15.04.2010

15.04.2010
Lojë Domenikës
Domenika dhe Klodi rrinë shtrirë te kolltukët dhe thërrasin edhe Jonën për të marrë pjesë në bisedën e tyre. E ndërsa ata bisedojnë në sallon afrohen edhe banorë të tjerë, Erioni, Mandi dhe Seldi. Të gjithë bisedojnë me njëri-tjetrin për gjëra të përgjithshme. Në një moment Domenika i kërkon Klodit që t’i bëjë masazh dhe kthehet në shpinë. Klodi sapo fillon masazhin i bën me shenjë Seldit që të vijë ai t’i bëjë masazh Domit duke u përpjekur që t’i pajtojë. Që dje Domi dhe Seldi pas një debati të fortë mes tyre nuk flasin fare. Gjatë kësaj kohe Seldi është afruar, por Domenika i ka qëndruar indiferente dhe vazhdon të mos i flasë. Pas tentativës së dështuar për t’u pajtuar me Domin duke i kënduar një këngë romantike, Seldi këtë herë provon me mazashin. Ai shkon dhe zëvendëson Klodin duke i bërë masazh Domenikës e cila kujton se është Klodi ai që po i masazhon shpinën dhe jo Seldi. Këtë lojë e mbajnë edhe banorët e tjerë. Mandi i thotë “hë mo Klodo bëji masazh tani”. Pas tij Jona i thotë Seldit “o Klodo kur do të më bësh mua ndonjë masash”. Jona e pyet Domenikën se si i ka duart “Klodi” (në këtë rast është Seldi” në masazh dhe Domenika i përgjigjet “flori”. Pas disa sekondash Klodi pengohet në një jastëk që është në tokë dhe bërtet. Në këtë moment Domenika kthehet e çuditur që zëri i Klodit i erdhi nga larg dhe shikon që pranë saj është Seldi. Banorët e tjerë qeshin, ndërsa Domenika nuk ndryshon qëndrim ndaj Seldit. Seldi çohet nga vendi ku është ulur pranë Domenikës dhe ulet në një vend tjetër. Pas gjithë kësaj banorët vendosin të luajnë, por Seldi dhe Domenika nuk flasin akoma.
Thashetheme për Tatianën
15/04/10 01:13

Banorët janë ulur të gjithë në tavolinën e ngrënies dhe shkëmbejnë biseda e batuta duke shijuar darkën e gatuar nga Domenika dhe Mandi. Ndër të tjera ata flasin për BB1 dhe BB2 dhe çmimin e madh në këtë rality show. Tatiana pyet banorët për çmimin e madh dhe më pas si mund të kovertohet çmimi i 100 milion lekëve në monedhën europiane. Teksa ajo pyet ndërhyn Seldi i cili i thotë: “po bën llogaritë për të blerë shtëpinë ti” dhe Tatiana i përgjigjet: “patjetër”. Ata bëjnë llogaritë duke thënë se si do të jetë çmimi për ata që kanë hyrë më me vonesë. Seldi i thotë Tatianës se meqënëse ajo ka hyrë me vonesë në BB edhe nëse e fiton çmimin e madh, ajo nuk ka mundësi që të blejë një shtëpi në Shqipëri sepse çmimi i një banese është shumë i lartë. Ai drejtohet Tatianës duke i thënë me ironi se ajo duhet që të punojë akoma që të blejë një shtëpi. Tatiana e nervozuar nga fjalët e Seldit i thotë: “mos ki merak se jam mësu tu punu në jetë dhe do punojë akoma”.
Pas diskutimit për çmimet e larta të shtëpive, Seldi dhe Mandi dalin jashtë të pinë cigare. Seldi fillon të flasë për Tatianën dhe i thotë Mandit se Tatiana pretendon që të fitojë çmimin e madh të BB3. Mandi i thotë se nuk ka asgjë të keqe që të bëjë llogaritë e saj pasi çdonjëri prej tyre i ka bërë llogaritë e veta kur vendosi të hynte në këtë lojë. Seldi i thotë se llogaritë Tatiana duhet t’i kishte bërë që jashtë dhe jo tani që është brenda shtëpisë, ndërsa Mandi ia kthen se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Duke parë se Mandi nuk flet kundër Tatianës, Seldi i thotë se e hapi kot për muhabet. Aty ndodhet dhe Kika, por ai nuk mban qëndim fare dhe nuk merr pjesë në diskutimet e Mandit dhe Seldit.
Për Oltën dhe Bertinën

Jetmiri dhe Erioni janë në banjë dhe teksa Erioni lan rroba, Jetmiri e mban me muhabet. Ata flasin për lojën e futballit që patën si provë javore duke u përballur me djemtë e BB1. Jetmiri hap bisedën e provës së vajzave. Ai i thotë Erionit se kur diskutonin jashtë për futbollin që mund të luajnë vajzat, ai dhe Kika kishin thënë se nëse kjo ndodh vajzat e BB3 do të kishin fituar nëse do të luante futboll Bertina. Në momentin që ata kishin përmendur Bertinën si një lojtare e mirë futbolli, kishte ndërhyrë Mandi dhe Seldi të cilët kishin thënë se do të ishte Olta ajo që do të luante më mirë futboll se të gjitha vajzat që kanë marrë pjesë në BB3. Jetmiri i thotë Erionit se Olta nuk luajti futboll, ndërsa Bertina luajti me djemtë dhe arriti të bënte edhe gol me një top prej leckash. Të njëjtën gjë thotë edhe Erioni duke përforcuar faktin se Berina luante shumë mirë futboll, ndërsa Olta sipas tij nuk ka lidhje fare me futbollin. Jetmiri thotë se Mandi dhe Seldi e përmendën Oltën vetëm nga fakti se me Bertinën nuk kishin mardhënie të mira, pasi kjo e fundit kishte debatuar disa herë me ta dhe bënte pjesë në grupin kundërshtar, pavarësisht se Mandi kishte luajtur futboll me Bertinën. Pas një bisede të gjatë për provën e javës ata shkojnë në kuzhinë ku darka është në përfundim e sipër.
Këngë për Domenikën
Ndërsa banorët komentojnë provën e javës, Domenika dhe Mandi merren me gatimin e darkës. Seldi dhe Klodi ulen në piano. Klodi i kërkon Seldit që të luajnë në piano një muzikë për të dhe Seldi fillon t’i bierë pianos. Pas disa minutash Klodi i kërkon që t’ë këndojë një këngë dhe Seldi fillon të këndojë disa këngë, por Klodit nuk i pëlqejnë. Kështu ai i thotë Seldit që të këndojnë të dy një këngë për Domenikën. Seldi merr tekstin e një kënge shumë të njohur italiane dhe fillon të këndojë bashkë me Klodin. Këngës së tyre i bashkohet edhe Mandi dhe pas tij edhe banorë të tjerë. E ndërsa ata këndojnë me zë të lartë, Domenika qëndron krejt indiferente duke vazhduar të gatuajë, pa i kushtuar fare rëndësi kënkës së tyre.

top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek