14.04.2010

14.04.2010
Thashetheme për Jetmirin

Ditët e fundit Seldi dhe Domenika kanë pasur disa zënka e debate mes tyre. Një ndër motivet e këtyre zënkave ka qënë Jetmiri, ku Seldi behej xheloz teksa Miri dhe Domenika rrinin dhe bisedonin gjatë me njëri-tjetrin. Së fundmi është Domenika ajo që nuk po e pëlqen faktin që Miri dhe Seldi kanë filluar që të kenë afrimitet, kur disa ditë më parë nuk i flisnin fare njëri-tjetrit. Këtë gjë ajo ia thotë Seldit dhe më pas i kthen kurrizin. Seldi i kërkon që të kthehet, por Domenika fillimisht refuzon dhe i përgjigjet se ai nuk zë mend asnjëherë. Domenika kthehet dhe të dy bejnë thashetheme për mardhënien e tyre me Jetmirin. Seldi i thotë se edhe nëse ai ka mbajtur qëndrim ndaj Jetmirit ka qënë në të shumtën e rasteve për Domenikën. Vajza e kundërshton duke i thënë se ai ndaj Jetmirit ka mbajtur qëndrim për interesat e veta sepse Jetmiri e ka ofenduar dhe madje edhe kërcënuar disa herë. Për më tepër ajo i thotë Seldit se duke u nisur nga veprimet e tij të fundit ajo nuk ka se përse ta besojë. Domenika i thotë se i duket e çuditshme që Seldi që ka qënë i pari që ka kundërshtuar dhe ka sharë Jetmirin gjatë gjithë kohës, tashmë e mbështet në lojrat që ky i fundit bën dhe i hedh dorën në shpatull në shenjë mirënjohjeje dhe afrimiteti. Seldi e kundërshton dhe Domi i thotë se ai bëhet xheloz për Mirin. Seldi e mohon këtë gjë, por Domenika i kthen kurrizin.
Jona për sportet ekstreme

Pas bisedave jashtë banorët mblidhen në kuzhinë dhe fillojnë të pyesin Jonën. Vajza tregon për Afrikën e Jugut dhe momentet kur ajo është hedhur nga ura më e lartë në botë. Ajo u thotë banorëve se i adhuron sportet ekstreme dhe trgon detajet e hedhjeve të saj nga lartësitë. Teksa Jona tregon emoionet dhe adrenalinën që ka ndjerë ajo në sportet ekstreme që ka provuar, të tjerët komentojnë duke bërë shaka. Pas një kohe të gjatë biserdash, banorët shkojnë në dhomën e gjumit ku tashmë dritat janë fikur. Ata vashdojnë të bisedojnë edhe aty duke bërë shaka për gjëra të përgjithshme. Shpesh herë ata vazhdojnë të ngacmojnë banorebn e re. Jetmiri i thotë Jonës se nëse ajo do të ketë ftohtë natën, ai do të t’i hedhë përsëri jorganin që dje ia mori Erionit. Jona i thotë se nuk është e nevojshme pasi edhe vetëm jorgani i saj i krijon shumë vapë.
Qëndrimi në shtëpinë e vjetër

Teksa flasin për Jonën dhe banorët e rinj, Erioni, Jetmiri dhe Domenika që kanë hyrë në BB që natën e parë të spektaklit, diskutojnë për lodhjen e tyre. Jetmiri thotë se banorët më të vjetër në shtëpi nervozohen shumë më shpejt sepse janë më të lodhur sesa banorët e rinj. Ai përmend se të rinjtë nuk e provuan vështirësinë e jetesës në shtëpinë e vjetër. Ata kujtojnë se sa vfështirë e kishin që të ndiznin zjarrin, të gatuanin, apo kur laheshin me ujin e ftohtë të dushit, gjëra të cilat të rinjtë nuk arritën t’i provonin me përjashtim të Klodit i cili ndenji një javë në shtëpinë e vjetër. E ndërsa kujtojnë javët e qëndrimit në shtëpinë e vjetër dhe peripecitë e tyre, ata qeshin me historitë që tregojnë, por në fund të fundit e quajnë si një eksperiencë të bukur që kaluan. Jetmiri thotë se do t’a quanin si një Big brother më vete dhe shumë të veçantë e të bukur. Domenika i quan si një përgatitje për ta, vështirësitë e jetesës në shtëpinë e viteve 80’. Më pas ta diskutojnë për javët që kanë ngelur deri në përfundimin e spektaklit. Ata thonë se 4 javë që kanë ngelur nuk mjaftojnë për t’u njohur me banorët në shtëpi. Ata flasin me nënkuptime për nominimet e radhës ku Domenika thotë se banorët e vjetër janë bërë si kokrra gruri dhe më pas shton se qëndrimi i banorëve të shtëpisë varet nga ata brenda. Domenika largohet dhe Erioni i përsërit Jetmirit të njëjtën shprehje duke lënë të kuptohet se ky ishte një kompromis që ata javët e ardhshme të mos nominojnë më banorët e vjetër, por ata që kanë hyrë më vonë në BB.
Erioni me dhimbje koke

Erioni vazhdon që të rrije ulur pranë dritares duke parë shiun që bie jashtë, ndërsa banorët e tjerë vazhdojnë të luajnë tashmë edhe në kuzhinë. Seldi fillon t’i bierë pianos bashkë me të tjerët që fillojnë të këndojnë arie. Kjo gjë e shqetëson akoma dhe më shumë Erionin i cili në një moment Erioni i thërret Sldit dhe kur ai afrohet, i thotë që të ulë zërin sepse po i dhemb koka. Seldi i afrohet dhe i thotë Erionit se ai nuk e dinte që atij i dhimte koka. Erioni ia kthen i nevrikosur se këtë gjë ia kishte thënë atij dhe të tjerëve disa herë në dhomën e gjumit, por ata nuk kishin dashur që ta respektonin kërkesën e tij dhe tani kërkon që të ruajnë më tepër qetësinë. Seldi e mohon që Erioni t’i këtë thënë një gjë të tillë dhe më pas largohet për të vazhduar më tej lojën dhe këngën e tij. Erioni vazhdon të rrijë aty duke vështruar shiun, ndërsa Kika dhe Tatiana dalin jashtë dhe pinë cigare në shi. Pranë tij afrohet Jetmiri i cili e fton të pinë cigare jashtë dhe i ofron që të pijë qetësues për të larguar dhimjen. Pas disa minutash jashtë del Jetmiri, Domenika dhe Erioni. Jetmiri pyet Domenikën për banoren më të re dhe të dy thonë që ajo është një vajzë e mirë dhe e zgjuar.

top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek