14/04/10

14/04/10

Këndvështrimet për zënkat Seldi-Domi
14/04/10 20:20

Jetmiri, Erioni dhe Domenika dalin në kopsht për të shëtitur dhe biseduar. Ndërsa kujtojnë mamanë e Domenikës dhe të Seldit, Miri e pyet Domin se përse debatoi me Seldin gjatë natës së kaluar. Domenika tregon shkurt se është kthyer në monotonia zënka ndërmjet saj dhe Seldit për të njëjtat gjëra. Miri e pyet nëse u sqaruan, por ajo ia kthen se jo, pasi Seldi është shumë impulsiv. Sipas saj, nëse Seldi nuk i merr qetësisht bisedat, me impulsivitet nuk zgjidhet gjë. Ajo shton se duhen persona të tretë që ajo të sqarohet me Seldin. Miri habitet nga kjo shprehje dhe propozon që ai me Erionin ta ndihmojnë, por Domi refuzon. “Duhet të thuhen gjërat hapur, ashtu sic dua unë”- përfundon ajo duke i kërkuar atyre që të ndërrojnë temë.
Në të njëjtën kohë, Seldi e diskuton këtë gjë me Klodin. Klodi shprehet se ai e teproi me reagimet gjatë debatit, duke e shtyrë edhe më tej atë. Seldi justifikohet se pasi dëgjon bashkëbiseduesin, do edhe ai të flasë dhe në këtë rast, Domenika nuk po e lejonte, madje u kthye në anën tjetër. Klodi e pyet nëse ai e di motivin se përse Domi nuk do ta dëgjojë atë, por sipas Seldit, është Domi ajo që nuk do. Klodi e këshillon që të sqarohet edhe njëherë me Domin, por kur të jetë i qetë pasi në momentet e nervozizmit, atij i del situata nga kontrolli. Sipas Seldit, është ajo që i sjell situatat në këtë pikë gjithnjë dhe kur Klodi i kërkon që ai të ndryshojë për ato gjëra që i ka thënë Domi, Seldi ia kthen se nga ana e saj, Domi nuk ka ndryshuar asgjë nga ato që i ka kërkuar ai. Ai shton se Domi asnjëherë nuk e lë që ai të japë argumentat për ato që flasin, por largohet. Seldi tregon se debati i fundit ishte për Mirin dhe i tregon Klodit disa momente për të cilat, sipas tij, Domi nuk ka folur sic duhet. Klodi e këshillon se ata nuk duhet të prishin raportin e tyre për një të tretë. Seldi thotë se i dhemb kur Domi rri me një person që e ka mohuar, ndërkohë që ajo kalon ditën me të. Për Klodin, fakti që Domi me Mirin kanë patur debate, nuk do të thotë se nuk duhet të flasin, por sipas Seldit, cdo gjë ka masë. Seldi tregon se marrëdhënien që ka me Mirin, e ka vec për hatër të debateve që ky i fundit ka patur me Domin. Klodi ia kthen se vetë Domenika është shprehur se e ka harruar atë debat tashmë, gjë të cilën duhet ta bëjë edhe ai. Ai e këshillon sërish se ata duhet të sqarohen qetësisht, ndërsa Seldi ia kthen se e ka provuar në cdo mënyrë, por është Domi ajo që i lë bisedat përgjysmë.

Kuriozitet e ndryshme
14/04/10 19:33

Kuriozitet janë një bisedë interesante mes banorëve. Biseda nis nga shkrimi në një bluzë që Miri ia dedikoi Enxhit me rastin e ditëlindjes “D-day is near”. Banorët bëhen kuriozë dhe e pyesin për kuptimin e saj. Erioni shprehet i pari se është një term ushtarak, ndërsa Miri e sqaron më saktë se është përdorur në Lufën e Dytë Botërore kur aleatët zbarkuan në Normandi. Ai tregon se kjo shprehje ka edhe një tjetër kuptim, pasi tani përdoret gjatë bisedave për Apokalipsin, duke nënkuptuar ditën e gjykimit apo të fundit të botës. Nga kjo shprehje, banorët fillojnë të kujtojnë edhe shprehje të tjera të cilat kanë një kuptim të caktuar, por që në jetën e përditshme përdoren thjesht, jo duke i dhënë atë kuptim.
Në të njëjtën kohë, Tatiana diskuton jashtë për udhëtimin e saj për në Kosovë, të cilën e ka shprehur vazhdimisht si një dëshirë që do e realizojë sapo të dalë nga BB. Ajo pyet Hakiun për mënyrën se si shkohet atje dhe rrugën që duhet të përshkojë duke u bërë tepër entuziaste për bukuritë e natyrës që do shijojë gjatë këtij udhëtimi.

Manal përball Mirit dhe Seldit
14/04/10 18:40

Mungesa për familjen është një ankesë që cdo banor e shpreh herë pas here, ku dikush e shpreh më shumë e dikush më pak. Miri e pyet Manalin se si po e përjeton këtë gjë dhe nëse ka filluar të ndjejë shumë mungesën e familjes. Ndryshe nga ajo që pret Miri, Manal tregon se nuk e ndjen mungesën, duke e sqaruar se fakti që së shpejti do dalë nga kjo shtëpi, e ndihmon që ta kalojë cdo ndjenjë malli e që këto ndjenja të mos ndikojnë në gjendjen emocionale të saj. Manal shprehet se sidoqoftë, e gjithë familja i mungon, pa bërë asnjë dallim. Miri e pyet nëse babai i saj që ndodhej në Jordani, e di që ajo është futur në BB. Ajo tregon se gjatë aplikimit dhe momentit të hyrjes, nuk i tregoi asgjë pikërisht sepse ai do mundohej t’i mbushte mendjen që të mos hynte, ndërsa tani, ajo nuk e di nëse ai e ka marrë vesh këtë gjë. Manal mendon se edhe pse është 21 vjece, është e pjekur në maksimum. Miri habitet nga kjo shprehje, kurse Manal mendon se pavarësisht se nuk ka udhëtuar, nuk ka njohur shumë njerëz, nuk ka kaluar shumë eksperienca në jetë sikurse banorët e tjerë dhe jeton në një botë të vogël, ajo i di këto gjëra, ndoshta edhe më mirë se ata. Ajo vazhdon mendimin e saj duke thënë se asnjë nuk e di se cila është arsyeja e jetës së njeriut që sipas saj, është një provë për jetën e përtejme. Kështu të dy banorët fillojnë një diskutim filozofik për jetën duke i dhënë edhe ngjyrime fetare nga ana e Manalit. Me ta bashkohet edhe Seldi i cili kryesisht pyet Manalin për idetë e saja. Duke diskutuar për njeriun në përgjithësi dhe për ata vetë në vecanti, Manal mendon se cdo njeri prej tyre ka të këqijat e veta, ndërsa ajo ka më pak se ata. Të dy djemtë i kërkojnë sqarime, por ajo nuk jep duke thënë se ata i dinë vetë. Miri i thotë se kur do të japë një mendim, duhet edhe ta argumentojë për të tjerët se ndryshe nuk ka vlerë. Seldi mendon se ajo i paragjykon njerëzit, por Manal sqaron se i gjykon sipas llogjikës së saj dhe këtë e bën për të marrë prej tyre shembullin e të mirës ose të asaj që i pëlqen. Shpesh Manal i lë bisedat përgjysmë duke u justifikuar se nuk shprehet dot mirë në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në këtë rast, gjë që Seldi ia vë në dukje

Eksperienca e Big Brother
14/04/10 18:00

Tatiana është duke gatuar dhe Klodi i thotë se ajo duhet të merret me diçka pasi është në nominim dhe Tatiana përgjigjet se çdo gjë që bëhet aty brenda, bëhet vetëm për arsyen e nominimit. Domi shprehet se nuk mendon se Tatiana po bën ndonjë sjellje të veçantë dhe pse është në nominim, por shton se ndoshta nuk e njeh aq shumë sa për të arritur në përfundime për sjelljet e saj. Tatiana thotë se Seldi i ka thënë që ajo është e ftohtë pasi kur e ka pyetur nëse i mungon Edi, ajo është përgjigjur jo pasi nuk mund të tregohej hipokrite e të thoshte po. Ajo shton se mban pak distancë me njerëzit, por Domi shprehet se në këtë formë, ajo nuk mund të zërë një mik gjatë kohës që po qëndron atje. Tatiana shprehet se çdo njeri është ndryshe dhe secili ka mendimet e tij. Jona afrohet dhe përfshihet në bisedë. Ajo thotë se kur futesh aty brenda e mendon sikur do të shkosh me pushime dhe e heq mendjen nga njerëzit e afërt. Kështu ata fillojnë të flasin për qëndrimin brenda në shtëpi. Klodi mendon si një mënyrë për t’u argëtuar, pse jo dhe si një sfidë ndaj vetes në të cilën vë në provë besimin në vetvete. Sipas tij, kjo është pika kryesore në një lojë të tillë. Edhe për Jonën kjo nuk është një sfidë e lehtë. Ajo mendon se fillimi mund të jetë i lehtë, por më pas, presioni i lojës, qëndrimi mbyllur brenda për një kohë relativisht të gjatë, kuptimi dhe kqkuptimi me banorët e tjerë, e bëjnë edhe më të vështirë vazhdimin.

Top-Channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek