Sot, 13 .04 . 2010

Sot, 13 .04 . 2010
Miri këshillon Manalin

Jetmiri është shtrirë për të fjetur dhe në dhomën e gjumit vjen edhe Manal. Miri fillon ta ngacmojë me batuta sepse i duket e mërzitur, gjë që ajo e mohon. Më pas, ajo ulet tek krevati i tij e të dy fillojnë të komentojnë debatin e Manalit me Mandin. Miri duke e këshilluar, i thotë se ajo bëri gabim që e zgjati aq debatin, por sipas Manalit, ishte Mandi ai që nuk po pushonte. Miri mendon se ajo duhej të tregonte zgjuarsinë e saj duke mos e cuar më tej debatin, por ta merrte me qetësi. Manal justifikohet se nuk po e duronte dot Mandin sepse i dukej sikur ai e teproi me fjalët që i tha. Miri insiston në këshillën e vetë duke argumentuar se inteligjenca tregohet në raste të tilla. Ai shton se nuk mund të ndërhynte në atë rast sepse do ta përkeqësonte më tej situatën e të tjerët do e sulmonin që po e mbronte atë, pasi një situatë e tillë është personale. “Trego që je e rritur, e fortë dhe e urtë në këto raste dhe për cdo gjë falenderoje, pavarësisht se cfarë thotë”- e këshillon ai. Miri pranon se ajo bëri gabim me atë veprim, për të cilën të tjerët kishin të drejtë që u revoltuan, por gabimi sillte gabimin kur ajo vazhdonte debatin me Mandin. Ai e këshillon se sa herë të ketë nevojë të flasë me dikë, mund t’i thojë atij apo dikujt, me kë ka më shumë muhabet, pa qënë nevoja të shpërthejë në situata të tilla. Miri vazhdon ta këshillojë se në momente të tilla, kur banorët janë në nominim, kanë nevojë për vëmendje të cilën e marrin duke debatuar me ndonjë banor tjetër. Manal justifikohet se kur Erioni e qorton për ndonjë gjë, ajo nuk ia merr për keq e të debatojë, por Mandi ka një mënyrë që asaj nuk i pëlqen. Miri mendon se ajo cdo gjë duhet ta marrë qetësisht dhe madje edhe nëse ndonjë e tepron, ajo t’ia marrë me të qeshur pasi kështu nuk u jep atyre atë që duan, vëmendjen apo ta nxjerrin negativisht para të tjerëve. Miri ia jep këto këshilla duke u nisur nga eksperienca e vet dhe i tregon Manalit se dhe ai ka debatuar, bërtitur, dalë nga kontrolli, ka thënë apo ka vepruar gjëra që nuk do donte t’i bënte, ndaj dhe ajo nuk duhet të arrijë në këtë pikë.
Seldi dhe Domi, thashetheme

Seldi dhe Domenika fillojnë të flasin edhe për atmosferën e krijuar në shtëpi. Domi shprehet se i duket një atmosferë e ftohtë dhe se i mungojn shumë ata njerëz që kanë dalë. Seldi ia kthen se të dy mund t’ia dalin që ta rregullojnë këtë atmosferë, të paktën për veten. Më pas, biseda e tyre ndryshon dhe ata fillojnë të flasin për banorët e tjerë. Domi fillon t’i tregojë një bisedë mes saj dhe Tatianës, se cilin do donin të dilte të shtunën ku Domi kishte thënë se nuk donte të dilte Olta se për të tjerët nuk kishte rëndësi. Tatiana ishte përgjigjur se nuk donte të dilnin Hakiu dhe Manal, ndërsa për të tjerët s’e kishte problem. Domi e kishte pyetur se përse për Mirin nuk i interesonte nëse rrinte apo jo pasi raporti i tyre ishte i afërt, por Tatiana i ishte përgjigjur se fakti që bisedon me Mirin, nuk do të thotë gjë. Domi tregon se atë mbrëmje, Tatiana ka fjetur afër Mirit. Ajo tregon se këtë gjë e bisedoi më pas me Tatianën dhe ia kishte thënë se nuk e kuptoi këtë sjellje duke i shprehur kështu edhe frikën se këtë sjellje ndaj Mirit, mund t’ia bëjë edhe asaj. Tatiana i ishte përgjigjur se kjo është lojë dhe në jetën jashtë nuk i bën këto sjellje. Sipas Domit, Tatiana, me këto fjalë, iu hap duke i treguar se po luan pisët me Mirin, pasi ai nuk i pëlqen si njeri. Domi shton se sipas saj, ajo ia kishte thënë këtë gjë që më vonë, nëse ndodh dicka, ajo mund të shprehet se e kishte paralajmëruar për këtë mënyrë sjelljeje.
Domi e kalon bisedën edhe tek Hakiu. Domi tregon se Hakiu të dielën e kishte komplimentuar për qëndrimin gjatë spektaklit në lidhje me debatin mes tij dhe Mandit. Domi tregon se i kishte thënë se thjesht po mbante anën e asaj që iu duk e drejt, por jo të tijën e pas kësaj, Hakiu ishte stepur.
Për Manalin, Seldi mendon se është njeri i mirë, pavarësisht se ndikohet nga të tjerët. Domenikës nuk i pëlqen kjo gjë sepse nëse je njeri i mirë, nuk bën atë që të thonë të tjerët, por atë që të duket e drejtë
Seldi dhe Domenika sqarohen për Mirin

Seldi përllogarit me Domenikën se cilët mund ta kenë nominuar. Ai përmend Erionin, por e hedh posht si alternativë më vonë, duke lënë vetem Mirin, Manalin dhe Tatianën, këto të dyja të influencuara nga Miri, pasi rrinë shumë me të, atëherë Domi mendon se me anë të këtij arsyetimi mund të jetë kështu. Seldi fillon të bisedojë për raportin e krijuar mes saj dhe Mirit. Ai dyshon se Jetmiri e bën kastile këtë afrim, vetëm për lojë, por Domenika mendon se ata thjesht po kalojnë një pjesë të kohës me njeri-tjetrin, ashtu si me të gjithë të tjerët. Seldi insiston se koha që ata kalojnë bashkë, është më e gjatë se ajo që kalon ajo me të tjerët, madje sjell edhe shembuj ku ai ka konstatuar se Miri e bën kastile. Domenika e kundërshton duke thënë se ajo shkon të bisedojë me Mirin vetëm atëherë kur edhe asaj i intereson, por sipas Seldit, Miri ka krijuar shumë konfidenca ndaj saj. Domi e pyet se si e mendon ai këtë afrim të Mirit ndaj saj. Seldi përgjigjet se Miri e bën ose se i pëlqen ajo, ose e bën prej tij, për ta bërë xheloz e për t’u kapur me të. Domi mendon se arsyeja e parë nuk qëndron, ndërsa për të dytën, mendon se nëse Seldi e mendon se mund të qëndrojë, atëherë nuk duhet t’ia bëjë qejfin Mirit duke u mërzitur apo reaguar. Seldi ia kthen se po mundohet të veprojë ashtu, por nuk mund të shikojë njeriun që do të kënaqet me atë njeri. Domi sërish e kundërshton pasi kjo fjalë i duket e tepërt, ndërsa Seldi vazhdon bisedën duke thënë se sa herë që ajo rri me Mirin dhe bëjnë ndonjë gjë, Miri e shikon Seldin në sy, një shikim që lë vend për të menduar. Edhe Domenika mendon se Miri e bën kastile për lojë dhe tregon edhe ajo disa sjellje apo fjalë të tija që i janë dukur pa lidhje. Ajo e këshillon Seldin që të mos e mendojë fare që Miri e pëlqen atë sepse për sa kohë mendon këtë gjë, atëherë ka për të bërë sjellje të tilla si xhelozi apo ngacmime me Mirin. Seldi ia kthen se edhe ajo po vepron gabim duke ndenjur aq afër me Mirin si përshembull tek pianoja. Ajo shprehet se bën atë që ndjen dhe i pëlqen e në këtë rast, po argëtohej me të tjerët. Sipas saj, edhe Seldi duhet të bashkohej me ta e jo të rrinte vec sepse kështu e bën Mirin të fitojë ndaj tij.
Shprehja, si rezultat i vetbesimit

Erioni dhe Hakiu shkojnë tek krevati ngjitur me atë të Mirit dhe fillojnë të ngacmojnë njeri-tjetrin me batuta. Miri e pyet erioni i cili pa klipin gjatë të shtunës, se cfarë mimike kishte Hakiu kur tha “jam më i miri”. Erioni fillon ta imitojë duke bërë shaka, ndërsa të tjerët qeshin. Miri e pyet se cfarë ka thënë ai, pasi nuk e mban mend. Erioni ia kthen se ai vazhdon me premtimet elektorale. Miri mendon që këtë javë ta përdorë ai shprehjen e hakiut, por Erioni e ngacmon duke i thënë se ai nuk është fare në nominim. Ai ktheht nga Hakiu dhe i thotë një tjetër slogan që mund ta përdorë: “Me që banorët u mërzitën radhën e parë, unë nuk jam më i miri, por më të mirë se unë nuk ka”. Hakiu qesh dhe i thotë se i pëlqen kjo batutë. Gjithsesi ai shprehet për frikën se si mund ta ketë kuptuar publiku këtë shprehje, duke menduar se mund ta votojnë për të dalë. Miri e kundërshton dhe i thotë se biseda që bënë një natë më parë të dy, paska dhënë efektet pozitive sepse Hakiu gjatë ditës, ka qënë i qeshur. Ai e pranon, por thotë se përsëri banorët vazhdojnë të merren me këtë shprehje. Erioni ndërhyn duke thënë se atij nuk i pëlqeu dhe u zhgënjye prej tij. “Cfarë nuk kam thënë për ty”- i thotë ai duke qeshur Hakiut. Miri e pyet Erionin se si e kupton ai këtë shprehje të Kikës, por Erioni ia kthen se sidoqoftë, nuk duhej ta thoshte. Hakiu mendon se të gjithë e mendojnë këtë gjë për veten, por askush nuk e shpreh. “Unë nuk mendoj se jam më i miri, por ndër më të mirët”- thotë Erioni duke qeshur.
Biseda ndërmjet katër banorëve vazhdon gjatë. Ata kalojnë në temë serioze duke folur për ato që kanë dhënë gjatë qëndrimit të tyre në këtë shtëpi, ku në qëndër të vëmendjes është Hakiu. Erioni mendon se nuk mund të llogaritet dot se cfarë ke dhënë e cfarë ke ende për të dhënë, gjë të cilën e thotë Hakiu. Manal e pyet drejtpërdrejtse cfarë ka ende për të dhënë ai që të tjerët nuk e kanë. Hakiu përgjigjet se secili jep dicka nga vetja sipas mënyrës së vet, por dukush jep më shumë e dikush më pak. Miri mendon se askush nuk mund të flasë se cfarë do japin e cfarë jo se nuk mund të maten gjëra të tilla. Duke vazhduar ngacmimet me Hakiun e duke iu referuar klipit, Miri mendon se ai ka një vetëbesim të tepruar që shpesh e bën të thojë gjëra të pamenduara mirë. Ai sjell shembullin gjatë javës së provës me bicikleta ku sipas tij, Hakiu deliroi, e humbi kontrollin.

ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek