Biseda ndërmjet Domit e Jonës
Jona,
Domenika dhe Klodi qëndrojnë në sallon dhe Jona pyet Domin se sa kohë
ka që jeton në Itali dhe ajo përgjigjet se ka dhjetë vjet. Jona shrehet
se gjithsesi Domi e flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe Domi thotë se ajo
komunikon të shumtën e kohës në shqip dhe kur është në Itali dhe nuk ka
dashur asnjëherë që t’a harrojë. Domi pyet Klodin se sa vite ka ai që
jeton në Itali dhe ai përgjigjet se ka afërsisht njëzet vjet që jeton
atje dhe Jonës i bën përshtypje që ai paska shumë vjet që jeton atje.
Klodi thotë se ka ardhur pothuajse çdo vit dhe i ka mbajtur lidhjet me
Shqipërinë. Jona më pas shprehet se Erioni qenka në kuzhinë me to dhe
nuk flet, e kjo i bën çudi. Erioni përgjigjet se ai po të flasë i
lëshojnë akuza, kështuqë është më mirë të heshtë dhe Jona thotë që ai
po bën rolin e viktimës, ashtu siç ka bërë dhe pak më parë për lojën e
Kikës.
Më pas Jetmiri qëndronon me Manal duke gatuar dhe i pohon se ka që dje
që është shumë i mërzitur paçka se nuk ia tregon arsyen. Ai shton se
nga egoizmi që individi ka brenda, harron se padashje lëndon të tjerët.
Ai i thotë se po merret me gatimin, vetëm qëtë harrojë problemet që ka
në mendje dhe Manal i përgjigjet se ai nuk ka pse të ndohet kështu pasi
nuk ka faje.
Erioni pranon fajin
Erioni
qëndron në kuzhinë me Domin dhe Jonën. Ai po u tregon për ngjarjen e
mbrëmshme, ku ai dhe Jetmiri kanë pirë verë dhe janë sjellë sikur e ka
pirë Kika. Erioni shprehet se atyre iu ka lindur ideja që t’ia vinin
Kikës një gotë tek krevati ,ndërkohë që ai ishte në gjumë dhe do të
dukej sikur e ka pirë ai. Në të njëjtën kohë Erioni thotë se nuk do t’a
tregojë se kush ka qënë ai që e ka bërë veprimin, por Jona i vë në
dukje se ai e ka pohuar vetë që i ka shkuar në mendje që t’ia bënin
këtë lojë Kikës. Erioni përgjigjet se ai e mban përgjegjësinë që ka për
pjesën e tij të fajit dhe Jona i thotë se ai u ka dhënë tre dëshmi të
ndryshme deri tani. Më pas aty vjen dhe Seldi dhe Erioni i thotë se
Domi nuk e beson që dhe ai ka pirë verë dh ka qënë bashkëpuntor në këtë
lojë. Seldi pohon që ka patur gisht në këtë gjë dhe Erioni qesh me
Domenikën duke i kujtuar fjalët e saj, se vinte dorën në zjarr se Seldi
nuk ishte i përfshirë. Seldi thotë se ai është i pafajshëm dhe Jona i
përgjigjet se kjo është fraza e parë që thonë të gjithë fajtorët.
Vajzat vazhdojnë t’i bëjnë pyetje në lidhje me këtë temë dhe Seldi
shprehet se aty u bë si sallë gjyqi. Erioni e pohon se ai është fajtor
pasi e ka hedhur nëpër gota verën, ndërsa Seldi shprehet se vetëm e ka
pirë dhe nuk e tregojnë se kush e ka lënë gotën tek krevati i Kikës. Më
pas Kika afrohet aty, dhe Jona i thotë se po akuzojnë Kikën për hapjen
e verës dhe Kika përgjigjet se ai është akuzuar gjithmonë për gjëra që
nuk i ka bërë.
Jetmiri: “Kika, je paranojak”
Jetmiri,
Kika, Seldi dhe Erioni qëndrojnë në kopësht duke komentuar ngjarjet që
i kanë bërë për të qeshur brenda shtëpisë. Jetmiri tregon se mbrëmë
është ngritur nga gjumi, gjatë natës dhe ka mbuluar me batanije disa
nga banorët që i ka parë të kenë ftohtë. Ai shton se ka mbuluar Jonën
me batanijen e Erionit, e më pas kur ai donte t’ia merrte, nuk mundej.
Erioni shprehet se Klodi i ka bërtitur në mëngjes pasi kanë bërë
zhurmë, ndërsa Jetmiri shton duke qeshur se Mandi i ka thënë se duhet
luftuar fenomeni, dhe jo pse ata kanë pirë verë, dhe kjo është arsyeja
që ata nuk bëhen dot shokë. Kika shprehet se ai ka nevojë për gjumë dhe
shton se Erioni ka momentet e kreativitetit pikërisht në orën pesë të
mëngjesit. Më pas Kika ngrihet në këmbë dhe imiton të ecurën e Erionit,
gjatë natës. Djemtë i kthehen Kikës, duke e ngacmuar me fjalë dhe duke
i thënë se ai mundohet gjithnjë të ecë sipas rregullave.
Jetmiri i thotë Kikës: “je paranojak” pasi sapo e shikon që Jetmiri
lëviz, e ndjek me sy duke menduar se ai do të bëjë ndonjë djallëzi.
Kika shprehet se i vetmi që ka përmendur që nga fillimi deri tani “unë,
unë” ka qënë Jetmiri.
Gazetaria në Shqipëri
Kika
fillon që t’i tregojë Jetmirit për sekretet e profesionit të gazetarit.
Teksa Kika tregon edhe Jetmiri ndërhyn me komentet e tij. Kika thotë se
një gazetar i mirë nëse investigon një çështje të caktuar, pas një kohe
të nevojshme ai arrin të nxjerrë një punë shumë të mirë. Jetmiri i
thotë se në Shqipëri gazetaria në përgjithësi lë shumë për të dëshiruar
sepse ndërhyn gjithmonë shteti dhe njerzit e pushtetshëm. Sipas tij
edhe në ato raste kur ka gazetari të vërtetë, shteti ndërhyn në forma
të ndryshme duke ndikuar mbi gazetarin. Kika i cili ka një formim më të
mirë në këtë fushë, i thotë se gazetarët jo gjithmonë i kanë dyert e
hapura aty ku shkojnë. Ai thotë se edhe njerzit e artit ka shumë raste
ku nuk u përgjigjen gazetarëve. Më pas ata flasin edhe për nivelin e
analistëve në Shqipëri. Jetmiri thotë se analistët në Shqipëri ndikojnë
në opinionin publik, por jo gjithmonë janë të aftë, dhe nuk brojnë
interesat e bublikut. Kika i thotë se ka shumë analistë të aftë të
cilët e bëjnë siç duhet punën e tyre. Jetmiri i ilustron mendimet e tij
duke bërë krahasimin me gazetarinë në Itali dhe rolin e shtetit në
media në atë vend. Kika kundërshton Jetmirin duke marrë si shembull
emisionin “Fiks fare” që sipas tij ka prekur problematika të ndryshme
në interes të publikut. Kështu ata diskutojnë për një kohë të gjatë
duke shprehur opinionet e veta personale për funksionimin e mediave
shqiptare.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |