbizotëruese e më pas për ushqimet tradicionale.
Më tej Jona shprehet se nuk e ka ndjekur rregullisht Big Brotherin, duke qënë se është e ngarkuar nga puna, por më tepër ka parë netët e spektaklit.


top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek